Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Tregoni besim tek nje person qe ai te perpiqet ta meritoje ate

Nje zonje kishte punesuar nje sherbetore dhe i kishte thene te paraqitej ne pune diten e hene.Nderkohe zonja i telefonoi nje punedheneseje te vjeter te kesa sherbetoreje.Te dhenat qe mori nuk ishin fort te kenaqshme.Mirepo, kur sherbetorja u paraqit, zonja i tha asaj:Une i telefonova sot nje zonje tek e cila ti ke punuar.Ajo me tha qe ti je treguar e ndershme dhe serioze, di te gatuash mire dhe je kujdesur mjaft per femijet.Por me tha se je dhe ca neglizhente dhe qe nuk ke treguar shume kujdes ne pastrimin e shtepise.Une mendoj se ketu ajo e tepron.Ju jeni e kujdesshme, kjo duket qe ne paraqitjen tuaj.Une jam e bindur se do ta mbani shtepine aq te paster, ashtu si dhe veten tuaj.Do ta shikojme qe gjithcka do te shkoje mire.Dhe ne te vertete gjithcka shkoi mire.Sherbetorja donte ta meritonte besimin  qe shfaqi zonja.Shtepia shkelqente, madje ajo pastronte dhe lante me gezim vetem e vetem qe te mos e zhgenjente zonjen.