Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Gjynahet,shkaterrimi i popujve

Vellezer:Zoti yne thote ne Kuranin famelarte:Eshte perhapur fesadi,eshte perhapur shkaterrimi ne toke e ne det,per gjynahet qe kane bere njerezit.Si pasoj e gjynaheve qe kane bere njerezit,qe Zoti ti beje ata te shijojne nje pjese te gjynaheve te tyre,jo te gjitha gJynahet e tyre,me shprese se Ata do te kthehen.Cfare e nxorri Ademin a.s dhe havane prej xhenetit.I beri ata te dy e ne bashke me ta , te jetojme ne veshtiresite e kesaj dynjaje.Cfare e beri Iblisin te dale nga mbreteria e qiejve ,e beri te mallkuar,te lig,deri ne diten e kijametit.Kush e mbyti popullin e Nuhut,dhe e coi ujin deri ne malet me te larta,kush e solli eren e Adit,atij populli gjigand.E po ti shihje trupat e tyre,do te thoshe qe jane trungje palmash te shkulura prej dheut.Kush e ngriti vendbanimin e Lutit ,e ngriti ne qiell,dhe e perplasi perseri ne toke dhe e la si shenje deri ne diten e Kijametit .Kush e mbyti faraonin perpara gjithe ushtrise se tij ,trupin ia mbyti,ndersa shpirtin ia coji ne mes te zjarrit te xhehenemit.Kush e shkuli Karunin,pasanikun,mendjemadhin,bashke me shtepi e katandi perpara gjithe njerezve te tjere.Kush e rrenoi Andaluzine,ne te cilen muslimanet qendruan per 800 vite me radhe.Kush e beri te dorezohej Kostandinopojen,kryeqyteti me i forte i botes.Cfare i shkaterron sistemet,superfuqite e kesaj dynjaje ,njera mbas tjetres.E nese une do te vazhdoja me pyetje te shumta .Te gjitha do te kishin vetem nje pergjigje:GJYNAHET,MEKATET ,TE KEQIJAT E NJEREZVE .Ata i bene te gjitha keto.Gjynahet vellezer jane ,jane si puna e gjembit,kur hyn ne trup e ne zemer kane per ta dhene ndikimin e tyre,qofte edhe pas njefare kohe.Gjynahet vellezer kane tersllik shume te madh,kane pasoja shume te keqija.Gjynahet pakesojne rriskun,gjynahet e ngrejne bereqetin prej toke,gjynahet te shtojne tahman.Gjynahet ta erresojne fytyren,ta nxijne zemren,ta trashin shtresen e zemres ,goditet dhe shkundet robi dhe prape nuk i kthehet Zotit.Gjynahet e dobesojne vullnetin e njeriut,e sheh trup madh,te fuqishem,por eshte dembel,nuk ben asnje pune,te gjitha i ka prej gjynaheve.Ghynahet e degjenerojne njeriun,e shkaterrojne ate.Gjynahet e bejne njeriun te meritoje zemerimin e Zotit,edhe pse ai eshte bujar i gjithe bujareve,meshirues i gjithe meshiruesve,por kur zemerohet,nuk ka gje qe e kthen mbrapsht zemerimin e Allahut.Gjynahet te largojne te mirat qe ka zbritur Zoti,gjynahet sjellin fatkeqsi .Diku termet qe shkakton gjithcka,diku epidemi,diku permbytje,diku thatesire,ne te 4 anet e botes vershojne fatkeqsi,e ne pyesim e dime apo nuk e dime ,te gjitha vijne prej gjynaheve.Gjynahet i prishin te mbjellat,gjynahet ndosin ujin,gjynahet ndosin ajrin,e ne pastaj ne vend qe ti kthejme gishtin kokes e zemres tone,themi kapricot e motit.Kohet e fundit moti ka bere shume kaprico,e harrojme se moti eshte Zoti.Zoti thote mos e shani kohen,une jam koha.E ne shajme kohen,mendojme se ajo i ka fajet,ajo ben kaprico,e harrojme se ne njerezit,jemi me kapricozet.Disa prej tyre shkojne edhe me lart,thone,kapricot e Zotit.Zoti ben kaprico me njerezit e tij ?! A ka urdheruar Zoti per bombe berthamore,a ka urdheruar Zoti per ngrohje globale,a ka urdheruar Zoti per materializem,per shkaterrim te gjithckaje ? Zoti nuk urdheron asnjehere per keq,ai urdheron vetem per mire.Jane kapricot e shejtanit,edhe te atyre qe i shkojne pas shejtanit,ata e kane sjelle boten ne kete nivel.Vellezer,gjynahu eshte njerezor,eshte e pamundur te mendosh qe nje njeri i kesaj toke mos te beje gjynahe.Pejgamberi