Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Masonët 4

Simbolet kryesore të masonerisë

IV.1  Syri Gjithëshikues

Simbolet më të njohura masone, pa të cilat asnjë lozhë nuk fillon ceremonitë dhe ritualet, si dhe lozha duhet të jetë e pajisur me këto shenja, po ashtu të gjithë masonët, duhet t`i njohin këto simbole si pjesë e ritualit të tyre, gjenden në Figurën 1, ku shohim të gjitha simbolet kryesore, duke filluar prej në maje, ku shihet syri i cili shikon gjithçka. Në vijim do të sjellim disa të dhëna në lidhje me kuptimin e këtij syri, se prej ku daton dhe çka simbolizon.

 

Syri i cili sheh gjithçka u bë vonë si simbol i masonerisë dhe është një nga simbolet kyçe të masonerisë, kurse daton që nga periudha e Egjiptit të lashtë. Ky sy, simbolizon shpesh syrin e zotit Egjiptian, Horus, si dhe ky sy ndonjëherë paraqitet brenda një trekëndëshi apo Piramide. Haset edhe në artin Krishterë tek të cilët simbolizon Syrin e zotit. Ky sy në origjinë i bashkëshoqërohej nga ana e alkimistëve, errësirës (ose asgjësë) aftësisë së atij që punon të arrijë të shoh në errësirë, për të perceptuar rregullin që fshihet prapa kaosit në dukje.93

 

Po ashtu ky sy haset edhe në kultura tjera. Legjenda Romake Horacije, ka mundur me një sy të mposht kundërshtarin, si dhe të ndalon hyrjen e armikut në qytet. Në legjendën Skandinave, zoti Odin e ka humbur njërin sy dhe pastaj është bërë magjistarë. Një sy simbolizonte për ta fuqitë magjike që gjenden në shikim.94 Kurse në Egjipt simbolizonte syrin e Horus-it. Ky ishte zoti egjiptian me kokë shqiponje, ishte biri i Oziris-it dhe Isis-ës; shpesh i paraqitur si me një sy, syri Horus, apo i paraqitur si disk diellor me flatra. Po ashtu ky sy simbolizon syrin e drejtësisë të cilit asgjë nuk i kalon pa parë, as në jetën shpirtërore, as në atë materiale. Ai kontrollon që çdoherë të kryhen ritualet dhe traditat. Lufta e Horus-it me vëllanë e tij, Set, i cili ia nxori syrin Horit, ilustron luftën e përhershme në mes dritës dhe errësirës, ku sytë duhet të jenë hapur dhe të kujdesshëm. Në Egjipt, Horus adhurohej si zot, faraon hyjnor, sundues që dëshiron sundimin e botës.95 Po ashtu, në Egjipt, ky sy përdorej nga popullata si talisman mbrojtës, faraonët i çonin në varret e tyre me talismanin e Syrit të Horusit, të vendosur brenda fashave që mbështillnin trupin e tyre të balsamosur. Në Budizëm dhe Hinduizëm, koncepti i syrit të tretë është shumë i pranishëm, andaj edhe çdoherë vizatojnë nga një pikë në ballë, ku në traditën Hindu, ky sy, paraqitet përmes Shiva-së, si “syri i dijes” dhe besohet se funksionon më shumë si një mësues shpirtëror i brendshëm, e cila na mëson nevojën për të nxënë. Ky sy që lëshon dritë, ka qenë i përdorur gjatë shumë shekujve si një figurë që simbolizon Zotin. Syri brenda trekëndëshit përfaqësonte në Mesjetë tek Krishterët Trininë e Shenjtë të besimit Krishterë. Tek masonët, ky sy njihet si syri i fatit i cili shikon poshtë kombin e ri të favorizuar. Tek masonët përdoret çdoherë syri i shoqëruar brenda reve. Ky sy, u bë pjesë përbërëse edhe e Vulës së Madhe të Sh.B.A.-ve, si dhe i vizatuar në monedhën një dollarësh qysh në vitin 1782 nga ana e artistit Pjer Euzhen d`Simitjer.96

 

Syri që sheh gjithçka, i paraqitur në kartëmonedhën prej një dollari, e paraqet me mjeshtëri karakterin e lig dhe të kudondodhur të Iluminati-ve, syri grotesk i Luciferit në majë të piramidës vëzhgon çdo amerikan sa herë që qytetari nxjerr nga kuleta dhe merr në dorë kartëmonedhën, por pak njerëz i kushtojnë rëndësi.97 Masonët janë futur në sistemin mistik hebre të Kaballës dhe kanë pranuar si simbol të vetin syrin gjithëshikues.98 Syri që sheh gjithçka nëpër lozhat masone simbolizon diellin, i cili është drita, kurse sjellësi i Dritës, ishte Luciferi, pra, këto janë fasada për mbulimin e adhurimit të Luciferit, ku syri simbolizon zotin mason.99 Në misteret antike ky sy simbolizonte shikimin i cili depërtonte përmes dimensioneve të kohës dhe vendit. Është simbol i shikimit të mprehtë. Në lozhat masone ky simbol prezanton syrin e zotit i cili din gjithçka, i cili nuk flenë asnjëherë.100

