Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Mesatarja e artë

Ka thënë Wehbi: “Çdo gjë i ka dy skaje dhe një mes. Nëse kapesh për njërin skaj, tjetri do të shtrembërohet, por nëse e merr mesin, të dy skajet janë të barazpeshuara. Mbaje barazpeshimin në mes në të gjitha gjërat”.

Njerëzit janë në tre grupe: Ata që e teprojnë, që e mangësojnë
dhe ata që janë mesatarë.

Shembull - Para tre njerëzve qëndron një njeri tjetër mëkatar, njëri prej atyre thotë: “Unë këtij nuk i jap selam, largohem nga ai dhe nuk i flas “, tjetri thotë: “Unë e shoqëroj këtë mëkatar, i jap selam, i buzëqeshi, e thërras në gosti dhe më thërret dhe ai për mua është si çdo njeri”, e i treti thotë: “Këtë mëkatar e urrej për mëkatet që i bën dhe e dua për besimin që ka, nuk largohem nga ai përveç nëse e shoh se largimi im prej tij do të ketë ndikim në përmirësimin e tij, e nëse largimi im nuk e ka atë dobi por përkundrazi bëhem shkak që ai të fundoset edhe më tepër në mëkate, atëherë nuk largohem nga ai”.

Themi: I pari është ekstrem dhe e ka tepruar, i dyti po ashtu ekstrem në anën e kundërt, ndërsa i treti është mesatar.
Njerëzit pra, janë në tre grupe: Ata që e teprojnë, që e mangësojnë dhe që janë mesatarë.

Allahu Lavdiplotë thotë: Hani dhe pini e mos e teproni.[El-A`raf,31]
Ky ajet është gjithëpërfshirës, sepse në të në mënyrë të bukur është përmbledhur rregulli për ruajtjen e shëndetit, prandaj thuhet: “Hani e pini por mos e teproni.” Vërtetë, nuk ka dyshim që ai i cili me maturi dhe pa teprim do të kosumoj ushqim dhe pije do të jetë i sigurt për shëndetin e tij, dhe nga vetvetja do t`i largoj sëmundjet.

Pejgamberi a.s ka thënë: “Stomaku është shtrat i organizmit nga ushqehen venat, dhe nëse stomaku është i shëndoshë, edhe venat do të jenë të shëndosha e nëse sëmuren, edhe venat do të sëmuren.”
Pejgamberi e ka shpjeguar se çfarë sasie e ushqimit i nevojitet, në fjalët: “Biri i Ademit kurrë nuk do të mbush një enë më të shëmtuar se stomakun e vet, vërtetë birit të Ademit i mjaftojnë kafshatat që ta mbajnë në jetë, e nëse vërtetë dëshiron, atëherë një e treta e stomakut le të jetë ushqim, një e treta ujë ndërsa një e treta le të mbetet boshe, që të mund të marr frymë.”
Ky hadith na shpjegon rëndësinë e konsumimit të ushqimit në kohë të caktuara, sepse ushqimit i nevojiten 3-4 orë që të tretet në lukth. Pas kësaj njeriu ndjen uri dhe nevojë për ushqim, dhe kur ta marr shujtën tjetër, lukthi është i gatshëm që ta tretë. Kur hamë, nuk duhet të ngopemi, dhe kjo është rruga e shëndetit dhe qëllimi në të cilin na fton islami, ndërsa e vërteton mjekësia.

Shembull 2 - Një burrë është rob i bashkëshortes së vet, e çon ajo nga të dojë, ky nuk e largon nga asnjë mëkat, e as që e nxit për ndonjë punë të mirë, ajo grua ia ka mbisunduar trurin dhe ajo është bërë sunduesja e tij.

E një njeri tjetër bëhet si i lartë dhe mendjemadh ndaj bashkëshortes së vet dhe nuk interesohet për të, madje rrjedhimisht ajo për të është më e ulët se shërbëtorja.

Ndërsa i treti që është mesatar, bashkëpunon më të shoqen ashtu si e ka urdhëruar Allahu subhanehu ve teala: “…..dhe ato kanë të drejta te barabarta mbi ta në atë shkallë që është e arsyeshme, por burrat kanë një shkallë me tepër mbi to….” (El-Bekara 228)

Ka thënë Profeti Muhamed a.s: “Nuk e urren besimtari besimtaren, nëse e mërzit atë një cilësi e saj e kënaq cilësia tjetër (e mirë) që e ka “ (transmeton Muslimi)

Ky i fundit është mesatar, i pari e ka tepruar e i dyti e ka lënë mangët.