Muhamed a.s ka thene:Cdo njeri eshte gabimtar ,pa perjashtim.Perderisa eshte njeri,eshte gabimtar.Por gabimtaret me te mire,jane ata qe pendohen,jane ata qe kthehen tek Zoti.Dhe tha:Nese ju o njerez,nuk jua merr mendja se nuk beni gabime,ka per t'u larguar Zoti prej kesaj dynjaje.Ka per te sjelle njerez te tjere,qe natyrshem do te bejne gabime.Por kerkojne falje.Vertet gabimi eshte njerezor,por sot nuk ka toube,sot nuk ka pendim,sot nuk e ndien askush se po ben gjynah,prandaj na ka cuar gjynahu aty ku sot ne jemi.Po sikur te na denonte Zoti me cdo gjynah qe ne bejme,Zoti eshte i meshirshem,eshte fales i madh.Zoti thote:Cdo lloj fatkeqesie qe ju bie juve ne toke,eshte nje pjese e denimit tuaj,dhe Zoti fal shume gjynahe te tjera,se po ti sillte denimet per te gjitha gjynahet,s’do ngelej krijese mbi shpinen e kesaj toke.Jane pleqte e vjeter qe bejne ruku e sexhde,jane femijet qe akoma pijne qumesht,jane kafshet e pafajshme,jane keta qe e ndalojne denimin e Zotit,perndryshe realisht,sdo qendronte krijese mbi shpinen e kesaj toke.TE GJITHE BEJME GJYNAHE,nganjehere bejme edhe gjynahe te medha,gjynahu eshte bere qe ne fillim mbi shpinen e kesaj toke,ka bere tu bere,dhe deri sa te kete njerez,deri ne diten e kijametit.Por rreziku nuk eshte tek gjynahu,rreziku bies nuk eshte tek mekatet e medha,rreziku eshte tek publikimi.Ta besh haptazi gjynahun e madh.Pa turp,ta heqesh mbulesen qe te ka dhene Zoti.Zoti ne diten e llogarise do marre ne llogari robin e tij e do ti thote:O robi im ,a te kujtohet filan dite,filan gjynah qe e bere ne filan vend,e robi ul koken .A te kujtohet filan mekat,ne filan dite ne filan vend:Prape robi ul koken,mbulohet me turp,i kujtohet.Dhe i thote:O Zot,a s’mi ke falur o Zot ? A s’mi mbulove o Zot.Zoti thote,une ti mbulova ne dunja,une po ti mbuloj sot perpara gjithe njerezve,sepse ti u mbulove edhe kur i bere gjynahet, askujt s’ia ke treguar se cfare gjynahesh ke bere.Prandaj tha Pejgamberi a.s :Kur dikush prej jush ben gjynahe,te mbulohet,mos dal te shese mend perpara te tjereve,se behet sebep per tu perhapur e keqja.Ndersa kur njerezit bejne gjynahe,i bejne ato haptazi,ne mes te rruges,pa pik turpi.Thote pejgamberi a.s:Ka per te sjelle Zoti semundje dhe fatkeqsi,epidemi,qe si kane degjuar ndonjehere as te paret e tyre,semundje nga me te ndryshemt,eshte denimi i atij qe e ben gjynahun ne mes te rruges.I sheh gjithe dunjaja dhe askujt nuk i vjen turp prej atyre qe bejne.Vellezer,pa egzagjerim,nuk dua te ftoj ne pesimizem,e as nuk dua ta zmadhoj ceshtjen.Por realisht sot ne dynja,ne shqiperi e ne mbare boten,behen gjynahe,behen jashtezakonisht gjynahe.Gjynahe zemre,gjynahe duarsh,gjymtyresh.Sikur gjynahet te kishin ere,vallahi askush nuk mund te jetonte mbi shpinen e kesaj toke.Sikur per c’do gjynah te dilte tym,do te mbulohej toka nga nje shtrese,e nuk do shihje me kurre gje brenda saj.Por ka dashte rrahmeti i Zotit,qe ato nuk kane ere.Dikur kane qene ne dere:Filan person qe eshte brenda kesaj shtepie,mbreme ka bere gjynah.E kur dilte te nesermen ne mengjes,a paske bere gjynah mbreme ? Por meshira e Zotit nuk e ben dicka te tille,por Zoti na ruajt nga ndonje denim se kaq.Ka gjynahe zemre,jane me te rrezikshmet,nuk i di kush,i di vetem ti dhe Zoti i gjithesise.Mendjemadheia eshte gjynah zemre,qejfet,pasionet qe robi 70 vjec nuk njeh kufi,eshte gjynahu i zemres,jane epshet qe nuk kane te sosur,smira eshte gjynahu i zemres,hipokrizia gjithashtu,jane pikerisht gjynahet qe beri shejtani.Ai ishte mendjemadh,prandaj nuk iu bind Allahut.Por jo vetem ne zemer,sot gjynahet behen haptazi,sot vrasja e