 

Edhe në Islam, e kemi të mirënjohur konceptin e një syri, ku në hadith na është cekur se do të vjen Dexhalli (Antikrishti), i cili do të jetë i verbër në njërin sy.101 Ndoshta, ky është zoti mason të cilin e presin me krenari me vite të tëra.

 

Illuminati dhe Masonët duan që këtë simbol ta paraqesin nëpër të gjitha logot e kompanive, industrive, partive dhe flamurëve, me qëllim që popullata ta pranoj si një simbol universal. Tash do të sjellim disa fotografi në të cilat vërehet qartë syri i Antikrishtit, apo syrit të Luciferit.Shkronja G, skuadra dhe kompasi

 

 

 

 

 

Edhe kjo shkronjë me kompasin mund të vërehen në qendër të Figurës 1, andaj edhe për këto simbole masone do shkruhet në vijim.

 

GDo të fillojmë së pari me shkronjën `G`.  Kjo shkronjë shpesh paraqitet në mes të kompasit dhe skuadrës, e cila është vula zyrtare dhe universale e shoqërisë së masonerisë.

 

Shkronja G është një nga simbolet e rëndësishme masone, mendohet se shkronja G është inicial i ndonjë fjale siç është Gloire (fr. famë), Grandeur (fr.fisnikëri), Gnosa (njohuri), apo Generation (fr. lindje). Kurse në masonerinë angleze, kjo shkronjë është shkronja e parë e fjalës God (ang.zot), është po ashtu shkronja e parë e fjalës Gjeometri, e cila është shkenca e Ndërtuesit të Madh të Universit, pasi prej në fillim, masonëve u mësohet se `masoneria dhe gjeometria janë sinonime të njëra tjetrës`;

 

Pra, të konsiderohet masoneria si një shoqëri e cila ruan dituritë e vjetra shkencore si dhe

 

se arkitektura dhe muratoria (mason d.m.th. murator) janë të formuara dhe përpiluara në bazë të shkencës së gjeometrisë.  Po ashtu, në greqishte, shkronja G simbolizon Gama-në.102 Kurse, okultisti Eliphas Levi, thotë se shkronja G shënon planetin Venera dhe se Venera është simbol i organit gjenital mashkullor, Kurse Venera është edhe një emër me të cilin njihet Luciferi (djalli)?! Po ashtu thotë se është simbol i Gnosis, e cila është fjali e shenjtë për Kaballën.103

 

Tash, do të vazhdojmë në lidhje me kompasin dhe skuadrën (katrorin), për të kuptuar se pse kjo u zgjodh si vula zyrtare e masonerisë.

 

Në masoneri, kompasi simbolizon lidhjet dhe vijën kufitare, kurse skuadra apo katrori simbolizon moralin dhe aktet morale.104

 

Skuadra dhe kompasi përfaqësojnë po ashtu edhe psikikën dhe shpirtin, kurse lozha në të cilat paraqitet kjo shenjë, simbolizon botën materiale dhe shpirtërore, simbolizojnë energjinë e shpirtit dhe zjarrin.105

 

Sipas një tregimi të cilin e rrëfejnë masonët, thuhet se Hiram Abif, figurë shumë e rëndësishme në mësimet masone, si dhe ndërtues dhe arkitekt kryesor i Tempullit të Solomonit, të cilin e vranë tre punëtorë, për t`ia marrë dituritë e fshehta që kishte për ndërtim, këta vrasës thuhet se e vranë arkitektin me vizore dhe skuadra.106

 

Këtë simbol, sipas analistit David Icke, masonët e kanë huazuar prej Kolegjit Romak të Arkitektëve, i cili ka datuar shumë më parë se themelimi i masonerisë.107

 

Emblema e skuadrës dhe kompasit, ngjan shumë me yllin e Davidit dhe përfaqëson tokësoren dhe hyjnoren që veprojnë së bashku.108

 

Kjo emblemë e masonerisë interpretohet edhe në mënyra dhe variante të ndryshme, por në masoneri, këto janë kuptimet që më shpesh i mbështeten dhe i referohen këtij simboli.