Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Ne naten e pare ne varr...

Kufoma në varr kalon nëpër disa faza gjatë periudhës 25 vjeçare. Në natën e parë trupi fillon të kalbet rreth stomakut dhe organit seksual. Subhanallah, stomaku dhe organi seksual janë gjërat më të rëndësishme gjatë jetës së tij dhe shumë përpiqet që t'i kënaq nevojat e njërit dhe tjetrit, por ja një absurditet. Këto dy organe do tia shkatërrojnë jetën në këtë dhe në botën tjetër, e largojnë nga Allahu, e të parat shkatërrohen.

Pas kësaj trupi merr ngjyrën e gjelbër. Dhe këtë trup që njeriu e ka zbukuruar duke përdorur mjete kozmetike të ndryshme, tani do të kënaqet me një ngjyrë në tërë trupin.

Ditën e dytë fillojnë të shkatërrohen organet e brendshme: mëlçia, zemra, mushkëritë, zorrët . . .

Ditën e tretë nga trupi ndihet një një kundërmim i pakëndshëm.

Pas një jave trupi fillon të fryhet e sidomos në fytyrë, sy, gjuhë dhe faqe.
Pas dhjetë ditësh fryhen stomaku, lukthi dhe zorrët.
Pas dy jave fillojnë të biejnë flokët.
Pas 15 ditësh miza e gjelbër ndien kundërmimin e kufomës në largësi prej 5 km, e pas kësaj krimbat e mbulojnë tërë trupin e kufomës.
Pas gjashtë muajve, nga trupi mbetet vetëm skeleti.
Pas 25 vjetëve skeleti kthehet në pluhur përveç ashtit të kërbishtit.

Ja, ky vëllezër është trupi që i kushtojmë kaq shumë kujdes dhe ky shkatërrohet si mos me pas ekzistuar kurrë.

Andaj mos lejoni që jeta t'u kalojë në kënaqësinë e epsheve trupore. Vizita e varrezave le t'u bëhet traditë. Pejgamberi s.a.v.s. i vizitonte varrezat Beki çdo javë. Gjithashtu transmetohet që ka urdhëruar vizitën e varrezave: "Ju pata ndaluar vizitën e varrezave, por tani po ju lejoj: vizitoni se kjo ju përkujton vdekjen."
Përkujtoni fjalët e Allahut të madhërishëm:
"Pasha kohën!
Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt.
Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t'i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm." (El - Asr, 1-3


1-Prandaj mos u beni mendje medhej rregulloni ceshtjet me njerezit e aferm dhe te huaj,para se te behesh pluhur.

2-Ka thënë Ebu Bekr Es-Siddiku për ajetin: “Për shkak kë veprave (të këqia) të njerëzve, janë shfaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katasrofa hubmje e bereqetit etj.)”:
“Toka është gjuha, mbi ate qajnë njerëzit, e kur prishet zemra mbi te qajnë melekët.”

Është thënë :

Afshi (lakmia) në të vertetë i benë mbretërit skllav, ndërsa durimi i shndëron skllavet në mbretër – por valle a nuk e vëren në tregimin e Jusufit e Zulejhasë.
I lumi ai të cilin e sundon mendja, a ëndjet i ka të robëruara; e i mjeri ai endjet e të cilit e sundojnë, e mendja i mbetet rob.
Kush i braktis mekatet, zemra ka me iu zbutë, kush e braktisë të ndaluren (haramin) dhe e pranon të lejuaren (halalin) ai do ta ketë menden e pastër. Allahu i ka shpall një profeti: “Mue më ndegjo në atë që të kam urdheruar e mos më kundershto Mue në atë që të keshilloj.”
Kulmi munçurisë është me punua atë me çka Allahu është i kënaqur dhe me u shmangë nga hidherimi i Tij.