Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Bujku dhe hajduti

Tregohet se një bujk, u ngrit në mëngjes dhe kur vajti të marrë sëpatën e tij, nuk e gjeti në vendin e saj. Menjëherë, i vajti mendja tek djali i fqinjit të tij.
Filloi ta kontrollojë djalin e fqinjit kudo që shkonte. Ai u fokusua edhe në mënyrën e ecjes, gjestikulacionet dhe mimikën e fytyrës. Të gjitha i ngjanin atyre të një hajduti. Kur e dëgjonte të flasë, i dukej se po të dëgjon një hajdut.
Gjithçka tregonte se ai ishte hajduti i sëpatës. E kush tjetër do e bënte një akt të tillë?
Një ditë, bujku vajti tek toka e tij, ku mbi degët e një peme, sytë i zunë sëpatën e tij. Atëherë iu kujtua se e kishte vënë vetë sëpatën mbi degë. U kthye në shtëpi dhe rrugës i doli para djali i fqinjit. Tashmë, asnjë nga gjestet, ecja dhe mimika e fytyrës, nuk i ngjanin atij të një hajduti.
Në momente të caktuara, emocionet, dyshimet dhe hamendjet kontrollojnë çdo lëvizje tonën, duke u sjellë negativisht me njerëzit që na rrethojnë.