Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Inati në Islam

Ebu Hurejre –Allahu qoftë i kënaqur me të-, ka transmetuar se Profeti (salallahu alejhi ue selem), ka thënë: “Nuk është i forti në mundje, porse i fortë është ai i cili e përmban veten ndaj inatit.”

Ebu Hurejre –Allahu qoftë i kënaqur me të ka transmetuar se një burrë i tha Profetit (salallahu alejhi ue selem), më këshillo. Profeti i tha: “Mos u inatos. Ai e përsëriti këtë disa herë, dhe përsëri Profeti i tha: “Mos u inatos”. Buhariu, 6114.

Thënia e Profetit: Nuk është i forti në mundje; nuk është i fortë ai i cili fiton në mundje me të tjerët si shkak i forcës së tij.



Ai e përsëriti këtë disa herë. Ai përsëriti kërkesën disa herë duke kërkuar diçka e cila ishte më e dobishme dhe më gjithpërfshirëse, ndërsa Profeti i ktheu të njëjtën përgjigje.

Ahmedi dhe Ibnu Hibani kanë përmendur në versionet e tyre; se ai person tha: “Meditova rreth asaj që më tha dhe pash se inati e përmblidhte të gjithë të keqen”.

Hatabi –Allahu e mëshiroftë-, ka thënë: Shprehja: Mos u inatos, ka për qëllim: Largohu nga të gjitha shkaqet të cilat provokojnë inatin

Ibën Batal –Allahu e mëshiroftë-, ka thënë: Në këtë hadith ka shenjë se lufta ndaj vetes është më e vështirë se lufta ndaj tw tjerwve, sepse Profeti (salallahu alejhi ue selem), e konsideroi atë i cili e përmban veten ndaj inatit si njeriun më të fortë dhe mbase njeriu i cili e pyeti, vuante nga një cilësi e tillë. Profeti (salallahu alejhi ue selem), i jepte çdo kujt atë që ai kishte nevojë, ndaj dhe Profeti u mjaftua vetëm me këtë porosi; me largimin nga inati, sepse inati ka dëme të shumta. Ai i cili i njeh dëmet e inatit do ti kuptojë, dhe mirësitë e këtyre fjelëve të urta të Profetit (salallahu alejhi ue selem): “Mos u inatos.”

Profeti (salallahu alejhi ue selem), pasi konstatoi sëmundjen, përshkroi dhe ilaçin e saj. Imam Ahmedi dhe Ebu Daudi përcjellin se Profeti (salallahu alejhi ue selem), ka thënë: “Nëse ndonjëri prej jush inatoset, le të ulet dhe nëse ende nuk i ka zbritur inati le të shtrihet.”

Kush janë ndikimet e inatit tek njeriu? Përse Profeti (salallahu alejhi ue selem), ka përcaktuar një ilaç të tillë? Çfar ndikimi ka ulja dhe shtrirja ndaj inatit?

Për ti dhënë përgjigje këtyre tre pyetjeve, patjetër duhet që më parë të qëndrojmë për të parë gjëndrat e veshkave, të cilat janë mbi këto të fundit. Këto gjëndrra kanë funksion e ndarjes së hormoneve adrinalin dhe modrinalin.

Nëse ti ke çrregullime në rrahjet e zemrës, atëhere mos u nevrikos, sepse hormoni adrinalin ushtron ndikim mbi zemrën, kështu që zemra i shpeshton rrahjet dhe ndoshta sistemi i rrahjeve të zemrës mund të çrregullohet e të dali nga mënyra normale e saj, ndaj për këtë shkak sheh se si emocionet dhe inati, shkaktojnë çrregullim të rrahjeve të zemrës, prandaj ndodh shpesh që të shohim njerëz të cilët kanw dridhje të zemras kur emocionohen apo inatosen.

Nëse vuan nga tensioni i lartë në gjak mos u inatos; sepse inati e ngre masën e këtyre hormoneve në gjak, kështu që rritet tensioni në gjak. Profeti (salallahu alejhi ue selem), përsërit tre herë: “Mos u inatos”. Ndaj dhe mjekët i këshillojnë ata të cilët vuajnë nga tensioni i lartë në gjak që të evitojnë emocionet dhe inatin.

Nëse vuan nga sëmundje në arteriet e zemrës mos u inatos, sepse një gjë e tilë shton tkurrjen e zemrës dhe rrahjet e saj, dhe gjë gjendje e tillë mund të shkaktojë dhe kriza në zemër.

Nëse vuan nga diabeti, atëhere mos u inatos, sepse hormoni adrinalin shton sheqerin në gjak, dhe është vërtetuar shkencërisht se këto hormone, pakëso nëse shtrihesh; ashtu sikur ka thënë Profeti (salallahu alejhi ue selem): “Nëse ndonjëri prej jush inatoset, le të ulet dhe nëse ende nuk i ka zbritur inati le të shtrihet.”