Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Studim:fetarët janë më të lumtur !

 

Uashington: “Fetarët janë më të lumtur në jetë sesa të tjerët...” Ky është konkluzioni i një studimi të ri amerikan, sipas të cilit shkencëtarët kanë zbuluar se vlerat shpirtërore reflektojnë në aspektin social të fetarëve, gjë e cila ua përforcon ndjenjën e lumturisë.

 

 Studimi i kryer nga Liga Amerikane e Shkencave Sociale, pohon se rezultati i deklaratave të mbledhura tregon se fetarët janë më të gëzuar dhe të kënaqur në jetën e tyre.

 

Studimi i titulluar “Feja dhe lidhjet sociale me jetën e kënaqur” u krye me një numër prej pesëmijë individësh të rritur në Amerikë, të cilët u përkisnin feve të ndryshme, nga viti 2006 deri në vitin 2007. Pyetjet u drejtoheshin personave nëpërmjet telefonit.

 

Sipas studimit, fetarët e të gjithë feve ndiheshin më të lumtur në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre jo fetarë. Studimi tregoi se 28 % e atyre që marrin pjesë në ritet fetare në vendet e kultit, ishin “të kënaqur në maksimum” me jetën e tyre, në krahasim me 19.6 %  të atyre që nuk kishin marrë pjesë kurrë në vende kulti.

 

Dr. Chion Lem, profesor asistent në sociologji, universiteti amerikan i Wisconsin, u shpreh:”Gjatë një periudhe të shkurtër, u vu re se individët që nuk kishin vajtur kurrë në kishë, kishin filluar të përmirësonin nivelin e të qenit i kënaqur në jetën e tyre, pasi kishin filluar të merrnin pjesë në ritet e kishës.”

 

Aspekti social i fesë

 

Nëpërmjet këtij studimi, shkencëtarët synojnë ti përgjigjen pytjes: Përse feja lidhet ngushtë me lumturinë dhe kënaqësinë në jetë?

 

Në fund, ata konkluduan se lumturia e fetarëve nuk buronte domosdoshmërish nga ushtrimi i riteve fetare, por sepse vetë feja ofron formën e saj të komunikimit me njerëzit dhe e mbështet individin në mënyrën e tij të jetesës.

 

Studimi pohoi se:”Analiza e dëshmive dhe deklaratave të mbledhura, tregon se marrëdhëniet sociale dhe identitetet e forta fetare, janë faktorët kryesorë që ndërmjetësojnë marrëdhëniet pozitive dhe ndjenjës së kënaqësisë në jetë. Fetarët ndihen më të lumtur në jetë, për shkak se ushtrojnë ritet fetare kolektivisht. Kjo, veç aftësisë për krijimin e marrëdhënieve sociale të forta me njerëzit që i rrethojnë.”

 

Dr. Lem theksoi se:”Aspekti social i fesë është elementi dhe faktori më i fuqishëm sesa faktori shpirtëror për t’u ndjerë të lumtur.” Ai shton se:”Fetarët e ndjenjë që i përkasin diçkaje më të madhe se vetja e tyre. Kështu, kryerja e riteve me shokët e tyre më të afërt, u fal më shumë kënaqësi sesa kur i kryejnë vetëm.”

 

Len thotë se:”Miqësitë që formohen në bazë të fesë, janë fjalëkalimi sekret, e cila i bën njerëzit më të lumtur.”

 

Sipas studimit, takimet fetare kolektive që organizohen, ndikojnë më shumë tek individi, sesa kryerja e riteve fetare në mënyrë individuale.

 

Studimi mbyllet me një këshillë dhe sugjerim për të gjithë fetarët, që ritet dhe faljet e përditshme, ti kryejnë me shokët e miqtë e tyre në mënyrë kolektive, gjë e cila u fal më shumë kënaqësi dhe ua rrit nivelin e lumturisë.

 

Ky nuk është studimi i vetëm, i cili nxjerr në pah lidhjet e fuqishme mes lumturisë dhe fesë. Në vitin 2008, një studim i përgatitur në Londër mblodhi informacione nga mijëra evropianë, ku u zbulua qartë niveli më i lartë i lumturisë në mesin e fetarëve, krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre jofetarë.

 

Sipas studimit, fetarët janë më të mbrojtur nga çrregullimet, nga jo stabiliteti ekonomik dhe politik, nga pasojat e papunësisë dhe nga ndryshimet e befasishme në nivel personal.