robit eshte gjeja me e thjeshte,imoraliteti eshte ne mase,ai eshte ne televizor,ai eshte ne internet,ai fatkeqsisht ka hyre brenda shtepive tona.Ai behet haptazi,ai u mesohet femijeve,ai mesohet neper shkolla,atehere cfare duam me shume se kaq.Na ka rrethuar nga te 4 anet.Droga,eshte me tonelata ne te 4 anet e botes,shkaterron robi veten e vet,e sjelle denimin mbi veten e tij.Alkooli ,shhini gjithe lokalet cfare bejne .Ai qe do te hap lokal dhe do te fus alkool,do ti beje 1000 here llogarite ,se s’kane per ti ardhur klientet.Sepse alkooli eshte perhapur nga te 4 anet e s’ka kush qe e frenon.Por ama eshte prej gjynaheve te medha,prej atyre qe te sjellin denimin e Allahut.Sot paturpesia,nuk eshte me paturpesi.Sot eshte shkathtesi,je i shkathet,je i Zoti po bere paturpesi.E kane futur ne televizor,e kane futur ne shaka paturpesine.Sot ka tradheti,ka tradheti bashkeshortore.Nese dikur ishte turp te pakten te tradhetosh familjen tende,sot eshte bere pjese e aftesise,eshte pjese e zgjuarsise.Sot kamata ka pushtuar cdo pellembe te tokes,e kamata duam apo nuk duam ne,eshte nga gjynahet e medha.Nga ato gjynahe qe sjellin lufte me ALLAHUN.Sot keqtrajtimi i prinderve nuk eshte me gje e keqe,sot prinderit respektohen ,gjasme duke u cuar ne azil,sepse prindi thote,ndoshta me rrahin,ndoshta me lene ne mes te rruges,edhe ky nuk eshte me turp.Por qe eshte nga gjynahet me te medha tek Zoti i gjithesise.Sot divorci ka patur shifrat me te medha,dhe per cdo dite qe vjen,keni per te degjuar shifra edhe me te medha.Sot fatkqesiht vleresohet dhe nderohet i ligu,edhe pse te gjithe e dine se ai eshte i lig,e respektojne.Sot fatkeqesisht perbuzet dhe injorohet besimtari,ai qe ve koken ne sexhde,ai qe ka deshire te jete i ndershem,ai qe do te meritoje me djersen e ballit,te gjithe e tallin,eshte i paafte,eshte i pazoti,kane per ti vdekur femijet per buke.Te gjitha keto te marra se bashku,tregojne se gjynahet fatkeqsisht kane mbuluar shpinen e kesaj toke.Ajo qe po na ndodh ne,ne shqiperi e ne mbare boten,eshte vetem nje pjese e gjynaheve tona.Dhe Zoti eshte i meshirshem,eshte fales,shume prej gjynaheve nuk i denon.Se po ti denonte,ne nuk do te merrnim fryme.Vellezer,profeti Muhamed a.s perpara se te nderronte jete,i tha te gjithe shokeve te vet:Jane 5 gjera te rrezikshme,i lutem Zotit qe mos ti arrini ato,jane shume te keqija.Tha,kur te filloj te behet zinaja,imoraliteti publikisht,e te mos te kete turp njeriu,ka per ti denuar Zoti me semundje dhe fatkeqesi,qe dhe emrin nuk ua dine,si kane degjuar ndonjehere nga te paret e tyre.A eshte realitet apo jo,une dhe te gjithe ju,jemi deshmitare.Kur te pakesohet peshorja dhe kur nuk mbahet drejtesia,ka per te sjelle Zoti thatesira,ndoshta shi bie,por nuk ka bereqet dhe jeta do te behet shume e veshtire.Edhe pse punon robi nga mengjesi deri ne mbremje,nuk siguron kafshaten e femijeve e tij. Kur nuk jepet Zekati ,behet robi koprac,ka milionat ,por eshte koprac ne zemren e tij.Po mos te ishin kafshet,s’do te zbriste fare bereqet.Kur njerezit ta thyejne besen e Zotit,e ta thyejne besen e pejgamberit a.s ka per te sjelle Zoti nje armik qe ka per ti shkele me kembe ata dhe ka per t’ua marre edhe ate pak pasuri qe u ka ngelur.Kur ata nuk kane per te respektuar dhe zbatuar Kuranin,ka per te fut Zoti sherr mes tyre.Mes vellai vllait,shoku shokut,dhe s’kane per te dal asnjehere prej ketij konflikti.
Ketu mbaroi fjala e pjgamberit a.s
E lus Zoti e gjithesise,te me ruaje mua,gjithe besimtareve ,familjet tona nga zemerimi i tij,se me te vertete zemerimi i Allahut kur vjen,nuk ka gje qe e kthen mbrapsht.