Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Jetgjatesia e umetit musliman

Buhariu në sahihun e tij përmend një hadith prej abdullah ibn Umerit të cilin e ka dëgjuar nga pejgamberi a.s duke thënë: “Ekzistimi juaj më popujt para jush është sikur koha prej ikindisë e deri në perëndim të diellit.Ithtarëve të Teuratit i është dhënë Teurati kështu që kanë punuar deri në mes të ditës dhe janë rraskapitur.Shpërblimi i tyre do të jetë një kirat.Pastaj ithatrëve të inxhillit u është dhënë Inxhilli dhe kanë punuar deri në ikindi.Janë rraskapitur dhe shpërblimi për ta do të jetë një kirat.Neve na është dhënë Kurani dhe do të punojmë deri në perëndim të diellit e shpërblimi ynë do të jetë dy kirat.Ithtarët e librit do të thonë: “Zoti ynë, këtyre u dhe dy kirat ndërsa neve nga një, e ne kemi punuar më shumë!. Allahu do tu përgjigjet: A ju kam bërë padrejtësi duke u zvogëluar shpërblimin?.”Jo”- thanë.Allahu i tha: “Ky është shpërblimi im, unë ia jap kujt të dua.”(Buhariu) E njëjta gjë pak a shumë përmendet në biblë

Buhariu në Sahihun e tij përmend dhe një hadith nga ebi Musa r.a në të cilin Muhamedi a.s thotë: “shembulli i muslimanëve, i hebrejve dhe i krishterëve është sikur shembulli i një njeriu i cili ka huazuar njerzit për të punuar te ai tërë ditën.Ata që kanë punuar gjysmën e ditës thanë:.Ne nuk e duam shpërblimin tënd.Pastaj ka marrë njerëz të tjerë dhe u ka thënë: Vazhdoni të punoni deri në fund të ditës dhe do tu jap shpërblimin të cilin ua pata premtuar të parëve.Kanë punuar deri në ikindi dhe kanë thënë: “Të dhurojmë punën tonë ty”Pastaj ka marrë të tjerë të cilët kanë punuar deri në fund të ditës dhe kanë marrë shpërblimin e të dy popujve.(Buhariu)

I dërguari a.s na lajmëron në këto hadithe duke përdorur shembuj pitoresk, për periudhën e ekzistimit të muslimanëve në këtë botë në raport me popujt e përparshëm, hebrejtë dhe të krishterët.Periudha kohore e veprimit të muslimanëve është prej ikinidisë deri në perëndim të diellit.Periudha e hebrejve është prej mëngjesit e deri në namazin e drekës, pra gjysëm dite.Periudha e të krishtërëve është prej drekës deri në namazin e ikindisë.Kjo do të thotë se periudha e hebrejve është sikurse periudha e muslimanëve dhe e krishterëve bashkarisht, sepse hebrejtë kanë punuar gjysëm ditë ndërsa muslimanët dhe të krishterët kanë punuar gjysmën tjetër së bashku.Gjithashtu hadithi na tregon për mirësinë e Allahut që i ka dhënë ymeti të profetit Muhamed a.s.Me shpërblimin që na është dhënë nuk do të zvogëlohet shpërblimi i popujve të mëparshëm, e as që do tu bëhet dhunë.Me të vërtetë Allahu është i lartësuar nga padrejtësia dhe mangësia.
Atyre do tu jepet shpërblimi i tyre pa kurrfarë zvogëlimi, pra një kirat.Kirati është pronë në xhenet.Ai i cili fiton shpërblimin më të vogël ne xhenet është sikurse ai që ka 10 herë sa kjo botë.Pra kirati është një shpërblim i madh e cila do ta kënaqë atë që e meriton.Zemërimi i ithtarëve të librit nuk është për shkak të jo falenderimit në të drejtën e tyre dhe në cungimin e shpërblimit, por për shkak të xhelozisë ndaj ymetit musliman.Ata thonë:”Zoti ynë pse i ke nderuar këto mbi ne dhe ua ke shumfishuar shpërblimin dhe u ke dhënë shumë të mira ndërsa ne kemi punuar më shumë se ata? Fjalia “ Ne kemi punuar më shumë” mund të ketë dy kuptime:
1)Më gjatë në kohë kemi qenë në këtë botë, e kjo do të thotë se kemi punuar më shumë
2)Kemi pasur më shumë obligime për punë dhe adhurim.
Në bazë të kuptimit të parë, ata të cilët kanë thënë këto fjalë janë hebrejtë e kohës së Musait deri në kohën e Isait.Pohimi për këtë është hadithi i buhariut në kapitullin e teuhidit, ku thuhet “Dhe do të thonë ithtarët e Teuratit.. “ që pohon vërtetueshmërinë e thënies së tyre se kanë punuar më gjatë.Ndërsa fjalët e Nesarave që janë në kohën e Isait deri në kohën e profetit Muhamed a.s “ më shumë kemi punuar” janë gjithashtu të vërteta nëse i kuptojmë në bazë të kuptimit të dytë sepse ata kanë besuar dhe Musanë dhe Isain a.s .
Pasi që ithtarët e librit janë hidhëruar dhe kanë thënë atë të cilën e kanë thënë, Allahu i madhërishëm shpalli se atyre nuk u është bërë padrejtësi.Kanë fituar shpërblim të plotë dhe jo tëcunguar. Allahu i madhëruar i ka nderuar ymetin e Muhamedin a.s me një shpërblim të vecantë sepse Allahu ia jep shpërblimin atij që do ndërsa Allahu në ditën e gjykimit nuk do të pyetet për veprat e Tij, por ata do të pyeten.
A janë këta të ngjashëm me ata të cilët thanë për vicin”
“Ky është zoti juaj dhe zoti i Musait!” me ato që thojnë “Vetëm Allahu është Zot”
a janë të ngjashëm ata të cilët thonë: “Uzejri është djali i Zotit” dhe ata të cilët thonë: “Isai është djalë i Zotit” me ata që thojnë “Thuaj Ai Alahu është Një!Allahu është Ai që cdo krijesë i drejtohet për cdo nevojë.As ka lindur kë as nuk është i lindur, dhe me atë askush nuk është i barabartë”.
A janë të ngjashëm hebrejtë me atë që thanë “ Allahu është i varfër e ne jemi të pasur” apo nesarat atë që thanë “ A mundet Zoti yt të zbresë një tryezë prej qielli” ,me muslimanët që thonë “Ti je i pavarur ndërsa ne jemi të varur nga Ti”.
A janë të ngjashëm ato që thanë “Dëgjuam dhe refuzuam” me ato që thonë “Dëgjuam dhe respektuam”.
A janë të ngjashëm ata të cilët thanë “Shko ti dhe Zoti yt dhe luftoni ndërsa ne do rrimë këtu” apo ato që e lanë Isain në dorën e romakëve, me atë të cilët thonë “ Do të luftojmë bashkë me ty deri në fund”

