Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

adoleshentet dhe gjuha e shenjave

Një grup adoleshentësh, organizuan një ditë një garë për ngjitjen në një pemë të lartë. Qëllimi ishte të arrije në majën më të lart të mundshme të pemës. Shumë njerëz ishin mbledhur për tën djekur garën dhe tek tuk dëgjoheshin brohoritje për ndonjë garues të caktuar. Menjëherë filloi ngjitja në pemë. Asnjëri nga njerëzit që po ndiqnin garën, nuk mendonte se ndonjë nga garuesti do të arrijë gjer në majë, për shkak të vështirësisë ekstreme.
Dikush thoshte se duhej të ishte caktuar një vend më i përshtatshëm për garën, ndoshta ngjitja e një mali, jo të asaj peme.
Dikush tjetër thoshte se asnjë nuk ka për ta fituar çmimin. Nuk ka asnjë shans që dikush të ngjitet aq lart.
Sakaq, adoleshentët garues vazhdonin garën, por filluan njëri pas tjetrit të heqin dorë dhe kërkonin ndihmën e grupeve të shpëtimit për të zbritur nga pema.
“Kujdes se do të rrëzohesh e do të thyesh qafën!” i bërtiste dikush njërit prej garuesve.
“Hiq dorë sa nuk është vonë!” thërriste një tjetër.
“Ik more që andej se do të marrësh veten në qafë!” çirrej një i tretë.
Vetëm njëri nga adoleshentët vazhdonte ngjitjen pa u lodhur dhe pa u demoralizuar. Ai as që e hidhte shikimin poshtë dhe dukes sikur nuk ua vë veshin fare fjalëve demoralizuese të njerëzve. Pothuaj të gjithë njerëzit i kërkonin të hiqte dorë, i luteshin skuadrës së shpëtimit që të ndërhyjnë sa nuk është vonë, por ai vazhdonte gjithë vendosmëri ngjitjen. Më në fund, ai arriti majën e pemës, sigurisht pas një lodhjeje të mundimshme. Djersët i kullonin çurg dhe mezi merrte frymë. Ai i përshëndeti të gjithë me një buzëqeshje dhe me dorë.
Skuadra e shpëtimit e zbriti poshtë dhe turma e njerëzve e rrethoi menjëherë. Ata e pyesnin se ku qëndronte sekreti i suksesit, durimit dhe vendosmërisë së tij për tu shkuar gjërave gjer në fund.
Me gjuhën e shenjave, djaloshi u shpjegoi se ishte shurdhmemec dhe se prezencën e gjithë atyre njerëzve, e kishte kuptuar si një nxitje dhe motivim për ti vajtur garës gjer në fund.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free