Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Netët e Ramazanit TREGU I BESIMTARËVE

Allahun e falenderojmė dhe begatitė e Tij kėrkojmė. Pėrshėndetjet mė tė mira ia dėrgojmė profetit Muhamed, familjes sė tij, shokėve dhe tė gjithė atyre qė kanė ecur dhe do tė ecin mbi rrugėn e tij. Forca e besimit Besimi ėshtė diēka shumė dinamike qė shtohet dhe pakėsohet. Pėr kėtė arsye, nė jetėn tuaj do tė gjeni ditė tė mira dhe ditė tė kėqija. Kur rritet besimi, ju shihni se sa e lehtė ėshtė tė pėrballosh dallgėt e jetės qė kėrkojnė tė tė mbysin. P.sh ju shihni se sa e lehtė ėshtė ta falėsh gruan, kur ajo bėn njė gabim, apo pėr ty motėr e dashur, sa e lehtė ėshtė ta falėsh burrin. Nė pėrgjithėsi kur besimi ėshtė i lartė, gjėrat bėhen mė tė lehta dhe jeta shumė mė e ėmbėl. Besimi ėshtė gazi qė i jep shtysė besimtarit. Ėshtė ajo ndjenjė qė na nxit tė falim dy rekate namaz mė shumė, ta rrisim vlerėn e sadakasė, ta ulim shikimin dhe ta falim dikė qė na bėn padrejtėsi. Ėshtė hallka qė na lidh me trimėrinė e Hamzait, me largpamėsinė e Ebu Bekrit, me karakterin e lartė tė Aishes, me durimin e Umu Selemes, me heroizmin e Salahudinit, me vendosmėrinė e Gazaliut, me guximin e Ibn Tejmijes dhe me zotėsinė e Malkolmit (Zoti qoftė i kėnaqur me tė gjithė ata). Ju e pėrjetoni se ajo ndjenjė, ai fllad, ajo ngrohtėsi nė zemrat tuaja, ėshtė njė ndjenjė qė ndahet mes besimtarėve. Ajo ndjenjė nuk njeh as kohė, as vend, as fis e as komb, por ėshtė njė dhuratė e ēmuar, qė Allahu e vendos nė zemrat e atyre qė i nėnshtrohen Atij dhe qė bėjnė tė pamundurėn pėr tė qenė njerėz tė mirė. Allahu i Lartėsuar thotė: "Vėrtet, besimtarėt janė vėllezėr tė njėri-tjetrit". Prandaj kur njė mysliman i ri vendos tė heqė dorė nga klubet apo ēdo gjė e ndaluar. duke vėnė Allahun mbi dėshirat e tij, do ta kuptojė gjendjen e Jusufit (a.s), i cili zgjedh burgun mbi atė qė Allahu kishte ndaluar. Kėsisoj, besimi ėshtė njė marrėdhėnie e veēantė qė ekziston mes nesh dhe Zotit. Besimi pėrbėn flatrat, me tė cilat fluturojmė dhe mbajtėset me tė cilat ecim. Ai pėrcakton se sa e vėrtetė ėshtė marrėdhėnia jonė me Allahun. E di qė ka disa fjalė tė dėgjuara pėr besimin: iman dhe akide. Megjithatė do tė dėshiroja qė besimin ta shihnim si njė marrėdhėnie mes nesh dhe Allahut. Pėrderisa besimi nuk ėshtė konstant, por lėviz, Allahu na ka dhėnė njė sėrė armėsh pėr ta mbrojtur dhe pėr ta shtuar atė. E gjithė kjo bėhet, ngaqė besimi ėshtė gjėja mė e ēmuar, dhurata mė e shtrenjtė qė na ėshtė dhėnė. Njė herė profetin (a.s) e pyetėn: "Cila ėshtė vepra mė e mirė?" Ai u pėrgjigj: "Besimi nė Zot". Nė Kuran dhe Sunet gjenden shumė premtime pėr besimtarėt, qė ēojnė nė pėrfundimin se besimi ėshtė gjėja mė e vlefshme. Prej tyre mund tė pėrmendim: 1. Suksesi i vėrtetė u takon besimtarėve 2. Paqja e zemrės dhe e mendjes 3. Rehatia ne jetėn e varrit 4. Lehtėsimi nė Ditėn e Ringjalljes 5. Kalimi i shpejtė mbi urėn e Siratit 6. Xheneti 7. Takimi me Profetin a.s dhe pirja e ujit tė Keutherit nga duart e tij 8. Shikimi i Allahut nė botėn tjetėr Njė ditė nė Egjipt, shkova tė vizitoj njė muze me familjen time. Meqė ishim atje, vendosa tė vizitoj koleksionin e famshėm tė mumieve. Uau! Do ta keni parė se ēdo tė thotė tė hysh nė atė vend. Duhet tė prisni njė faturė