Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

A ke ndonjë objektiv në jetë ?

Dy punonjës të një kompanie ndërtimi, u dërguan nga eprorët për të riparuar tarracën e një ndërtese shumëkatëshe. Të dy, mbërritën tek ndërtesa dhe menjëherë iu drejtuan ashensorit. Por, tek dera e ashensorit vunë re një njoftim, sipas të cilit ashensori kishte pësuar defekt. Pasi e pleqëruan se si duhej të vepronin, ata vendosën të ngjiteshin shkallëve në këmbë, kjo, edhe pse ndërtesa ishte dyzet katëshe. Ata do i ngjisnin shkallët e dyzet kateve, duke mbajtur në krahë mjetet e punës që u nevojiteshin. Pas një lodhjeje të papërshkrueshme, djersëve që u kullonin dhe disa pushimeve, të dy ia arritën qëllimit, u ngjitën në tarracë. Me të dalë jashtë, njëri i tha shokut:”Kam dy lajme për të thënë, njëri është i gëzueshëm dhe tjetri aspak i tillë. Cilin do të dëgjosh në fillim?” Shoku iu përgjigj:”Le t’ia fillojmë mbarë me atë të gëzueshmin!” Ai i tha:”Lajmi i gëzueshëm është se më në fund, ndodhemi mbi tarracën e ndërtesës.”
Shoku, pasi lëshoi një psherëtimë, shtoi:”Fantastike! Ia arritëm! Tani më thuaj lajmin e trishtueshëm!”
Tjetri tha:”Nuk jemi mbi godinën për të cilën kemi ardhur!”
Morali:
Sa prej nesh e kanë përcaktuar qartë objektivin e tyre në jetë? Çfarë ndodh, nëse derdhim mund e djersë dhe nuk jemi në rrugën e duhur të realizimit të objektivit, ose punojmë për objektivin e dikujt tjetër? A i kemi aftësitë dhe elasticitetin e duhur, për të ndryshuar linjën e objektivave të gabuar dhe në një kohë rekord?