Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Tymi

Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:
“Ti pra, prite ditën kur qielli sjell një tym konkret. Ai (tymi) i përfshinë njerëzit. Ky është një ndëshkim i mundimshëm”.
(Ed-Duhan, 10-11)
Në këtë ajet “TYMI” ka për qëllim, tymi i cili do të paraqitet para Ditës së Kijametit ose tymi i errët, i cili do ta tymosë çka ka në qiej dhe në tokë, i cili i ngulfat pabesimtarët për vdekje, ndërsa besimtarëve prej saj do t’u paraqitet vetëm një kollitje e lehtë. Ky tym në tokë do të zgjasë katërdhjet ditë.Tymi i cili do të shfaqet nga fund i kohës
Mesruk tha: "Ndërsa një burrë po u mbante fjalim banorëve të Kindes, tha: 'Do të ketë Tym në Ditën e Ringjalljes, i cili do t'ua marrë hipokritëve dëgjimin dhe të parët, kurse besimtarët do të ndjejnë sikur janë të ftohur'. Në u tmerruam, kështu që shkuam te Ibn Mes'ud, i cili po rrinte mbështetur. Kur dëgjoi për këtë, u hidhërua shumë dhe u ul e tha: 'O njerëz, kushdo që di diçka, le ta thotë; kushdo që s'di, le të thotë 'Allahu e di më së miri'. Është pjesë e dijes që, kur personi të mos dijë diçka, të thotë 'Allahu e di më së miri".
Allahu i patëmeta i tha pejgamberit [salallahu alejhi ue selam]:
« Thuaj: 'Nuk kërkoj për këtë [Kuran] kurrfarë shpërblimi e as nuk shtirem » [Sad, 38-86]
"Kurejshët po tregoheshin të ngadaltë në pranimin e Islamit, kështu që pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] u lut kundër tyre duke thënë: 'O Allah, më ndihmo kundër atyre duke dërguar shtatë vjet uri si ato të Jusufit'. Ata u goditën nga një vit urie në të cilin gati u shkatërruan dhe hanin cofëtina e eshtra. Ata nisën të shihnin diçka si tym mes qiellit dhe tokës. Ebu Sufjan erdhi dhe tha: 'O Muhamed, ti erdhe të na urdhërosh për marrëdhënie të mira me të afërmit, kurse populli po mbaron. Lutu që Allahu t'u ndihmojë atyre'". Atëherë, Ibn Mes'ud recitoi:
« Pritni Ditën kur qielli të sjellë një tym [mjegull] të dukshëm, i cili do t'i mbështjellë njerëzit. Ky do të jetë një dënim të rëndë. [Ata do të thonë] 'Zoti ynë! Na e largo këtë dënim, se ne vërtet po besojmë! E si të përfitojnë ata nga Shpallja, kur u pat ardhur i Dërguari t'ua shpjegojë gjërat qartë, kurse ata ia kthyen shpinën duke thënë: 'I mbikëqyrur [nga dikush tjetër], i xhindosur! Ne vërtet që do ta largojnë dënimin për një kohë, por ju do të ktheheni prapë [në rrugët tuaja]' » [ed-Dukhan, 10-15]
Ibn Mes'ud tha: "A do të largohet dënimi prej tyre në ahiret që ata të kthehen në mosbesimin e tyre?" Allahu i patëmeta thotë:
« Ditën kur Ne do t'i kapim me një dënim të ashpër. Vërtet, ne do të marrim hak » [ed-Dukhan, 16]
« … së shpejti do të vjen e pashmangshmja [dënimi] » [el-Furkan, 77]
Këto ajete i referohen Ditës së Bedrit. Allahu i lartësuar thotë:
« Elif-Lam-Mim. Romakët u mposhtën në një vend të afërt, por ata, mbas kësaj disfate, së shpejti, brenda disa viteve, do të dalin fitimtarë » [er-Rum, 1-3] [el-Buhari]
Sugjerimi i folësit - se Tymi do të ndodhë në Ditën e Ringjalljes – e hidhëroi Ibn Mes'udin. Pra, Tymi do të shfaqet para Ditës së Ringjalljes. Ai do të jetë një nga Shenjat: Bisha, Dexhalli, Tymi, Jexhuxhët e Mexhuxhët, siç tregojnë hadithet e transmetuara nga Ebu Sariha, nga Ebu Hurejre dhe nga sahabë të tjerë. Siç përmendet në hadithe të vërteta, zjarri i cili do të shfaqet para Ditës së Ringjalljes, do të shpërthejë nga drejtimi i Adenit dhe do t'u grahë njerëzve për tek tubimi përfundimtar i tyre. Ai do lëvizë me ta dhe do të ndalet me ta, dhe do të përpijë këdo që mbetet mbrapa.