tjetėr tė veēantė; ekziston dhe njė detektor tjetėr metalik pėr tė hyrė dhe pėr tė dalė, si dhe roje pa fund. Pak javė mė parė, njė vėlla po mė tregonte celularin e tij tė ri. Ishte vėrtetė i bukur, por ajo qė mė bėri pėrshtypje ishte se e mbante nė kėllėf. Ditėn tjetėr dola nga shtėpia mė kompjuter nė dorė dhe gruaja mė qortoi duke mė thėnė: "Fute nė valixhe". Pėrfundimi qė dua tė nxjerr kėtu lidhur mė sendet me vlerė, ėshtė tepėr i qartė. Kur shihet se gjėrat janė vėrtetė tė ēmuara, nuk mjafton vetėm t'i kesh, por dhe t'i ruash. Pėrderisa kemi pranuar se gjėja mė e shtrenjtė pėr ne ėshtė besimi, do tė doja t'ju bėja njė pyetje: Ēfarė ka zgjedhur Allahu pėr ta mbrojtur atė? Le tė mendojmė pak pėr kėtė. Sepse gjėja mė e ēmuar duhet tė vendoset nė arkėn mė tė sigurt. Profeti (a.s) na ka treguar nė njė hadith: "Zemrat e besimtarėve janė enėt e Zotit nė tokė". Prandaj vėlla dhe motėr e dashur, ajo qė rreh brenda kraharorit tėnd ėshtė kėllėfi, valixhja apo arka mė e mirė, ku ruhet besimi. Pėr kėtė arsye ėshtė shumė e rėndėsishme qė t'i mbajmė zemrat e pastra dhe t'i ruajmė ato. Nga Mėshira e Tij e madhe pėr ne, Allahu i Lartėsuar na urdhėron ta ruajmė besimin, por dhe na ka dhėnė disa mjete pėr ta mbrojtur dhe forcuar atė dhe arkėn ku ai qėndron: 1. Namazi- mbrojtje ditore 2. E Xhumaja- mbrojtje javore 3. Po pėr mbrojtjen vjetore? Mashallah! Ėshtė muaji i Ramazanit. Ramazani ėshtė parė si koha mė ideale pėr tė shtuar besimin, saqė dijetarėt e kanė quajtur: "Tregu i besimtarėve". Ky muaj mbėrriti mes nesh dhe ėshtė mėshirė e madhe pėr ne. Profeti (a.s) na ka thėnė se kur vjen Ramazani: "Hapen dyert e qiellit, mbyllen dyert e Xhehenemit dhe shejtanet lidhen me zinxhirė". Ndėrsa tek transmetimi i ibn Kuzaimes kemi: "Ēdo natė thėrret njė zė: “O ti qė kėrkon tė mirėn, afrohu! O ti qė kėrkon tė keqen, largohu". Shejh Jusuf Kardvi pėrmend: "Ėshtė sikur Allahu po thotė: “O ti qė neglizhon! E ke lėnė pas dore shėrbimin ndaj Meje pėr 11 muaj. Ja ku tė ka mbėrritur muaji i mėshirės. Nėse pėrfiton prej tij, do tė falesh dhe mund tė nisėsh njė faqe tė re!" Katėr gjėra qė mund tė bėjmė nė kėtė muaj: Profeti (a.s) ka thėnė: "Katėr gjėra mund tė bėjmė nė kėtė muaj. Dy sjellin lumturinė e Allahut dhe dy janė pėr ty, robi i Allahut". 1. Thuaj sa mė shumė la ilahe il Allah. 2. Kėrko sa mė shumė falje. 3. Lute Allahun tė tė dhurojė Xhennetin. Jo vetėm kaq, por lute Atė qė t'i dhurojė Xhennetin gjithė umetit mysliman. Nė mungesė tė vėllezėrve dhe motrave tė tua, melekėt do tė luten pėr ty. Nėse e bėn kėtė dua pėr 1.3 bilion myslimanė nė botė, 1.3 bilion melekė do tė luten pėr ty! 4. Lute Allahun tė tė shpėtojė nga zjarri i xhehenemit. E lusim Allahun tė na bekojė e tė na ndriēojė. E lusim Allahun tė na japė forcė tė dalim mbi veten tonė, t'i bekojė tė gjithė myslimanėt, tė na japė menēuri dhe tė na bėjė njė shembull tė mirė pėr mbarė shoqėrinė. E lusim Allahun t'i afrojė bashkėshortėt sa mė pranė njėri-tjetrit, t'i sjellė fėmijėt tek prindėrit dhe t'i ēojė prindėrit tek fėmijėt. Kujtoni vėllezėr dhe motra se ky ėshtė muaji i faljes. Nėse doni qė Allahu i Lartėsuar tė hedhė mėshirėn e tij mbi ju, mėshironi dhe ju tė tjerėt. Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuh Pėrktheu: Ermira DANI