Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

kuzhinieri dhe mbreti !

Tregohet se një kuzhinier ia sjell ushqimin mbretit Persian, dhe duke ia vendosur i bie një pikë ushqim në tavolinë. Atëherë mbreti i thotë: “Je i dënuar me vdekje!” Kuzhinierit i merr pjatat e i hedh nëpër tavolina e nëpër trup të mbretit. Mbreti i thotë: Çka të shtyri që të veprosh kështu?! Unë për një pikë që ra në tavolinë të thashë se je i dënuar me vdekje? Kuzhinieri i thotë: “Më erdhi turp që kur të dëgjojnë njerëzit se ti më ke ekzekutuar për një pikë, e cila ra në tavolinë, dhe atë rastësisht, edhe pse të kam shërbyer shumë e shumë vite. Kështu që unë dëshirova që të bëj gabim më të madh që kur ti, si mbret, të më ekzekutosh, së paku të kesh një arsyetim të plotë para tjerëve.” Atëherë mbreti ia fali dhe i jep shpërblim për atë arsyetim.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free