Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

peshkatari

Tregohet se një peshkatar kishte shumë fat kur shkonte për peshkim. Me grepin e tij magjik, ai peshkonte aq shumë peshk, saqë shokët e tij filluan ta xhelozojnë.
Një ditë, sa herë që zinte një peshk të madh e hidhte përsëri në ujë, duke mbajtur vetëm peshqit e vegjël. Peshkatarët e tjerë e shihnin dhe gati po pëlcisnin nga inati. Ndërkohë që ai hidhte peshqit e mëdhenj njëri pas tjetrit, ata nuk kishin zënë as peshkun e parë.
Duke parë që kjo po përsëritej si shpesh, ata i thirrën:”Çfarë po bën o i çmendur?! Si mori i hedh në ujë gjithë ato peshq të mëdhenj?!”
Peshkatari iu përgjigj:”I hedh sepse tigani që kam është i vogël dhe nuk i nxë peshqit e mëdhenj!”
Historia mund të jetë e vërtetë ose jo, por ajo që ka rëndësi është se në jetën tonë, shpesh herë sillemi si ky peshkatari. Ne i hedhim pas shpine ëndrrat e mëdha dhe shanset e shumta që na paraqiten, sepse besojmë se janë më të mëdha se aftësitë e mundësitë tona, njëlloj si tigani i vogël që nuk nxinte peshqit e mëdhenj!
Kjo nuk vlen vetëm për sferën e suksesit material, por vlen edhe për sfera akoma më të rëndësishme.
Ne mund të falim dashuri më shumë sesa mendojmë.
Ne mund ta ndjejmë lumturinë dhe ta falim atë, më shumë sesa mendojmë.
Ne mund ta jetojmë jetën më bukur sesa mendojmë.