Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Vetpermbajtja

Na ishte njëherë një djalë, i cili ishte nervoz dhe e humbte vazhdimisht durimin. Një ditë, i ati i dha një qese me gozhda dhe i tha: “Biri im, dua që çdo herë që të kap vala e zemërimit dhe e humb durimin, të ngulësh një gozhdë në gardhin e kopshtit tonë.” Kështu djaloshi filloi të zbatojë këshillën e të atit. Ditën e parë nguli 37 gozhda, por ngulja e tyre nuk ishte e lehtë. Kështu filloi ta përmbajë veten kur zemërohej dhe pas disa ditësh filloi të ngulë më pak gozhda. Pas disa javësh ai arriti ta ndalonte veten nga zemërimi dhe nga ngulja e gozhdëve. Shkoi tek ai ati dhe i tregoi rezultatet. I ati u gëzua për këtë ndryshim dhe i tha: “Biri im, tani duhet që çdo ditë që nuk zemërohesh, të nxjerrësh nga një gozhdë.” Dhe kështu djaloshi filloi të nxjerrë gozhdë çdo ditë që nuk zemërohej. Shkoi sërish tek i ati dhe e lajmëroi për rezultatet që kishte arritur. I ati e çoi deri te gardhi dhe i tha: “Biri im, të lumtë, por a i sheh këto vrima në gardh? Ky gardh nuk është si ka qenë. Kështu është kur ti flet i zemëruar dhe lë gjurmë te të tjerët, si këto vrima në gardh. Ti mund ta godasësh dikë me thikë dhe t’i kërkosh falje, por plaga do të mbetet.”