A janë të ngjashëm ?

Falenderimi i Takon Zotit të botrave.


-------------------
Ibn haxheri duke sqaruar hadithet të cilat flasin për jetëgjatësinë e popujve, thotë: “ Në bazë të hadithit të përmendur , dalim në konkluzionin se ekzistimi i këtij ymeti i kalon 1000 vjet sepse periudha e hebrejve përfshinë periudhën e muslimanëve dhe të krishterëve së bashku.Dijetarët e hadithit janë të pajtimit se periudha prej hebrejve e deri në dërgimin e Muhamedit a.s është 2000 e disa vjet, dhe prej tyre 600 vjet i përkasin pasuesve të Isait a,s .Gjithashtu thotë: “Hadithi tregon kohën e shkurtër e cila i ka mbetur kësaj bote.Për të shpjeguar më thellë fjalën e Ibn Haxherit theksojmë:
Periudha e jetëgjatësisë së hebrejve është e barabartë me periudhën e muslimanëve dhe pasuesve të Isait së bashku.
Jetëgjatësia e pasuesve të Isait dhe jo e krishterëve të sotëm është 600 vjet, për të cilin flet hadithi të cilin e përmend Buhariu, në të cilin thuhet: Periudha në mes të Isait dhe Muhamedit a.s është 600 vjet”.Në bazë të kësaj që e thamë, mund të themi se jetëgjatësia e muslimanëve është e barabartë me jetëgjatësinë e hebrejve minus jetëgjatësinë e pasuesve të Isait.Kemi thënë se jetëgjatësia e hebrejve është 2000 e disa vjet dhe nëse prej tyre heqim 600 vitet e pasuesve të Isait i bie që jetëgjatësia e ymetit të Muhamedit a.s të shkoi mbi 1400 e disa vjet.

Pra jetëgjatësia e muslimanëve është 1400 e disa vjet.
Sa janë këto “ disa vjet”?
Imam Sujuti në mesazhin e tij El-Keshf, lidhur me paraqitjen e Mehdiut thotë: “Transmetimet tregojnë se periudha e muslimanëve kalon 1000 vjet, ndërsa ai kalim nuk është më shumë se 500 vjet.”
Prej këtij kalimi kanë shkuar 30 vjet.Ne tani gjendemi në vitin 1417 të hixhrit sipas kalendarit islam ndërkohë që Umeti i Muhamedit a.s e ka kohen e fillimit të tij 13 vjet para vitit të parë të hixhrit sepse kjo është periudha nga fillimi i shpalljes deri në emrigrimin e muslimanëve në Medinë.Kjo do të thotë se mosha e ymetit të Muhamedit a.s është 1430 vjet.Pra ne jetojmë në fund të jetëgjatësisë sonë.Kjo është periudha e sprovave të mëdha dhe periudhë e betejave të fundit të cilat i paraprijnë paraqitjeve të shenjave të Kijametit.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free