Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Iblisi dhe ushtria e tij

Iblisi në mëngjes e tubon ushtrinë e tij, e shpërndan në fytyrën e tokës dhe u thotë: “Kush e humb një musliman do t’ia vendos këtë kurorë në kokë”. Pasi kthehen, njëri prej shejtanëve i thotë: “Nuk iu kam larguar filanit, derisa e kam ndarë prej gruas së tij”. Ai i thotë: “Ka mundësi të martohet përsëri”. Tjetri i thotë: “Nuk iu kam ndarë filanit, derisa është sjell ashpër ndaj prindërve”. Ai thotë: “Ndoshta kthehet e sillet butësisht me ta”. Tjetri thotë: “Nuk iu kam ndarë filanit, derisa ka bërë prostitucion”. I thotë: “Mirë ke vepruar”. Tjetri i thotë: “Nuk iu kam larguar filanit, derisa ka pirë alkool”. I thotë: “Mirë”. Tjetri i thotë: “Nuk iu kam ndarë filanit, derisa ka vrarë tjetrin”. I thotë: “Ashtu, ashtu; mirë, mirë”.