Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Mrekulli numerike te Kur'anit

Në shumë ajete kuranore janë përmendur edhe fazat e krijimit të njeriut.Për këtë le të marrim për shembull ajetin kuranor të mëposhtëm:
“Ne e kemi krijuar njeriun nga toka. Pataj e bëmë pikë (nutfetun) në një vend të sigurtë (në mitrën e nënës). Pastaj e shndërruam pikën në alek, pastaj alekun e shndërruam në copë mishi (mudga) pastaj këtë copë mishi e shndërruam në eshtra, pastaj eshtrave u veshëm mishin, pastaj e bëmë njeriun krijesë tjetër (me shpirt). I lartë është Allahu, Krijuesi më i mirë.” (El-Mu’minun: 10-14)

Pra fazat e krijimit janë: tokë, pikë (farë), diçka e varur, copë mishi, eshtra dhe mish. Po të bëjmë një mbledhje të shumës së përgjithshme të përmendjes së këtyre fazave, përftojmë numrin 65. Po kaq herë është përmendur edhe fjala “njeri"
Fjala "muaj" ne Kuran permendet 12 here,aq muaj sa ka viti.
Fjala "dite" ne Kuran permendet 365 here,aq dite sa ka viti.
Fjala "qiell" ne Kuran permendet 7 here,aq sa qiej ka krijuar Allahu (xhsh).

Tariq Al Swaidan ka zbuluar disa ajete (versete) në Kur’anin e madhërishëm se një gjë është e barabart me tjetrën.Burrat janë të barabartë me gratë.Burrë në Kur’an është e përmendur 24 herë, dhe se 24 herë është përmendur fjala grua.Në bazë të analizave të mëtutjeshme të ajeteve të ndryshme, ai ka zbuluar se ka përputhshmëri në tërë Kur’anin, ku thuhet se një gjë është e njejtë me tjetrën.

 

Dunja (njëri prej emrave për jetë )- 115 herë dhe fjala ahiret (jeta e amshueshme)- 115 herë

 

Melaike (Engjujt)- 88 herë, shejtani (Satani-)- 88 herë

 

Jetë- 145 herë, vdekje- 145 herë.

 

Dobi- 50 herë, korrupcion- 50 herë.

 

Njerëz- 50, të dërguar- 50 herë.

 

Iblisi -(mbreti, kryepari i shejtanëve) 11 herë, kërkimi i mbrojtjes prej Iblisit- 11 herë.

 

Musibah (fatkeqësi, kijamet)- 75 herë, falënderim- 75 herë

 

Lëmoshë (sadaka)- 73 herë, kënaqësi 73- herë.

 

Njerëzit që nuk janë të udhëzuar- 17 herë, njerëzit e vdekur- 17 herë

 

Muslimanë- 41 herë, Xhihad- 41 herë

 

Ari (dukati)- 8 herë, jetë e lehtë 8 herë

 

Magji- 60 herë, fitne (ç’orientim, mashtrim) -60 here

 

Zekat (tatimi që paguajnë muslimanët për të varfërit)- 32,berekat (rritja e bagatisë)- 32 herë

 

Mendja- 49 herë, nuri (ndriçimi, drita)- 49 herë.

 

Gjuha- 25 herë, predikim- 25 herë.

 

Dëshirë- 8 herë, frikë- 8 herë.

 

Fjalimi publik- 18 herë, publikimi, reklamimi- 18 herë

 

Vështirësi- 114 herë, durim- 114 herë.

 

Muhammed- 4 herë, sheriati (mësimet e Muhammedit s. a. v. s)- 4 herë.

 

Burrë- 24 herë, grua- 24 herë.

 

Dhe… mahnitëse, a?! Shiko se sa herë paraqiten fjalët e poshtëshënuara:

 

Salat (falje, namaz)- 5 herë,

 

Muaj- 12 herë,

 

Ditë- 365 herë,

 

Deti- 32 herë, toka- 13 herë

 

Deti+toka= 32+ 13= 45

 

Deti= 32/ 45* 100= 71.11111111%

 

Tokë= 13/ 45* 100= 28. 88888889%

 

Deti+ Toka= 100. 00%

 

Shkenca bashkëkohore vonë e ka vërtetuar se uji e mbulon 71. 111 % të tokës dhe se toka mbetet 28. 889%.

 

A është kjo rastësi?! Pyetja është se kush ia mësoi të gjitha këto të dërguarit Muhammed s. a. v.s.?! Menjëherë na vie përgjigja se All- llahu i Madhërishëm ia mësoi të gjitha këto. Por gjithashtu Kur’ani na i mëson të gjitha këto

 

LA ILAHE ILA ENTE SUBHANEKE INNI KUNTU MINNA DHALIMIN.