Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Helmi gjendet ne mendjen tuaj

Para shumë vitesh jetonte një vajzë që quhej Lule.Lules i kishte ardhur koha të martohej,kështu që ajo të martohet me një djalë,i cili nuk ishte i pasur.Në anën tjetër, ishte një person , që kishte kuptuar rëndësinë e familjes.Lulja duhej të rinte në një shtëpi, ku po jetonte edhe nëna e djalit. Me kalimin e kohës, Lulja kupton se do ta ketë vështirë të jetojë me vjehrrën e saj. Të dyja posedonin karaktere të ndryshme, prandaj edhe shpesh po grindeshin nga mosmarveshjet.Grindjet filluan të bëhen aq të shpeshta, saqë filloi të dëgjoheshin edhe tek fqinjët. Pas një kohe, Lulja kishte kuptuar se kjo gjë më nuk mund të shkonte në këtë mënyrë.E dinte se kjo gjendje ishte e vështirë edhe për burrin e saj, që me doemos ngelte në mes të këtyre mosmarrëveshjeve dhe martesa i shëndrrohej në ferr, gjë që edhe e mërziste Lulen. Për ti gjetur zgjedhje problemit, Lulja shkoi të marrë këshilla nga një mik i babait të saj , i cili merrej me prodhimin e aromave dhe barnave të ndryshme.Miku i babait të saj kishte thënë që zgjidhja e vetme do të ishte të helmojë vjehrrën. Por, këtë gjë duhej ta bënte fshehtas dhe me kujdes. Nga helmi që ja kishte pregatitur miku i babait të sja, duhej cdo ditë plot tre muaj t`i hidhte nga një pikë në gjellat që do ti hante vjehrra. Prandaj, do t`i hidhte nga pak dhe Brenda këtyre tre muajve duhej që të qëndronte larg nga cdo lloj kati dyshues, si dhe nga cdo mosmarrëveshje dhe grindje. Brenda këtyre tre muajve duhej të bënte durim dhe të sillej sa më mire me vjehrrën e saj. Lulja pasi e merr helmin që e kishte përgatitur miku i babait të saj, me një gëzim të fshehtë kthehet në shtëpi dhe ashtu siç i kishte thënë miku i babait të saj,me përpikëri filloi që ta realizoj planin. Cdo ditë i gatuante vjehrrës nga gjellët më të shijshme, ku u hidhte nga një pike edhe nga helmi.Nga ana tjetër, sillej dhe shumë mire. Sjellja e saj kishte ndikuar edhe tek vjehrra, kështu që edhe ajo më kishte filluar ta ndryshojë sjelljen ndaj Lules dhe pas ca kohe kishte filluar që ta dojë sikur vajzën e saj. Lulja tani më pati filluar të ndjejë turp nga akti që është duke e bërë. Tani më kishte kuptuar që vjehrra e saj nuk ishte edhe aq e keqe sa që mendonte ajo, por përkundrazi ajo ishte një person shumë i mire. Mirpo , nga pikat e helmit që i kishte hedhur, vjehrra e saj pritej që të ndëronte jetë shumë shpejt. Ndërgjegja nuk e lente rehat Lulen, ndaj dhe përsëri morri rrugën për te miku i babait, por kësaj radhe dëshironte që t`i bëjë një ilaç, që ta pastronte helmin nga gjaku i vjehrrës.Lulja më nuk dëshironte që t`i vdes vjehrra.Miku i babait kur dëgjoi dëshirën e Lules, filloi që të qesh me zë të lartë.Por, Lulja me gjithë seriozitet mundohej që ta bind mikun e babait të saj, që ta përgatis ilacin. “Ah, Lule, Atë që ta dhashë ty sit ë ishte helm,është një ilac që ndikonte në forcimin e trupit.Helmi i vërtetë gjendej në në mendjet tuaja.Sa më mire që silleshe me vjehrrën, helmi ju largohej nga truri dhe zëvendësohej me dashuri”,i tha Lules miku i babait të saj.