Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Mendo perpara se te veprosh

Në kohët e lashta, njëri prej mbretërve të asaj kohe një ditë kishte dal për të shëtit në tregun e vjetër, përderisa e shikonte zejtarin e popullit të tij i shkuan sytë në një dyqan të vjetër i cili nuk posedonte ndonjë gjë që i tërhiqte vizitorët, sepse dukej gati i zbrazur, kurse pranë tij qëndronte një plak i kërrusur, i ulur me qetësi në një shkamë të vjetër i zhytur në mendime... Mbretit nuk i la përshtypje ndonjë gjë në këtë dyqan pos disa pikturave të cilat i kishte mbuluar pluhuri, iu afrua mbreti plakut dhe e përshëndeti, edhe plaku ia ktheu përshëndetjen me fjalë të bukura, ai posedonte një qetësi të çuditshme, dhe një vetëbesim të mahnitshëm... E pyeti mbreti plakun e i tha: kam hyr në treg për ti blerë disa gjëra, po çfarë ke ti për të shitur? Plaku iu përgjigj me qetësi dhe vetëbesim: mirë se vini, ne posedojmë mallin më të mirë dhe më të shtrenjtë në treg... E tha këtë duke mos treguar ndonjë shenjë humori apo talljeje në fjalët e tij. Mbretit i shkoi buza në gaz nga përgjigjja e plakut dhe i tha: A je serioz në këtë që thua? Po, serioz me gjithë kuptimin e fjalës – iu përgjigj plaku – sepse malli im nuk përkufizohet me çmim të caktuar, kurse malli tjetër i këtij tregu secila gjë e ka çmimin e saj që nuk e tejkalon! U befasua mbreti nga kjo që dëgjoi dhe nga vetëbesimi i këtij plaku... Heshti për një çast dhe filloi ta shikoj dyqanin cepëm cep, pastaj tha: Mirëpo unë nuk po shoh në dyqanin tënd ndonjë gjë që ia vlen të blihet! Plaku tha: Unë shes urtësi... kam shit shumë prej tyre, dhe kanë përfituar prej tyre blerësit e tyre! Dhe nuk më kanë mbetur tjetër pos këtyre dy pikturave! Mbreti me kureshtje e pyeti: po a përfiton prej kësaj tregtie! Plaku buzëqeshi e tha: Po zotëriu im... përfitoj shumë prej tyre, sepse pikturat e mia janë shumë të shtrenjta! Iu afrua mbreti njërës pikturë e fshiu pluhurin mbi të, kur pa se në të shkruante: (Mendo para se të veprosh!) E meditoi gjatë mbreti këtë fjalë... pastaj u kthye kah plaku e i tha: Sa e shet këtë pikturë...?! Plaku iu përgjigj me qetësi: vetëm dhjetë mijë dinar!! Filloi mbreti të qesh me zë sa që i dolën lotët nga të qeshurit, mirëpo plaku ishte i qet sikur mos të fliste fare, dhe e shikonte pikturën e tij me krenari... Mbreti i tha: dhjet mijë dinar!! a je serioz? Plaku i tha: bile s’ka diskutim për këtë! U befasua mbreti nga këmbëngulja e plakut dhe nuk dinte çfarë të bënte pos të qeshte... Mendoi për një çast se ky plak nuk është tjetër pos një plak matuf të cilin e ka lënë mendja, dhe filloi të bëj pazarllëk në çmim, dhe i tregoi plakut se do të paguaj për këtë pikturë një mijë dinar... kurse plaku refuzoi, e rriti dy mijë pastaj tre pastaj katër derisa mbërriti në nëntë mijë dinar... mirëpo plaku vazhdonte të këmbëngulte në fjalën e tij... Buzëqeshi mbreti dhe vendosi të largohet, duke menduar se plaku do ta thërras kur të largohet ai, mirëpo plakut nuk i la përshtypje largimi i tij, dhe ngadalë u kthye te shkami i tij dhe u ul me qetësi... Përderisa mbreti shëtitej nëpër treg mendoi! Donte të merrte një vendimi të pa dinjitetshëm, mirëpo e kujtoi fjalën e urtë: (Mendo para se të veprosh!) Dhe u spraps nga vendimi i tij!! Kështu që filloi ta ndjej një qetësi shpirtërore! Filloi të mendoj dhe e kuptoi se përfitoi prej kësaj fjale të urtë, siç e kuptoi se shumë gjëra po ia shkatërrojnë jetën e tij duke vepruar pa menduar! Dhe me të shpejt u kthye në dyqanin e plakut dhe porsa arriti i tha plakut: Vendosa ta blej këtë pikturë me çmimin të cilin e caktove... Plakut nuk iu duk ndonjë shenj gëzimi për vendimin e mbretit, por me qetësi u ngrit nga shkami i tij, dhe e mori një copëz pëlhure, e fshiu pluhurin e mbetur në pikturë, ia dorëzoi mbretit, dhe e mori çmimin e plot të saj, para se të largohej mbreti i tha plaku: ta kam shit këtë pikturë me një kusht ! Mbreti i tha: me çfarë kushti? Tha: ta shkruash këtë fjalë në derën e pallatit tënd, dhe në shumë vende në oborrin mbretëror, e edhe në mjetet të cilat i shfrytëzon ndonjëherë kur ke nevojë! Mendoi për një çast mbreti dhe tha: pajtohem! Porsa arriti mbreti në pallat urdhëroi që të shkruhet kjo fjalë e urtë në shumë vende brenda pallatit siç urdhëroi të qëndiset kjo fjalë mbi rrobat e tij dhe në shumë enë ushqimi e mjete