Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Rreth Durimit(shume e bukur)

Kujdesi i madh që Kur`ani i  kushton durimit, para së gjithash, është për shkak të rëndësisë së madhe të vetë durimit, si në aspektin fetar ashtu edhe në aspektin moral. Durimi është domosdoshmëri e njeriut përmes së cilit ai ngritet në aspektin fizik dhe psiqik, me qëllim që të bëhet i lumtur. Feja pa durim nuk do të fitojë, e as që do të shkaktojë përparimin e botës.
Durimi është nevojë e kësaj bote, ashtu siç është edhe nevojë fetare. Nuk mund të realizohet shpresa në këtë botë, e as të plotësohen dëshirat, e as që puna do të mund të jetë e frytshme, përveç se me durim, andaj kush bën durim do të ketë sukses, e nëse nuk ka durim atëherë nuk do të ketë as sukses…
Po që se shitësi nuk ka durim gjatë shitjes, atëherë ata nuk do të kishin mundur të shesin asgjë, sikur të mos ketë nxënësi durim gjatë mësimit, ai asnjëherë nuk do ta përfundoj shkollimin.
Të gjithë të sukseshmit në këtë botë, dëshirat e tyre i realizojnë përmes durimit, ata e provuan të hidhurën, u sprovuan me mundime, u gjetën në vështirësi, ecën nëpër ferra, gërryen gurrin me thonjë, gjatë orvatjeve të tyre ata nuk u mposhtën nga pengesat e vendosura në rrugën e tyre, ata nuk u dobësuan nga sulmet që vinin pas shpine, nuk ua vënin veshin qenve që lehnin përeth  tyre, por ata ecnin rrugës së drejtë pa u ndalur… por ata ishin të armatosur me durim.
Një poet ka thënë:
“ Të rallë janë ata të zbukuruarit me durim,
që i`u përballojnë vështirësitë, e që nuk korrën sukses”.
 
Ngandonjë herë pengohen, por prap ngriten, gabojnë por shpejt përmirësohen, orvaten nga dy herë dhe nuk mund ta realizojnë suksesin e dëshiruar, por ata armën nuk e hudhin dhe nuk dëshpërohen, nuk e humbin shpresën në sukses.
Një poet ka thënë:
“Mos u brengos nëse rruga deri në sukses është zgjatur,
ndihmohu me durim dhe do të shohësh, fitorja vjen.
Durimtarët do të vijnë deri në cakun e tyre,
E ai i cili e ka shprehi të trokasë në dyert e huaja
Edhe më tej pa sukses do të trokasë”.
 
E pranuan dashamirët e famës se suksesi në këtë botë nuk mund të arrihet përveç se  me ballafaqim me vështirësitë dhe me fatkeqësitë, si dhe me abstenim nga ajo pas së cilës ëndja tërheq. Mutenebiu ka thënë: “Sikur të mos ishin vështirësitë të gjithë njerëzit do të bëheshin sundimtarë, por i pengon paqëndrueshmëria”.
 Po që se kjo është natyra e rrugës që çon kah fama dhe suksesi, atëherë nuk egziston mënyrë për tejkalimin e saj përveç se me durim, dhe nuk e kalojnë përveç se durimtarët. Çelësi i çdo dëshire është durimi, me durim arihet edhe ajo për të cilin njeriu thotë: “ku të ishte fati që të arrihet”. Kjo është çështje e suksesit në këtë botë, vetëm me durim gjatë punës.
Pra, njeriu është krijuar në vështirësi dhe mundime për atë arsye se ai duron që nga fillimi i jetës, sepse ëmbëlsia e jetës është e përzier me dhembje dhe për atë që duron, dhe për atë arsye që ai duron nga mprehtësia e gjuhës së njeriut, nga shpirtëligësia dhe xhelozia.