Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Djali qe donte te bente Zina(imoralitet)

Një ditë Pejgamberit a.s i erdhi një djalë i ri në pranin e tij.Djali ishte shumë i mërzitur.Djali i thotë Pejgamberit a.s:Më jep leje të bëj zina(imoralitet). Tashmë nuk duroj dot. Ata që ishin të pranishëm u nevrikosën shumë nga fjalët që po fliste djali i ri dhe erdhën drejtë tij. Disa filluan ta qortojnë e disa i er...dhën afër për ti mbylur gojën. Kishte dhe nga ata që donin ti gjuanin. Por shembulli i mëshirës Profeti Muhamed a.s jo vetëm që nuk lejoi asnjërin të bënte atë që donte por e dëgjoi djaloshin me vëmendje. Pastaj e thirri pranë tij e uli afër gjunjëve të vet dhe e pyeti: A do dëshiroje që një gjë të tillë ta bënin me nenën ose motrën tënde? Djaloshi:Sigurisht që nuk do doja.Profeti a.s ia ktheu:Atehere dije mire se edhe ajo eshte Nene ose moter e dikujt !


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free