Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Kafe me kripë

Ishin takuar rastesisht ne nje feste...Ajo ishte e perkryer.Ato dite kishte aq shume djem qe i vardiseshin asaj.Pas mbremjes ai e kishte ftuar vajzen per te pire bashke nje kafe.Vajza ishte cuditur pakez per ftesen e papritur te djaloshit,qe as nuk i kishte rene ne sy gjate mbremjes.

Ishin takuar rastesisht ne nje feste...
Pas mbremjes ai e kishte ftuar vajzen per te pire bashke nje kafe.
Menjehere u ulen ne kafenene e thjeshte perbri.
Djaloshi ishte aq i emocionuar dhe nga te rrahurat e zemres nuk nxirrte dot asnje fjale.Kjo gjendje dukej se i largoi kenaqesine dhe vajzes.
Ndersa ajo po behej gati te thoshte:"Gjithsesi,une tani po iki",djaloshi kishte thirrur kamerierin.'Te lutem ,me sill pak kripe.Me duhet per kafen.
Nga tavolinat perbri sy te habitur nisen te veshtrojne djaloshin.Kafe me kripe !
Dhe djaloshi u skuq i gjithe nga ndrojtja,hodhi kripen ne kafe dhe nisi ta pije.
Dhe vajza e merakosur iu drejtua:"Paskeni shije te çuditshme."Djaloshi u shpjegua:

"Ne femijeri kemi jetuar ne breg te detit.Perhere luaja ne det dhe ne breg te detit.Shija e ujit te kripur te detit,asnjehere nuk me eshte ndare nga goja.
Me kete shije jam rritur.Kete shije e dashuroj shume.Kjo eshte arsyeja se perse me pelqen qe kafen ta shijoj me kripe.Sa here qe ndiej ate shijen e kripes ne goje,kujtoj perhere femijerine,shtepine dhe familjen time te lumtur.
Nena dhe babai akoma jetojne ne ate shtepi ne breg te detit.
Aq shume ndjej mall per ta dhe per shtepine..."
Ndersa thoshte keto,syte e djaloshit ishin perlotur...Dhe vajza dukej e prekur shume nga ato qe sapo degjoi.Nga ajo qe kishte shpjeguar me sinqeritet djaloshi dukej se kishte shume mall per familjen,shtepine dhe ishte tip i gjindshem dhe i dashuronte shume familjen dhe jeten familjare.Dikush qe ka mall per shtepine,
per familjen sigurisht qe do ishte tip familjar...Nderkohe dhe vajza kishte nisur te tregonte rreth familjes se saj.Dhe ajo e kishte shtepine larg,ashtu si jeta dhe femijeria e djaloshit.Edhe ajo i tregoi per familjen.U be nje bisede e kendshme,e ngrohte dhe e embel.Dhe kjo bisede u be themel i nje lidhjeje te gjate dhe te mrekullueshme,tamam si ne enderr...Vazhduan te takoheshin dhe te pinin kafe dhe ashtu si ne cdo enderr te bukur,princi dhe princesha u martuan bashke.
Dhe jetuan nje jete te lumtur deri ne fund.Ne cdo kafe qe princesha pergatiste
per princin nuk harronte asnjehere te hidhte brenda nje luge te vogel kripe,
gjate gjithe jetes.E dinte se ai ashtu e pelqente kafen.

40 vjet me vone,djaloshi tashme i plakur largohet nga jeta.
Te dashures se jetes i kishte lene nje leter me mbishkrimin:
"Hape pas vdekjes sime."Thua se e ndiente se do largohej i pari nga kjo jete.
Dhe mes rreshtave shkruhej:"Dashuria ime,e embla ime.
Te pergjerohem,me fal.Me fal,sepse gjithe jeten tone e kam ndertuar mbi nje genjeshter.Nje here te vetme te kam genjyer ne jete.Kafja me kripe.
Besoj se e kujton diten e pare te takimit tone ?Isha aq i emocionuar dhe i bllokuar sa ne vend qe te thoja sheqer,kerkova kripe nga kamerieri.Ndersa ti dhe te tjeret rreth e rrotull me shikonit me habi,vazhdova me genjeshter.
Nuk me kishte shkuar ne mendje se kjo genjeshter do te ishte shkaku kryesor
i lidhjes sone.Kam menduar me dhjetera e qindra here te te tregoj te verteten.Mirepo c'do here kam hequr dore nga frika.
Tashme po vdes ndaj dhe s'kam asnje arsye te kem frike...

E verteta:Asnjehere s'me ka pelqyer kafeja me kripe !
Eshte nje shije e cuditshme dhe njekohesisht e shpifur.
Por,qe nga dita qe te kam njohur e kam pire ate kafen me shije te shpifur.
Dhe,ne te vertete,nuk ndiej aspak keqardhje. Te qenit bashke me ty gjate gjithe jetes ka qene kenaqesia me e madhe e imja dhe per kete lumturi i detyrohem kafes me kripe.Sikur te vija dhe nje here ne jete,te kem mundesi te rijetoj dhe nje here nga  fillimi cdo cast,do te kisha dashur serish te te njihja ty dhe te kaloja gjithe jeten me ty.Ehe sikur te isha i detyruar te pija gjate gjithe jetes kripe..."
Lotet e gruas,tashme te plakur,njomnin letren.
Nje dite nga te afermit e pyeti gruan e plakur:"Si eshte te pish nje kafe me kripe ?"
Gruas iu perloten syte...Dhe mjaftoi vetem duke thene:"Shume e embel..."