Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Dobia e pastertise

Perendimoret nuk arriten ta kuptojne per nje kohe te gjate faktin qe Islami i jep shume rendesi pastertise.Ne Spanje u denuan rende muslimanet te cilet merrnin abdes ose gusul.Me zbulimin e mikrobeve,ata kuptuan rendesine e pastertise dhe u treguan me te kujdeshshem.Megjithate ne nuk arritem ti tregonim botes rendesine e kesaj pastertie.Profeti Muhamed a.s na urdheron qe te presim thonjte,floket ti mbajme paster dhe te kujdesemi per pastertine e jashtme.Kur profeti a.s iu drejtua Ebu Derda-se(njerit prej sahabeve),i tha keshtu:''Kujdesu per pastertine,behu i paster ne menyre qe te jetosh me gjate.''Ne fene Islame,5 namazet ditore falen te gjitha me abdes.Megjithkete,pejgamberi a.s i keshillonte gjithnje bashkekohesit e tij per tu pastruar pas kryerjes se nevojave personale si dhe per larjen e duarve para dhe pas buke.Sipas disa kerkimeve shkencore te bera ne Japoni,Evrope dhe Amerike,eshte vertetuar se njerezit qe nuk lajne duart mund te preken nga semundje vdekjeprurese.Ne librin e tij''Rreziqe e te ushqyerit'',Dr.Frederik Saldman thote:''Duart e pista jane shkak i vdekjes se njerezve nga mikrobi prion''.Ai theksoi mospastrimin e disa njerezve pas kryerjes se nevojave personale,moslarjen e duarve para dhe pas buke.Gjithashtu Dr.Frederik Saldman thekson faktin se vetem prekja e dyerve te banjos mund te jete e rrezikshme dhe mund te sjelle semundje teper serioze.Per te provuar rendesine e pastertise,ai beri nje eksperiment shkencor ne nje shkolle fillore ne Amerike.Nga 300 nxenes qe ndodheshin ne shkolle,150 prej tyre u detyruan te lajne duart 4 here,para mesimit dhe pas tij,si dhe para dhe pas ngrenies.Ndersa 150  nxenesit e tjere u lane te lire.Si rezultat i ketij eksperimenti,u vu re nje ulje prej 51% ne semundjet e organeve tretese,dhe 24% ne semundjet e frymemarrjes.Ne ditet e sotme po perhapet shume ushqimi ne kembe dhe i shpejte.Per kete arsye,dalengadale po humbet edhe mendimi i larjes se duarve para buke,Cdo dite arrijme te kuptojme bukurine e fese sone,Islamit.