pune... Kaluan ditë e muaj, dhe një ditë kishte vendos gjenerali i ushtrisë të bëj atentat në mbretin që ta marr pushtetin në duart e tij, kështu që kishte lidh marrëveshje me berberin personal të mbretit, dhe e kishte mashtruar me disa lloje premtimesh, dhe në çdo moment pritej ekzekutimi i këtij atentati! Kur u drejtua berberi drejt pallatit e kaploi një trishtim, si do ta mbys mbretin! Kjo është një punë e rend dhe e rrezikshme, nëse dështon do t’i fluturoj koka e tij! Dhe kur arriti te porta e pallatit e pa të shkruar në të: (Mendo para se të veprosh!) dhe iu shtua edhe më shumë shqetësimi, i dridhej trupi dhe e pushtoj frika, mirëpo në fund e mblodhi veten dhe hyri... Në korridoret e gjata të pallatit e pa që fjala e njëjtë përsëritej disa herë aty këtu: (Mendo para se të veprosh!), (Mendo para se të veprosh!), (Mendo para se të veprosh!) Derisa vendosi ta ul kokën e tij dhe të mos shikoj tjetër gjë pos tokës, mirëpo e pa edhe nëpër tepi të njëjtën fjalë e cila ia copëtonte zemrën, dhe iu shtua edhe më shumë frika e shqetësimi, dhe i shpejtoi hapat që të hyj në sallën madhështore mirëpo edhe aty u përball me të njëjtën fjalë: (Mendo para se të veprosh!) Përsëri e kaploi trishtimi, dhe e ndjeu se kjo fjalë po i tingëllonte në veshët e tij me një ushtimë të fuqishme! Dhe kur hyri mbreti u tmerrua kur e pa të shkruar në rrobat e tij: (Mendo para se të veprosh!) E ndjeu sikur ky ishte për qellim me këto fjalë, dhe filloi të mendoj se ndoshta mbreti është në dijeni për planin e tyre! Dhe kur erdhi shërbëtori me kutinë e rojës personale të mbretit, u llahtaris kur e lexoi mbi kuti të njëjtën fjalë: (Mendo para se të veprosh!) Duke e hapur kutinë i dridheshin duart, dhe i shkuan djersët rrëke nëpër ballin e tij, dhe e shikoi me bisht të syrit mbretin dhe ai dukej i qetë duke buzëqeshur, dhe iu shtua edhe më shumë shqetësimi! Dhe kur filloi ta vendoj sapunin në fytyrën e mbretit e vërejti mbreti se i dridhej dora dhe filloi ta shikoj me kujdes dhe me druajtje, deshi berberi t’i shmangej shikimit të mbretit dhe ktheu shikimin kah muri dhe e pa një pikturë para tij të shkruar: (Mendo para se të veprosh!) Dhe ra për toke duke vajtuar dhe duke i kërkuar falje mbretit, dhe ia sqaroi mbretit detajet e komplotit ndaj tij!! Dhe i tregoj për ndikimin e kësaj fjale në zemrën e tij pasi e shihte në çdo vend, dhe e bëri ta pranoj gabimin të cilin donte ta vepronte!! U ngrit mbreti dhe urdhëroi të kapet gjenerali i ushtrisë dhe ndihmëtarët e tij, dhe e fali rojtarin... U ndal mbreti pran asaj pikture dhe filloi ta fshij pluhurin i cili kishte ra mbi të, e shikonte me dashuri, krenari e lumturi, u përmallua për plakun dhe deshi ta shpërblej atë dhe ta blej ndonjë fjalë tjetër të urtë prej tij! Mirëpo kur arriti në treg e gjeti dyqanin të mbyllur dhe i treguan se plaku kishte vdekur ! * * * Ky tregimi këtu përfundon... mirëpo përditshmëria jonë këtu fillon... Sa përleshje e kacafytje ndodhin në jetën tonë, për një fjalë të pa menduar... Sa familje shkatërrohen e sa çifte shkurorëzohen për një vepër të pa menduar... Sa vrasje e mbytje ndodhin për një lëvizje të pa menduar... Krijuesi ynë logjikën na dhuroj, por shumë pak e shfrytëzojmë, shumë fjalë tona nuk kanë kuptim, shumë vepra tona nuk kanë arsyetim, sepse veprojmë pa menduar, flasim pa analizuar... Dhe kjo në realitet na sjell shumë preokupime, komplikime, telashe e probleme të pa fund, mirëpo njeriu çdo herë e arsyeton problemin e tij, e nuk e përmirëson veprimin e tij. Më mirë është të mendosh e pastaj të veprosh, se sa të veprosh e pastaj të mendosh... Mbretit iu desh ta blej këtë urtësi dhjetë mijë dinar mirëpo jetën e tij e shpëtoi, kurse ti merre falas këtë dhuratë edhe pse të duket e pavlerë, mirëpo nëse e zbaton, jetën tënde do ta ndryshoj... Dije se shkujdesjen tënde djalli e shfrytëzon dhe drejt humnerës ai të dërgon... Për këtë mosbesimi u quajt injorancë sepse sikur të mendonin, Krijuesin e tyre nuk do ta mohonin... Thotë i dërguari i Allahut a.s.: “I mençur është ai i cili e përul veten e tij (mendon çfarë vepron) dhe punon për atë që vjen pas vdekjes (e furnizon veten me devotshmëri dhe vepra të mira), kurse i paaftë është ai i cili i ndjek epshet e tija dhe shpreson (shpërblimin) tek Allahu” (transmeton Tirmidhiu)
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free