Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Mos e shtyj vajzën drejt zjarrit

Allahu i Plotfuqishëm thotë: “O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt e rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë All-llahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar”. (Kuran, 66:6) E shtrenjta nënë, E shtrenjta vajzë, -e cila do të bëhesh nënë një ditë-, A mund të më jepni disa minuta të kohës tuaj?! Në këto pak minuta, më lejoni t’ua përcjelli disa fjalë rreth një çështjeje e cila thellësisht më shqetëson dhe më mundon. Ishte një pamje që kurrë nuk mundem ta harroj. Kënaqësitë e botës na kanë bërë të tërhiqemi nga kjo pamje. Çka është e drejtë është bërë e gabuar dhe konsiderohet si prapambeturi. Çka është e gabuar është bërë e drejtë dhe konsiderohet si diç normale. Në një kohë kur gjithçka është bërë konfuze dhe e vërteta është përzier me të pavërtetën, -në përjashtim të atyre të cilët i ka mëshiruar Zoti-, ne jemi të paaftë të kuptojmë realitetin e gjërave dhe jemi duke jetuar ashtu siç duan jobesimtarët që ne të jetojmë, sepse kjo është ideja e tyre e të qenit “I civilizuar” dhe “përparimtar”. Motra ime e dashur, Të lutem, hape zemrën tënde ndaj fjalëve të mia. Para se gjithash, a mund të parashtrojë një pyetje të cilës ia di përgjigjen, sidoqoftë po të pyes! Çfarë do të bëje sikur një shkëndijë e vogël do ta prekte lëkurën e vajzës tënde të vogël?! Shkëndijë nga një shkop shkrepëse, qiriu apo shkopi i ndezur që nxjerr aromë. Ç’do të bëje? Si do të reagoje? Sigurisht, do të bërtisje dhe do të shpejtoje për t’i ndihmuar asaj. Do ta dërgoje atë në spitalin më të afërt. Çka nëse po qe një vend me zjarr të madh dhe vajza jote ka qenë aty? Çfarë do të bëje? Mund të thuash për shembull, që ka gjasa që zjarrfikësit kanë pasur sukses ta shpëtojnë dhe se mund të jetë gjallë. Me të vërtetë, kjo është një mundësi dhe kjo është ajo që unë dëshiroj. E lus Allahun e Madhëruar ta mbroj atë nga të gjitha të këqijat. Ta lëmë këtë botë dhe le të mendojmë për një vend tjetër. Vend i cili nuk i përket jetës së kësaj bote. Le të shkojmë drejt botës tjetër, kur pas Llogarisë vetëm se kemi marrë Librat tonë. Gjithsesi, ti e di se jeta e kësaj bote është e përkohshme dhe se nuk ka ndonjë mundësi për ne që të kthehemi në të. Vetëm imagjino madje një moment pamjen e vajzës tënde në Zjarr kryesisht për shkak teje. Allahu i Madhërishëm na ruajt të gjithëve nga zjarri. Çfarë do të bëje pastaj? A do t’i rezistoje piskamës dhe vuajtjes së saj duke të fajësuar ty?! Për Allahun, më trego! A ke menduar ndonjëherë rreth kësaj gjendje të tmerrshme? A do të vazhdosh të imagjinosh e lënduar apo do të lëvizësh kokën me shenjë mohimi për të harruar dhe injoruar këtë skenë të mundshme dhe të kthehesh tek dëshirat e kësaj bote. Motra ime e dashur, Ki mëshirë ndaj vajzës tënde! O ju të cilët i shihni vajzat tuaja duke i ekspozuar bukuritë e tyre në mënyrë të paligjshme, a nuk e keni dëgjuar paralajmërimin? Allahu i Plotfuqishëm thotë: “Unë u kam tërhequr vërejtjen për zjarrin të ndezur fort.” (Kuran, 92:14) A të kanë tërhequr paraqitjet e rreme me lëvdata? Apo vezullimet mashtruese të Perëndimit të kanë bërë t’i humbësh shqisat e tua? Zgjohu, o nënë! Mbroje vajzën tënde nga zjarri lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Duhet të dish se është vetëm Xheneti ose Xhehenemi. Nuk ka zgjedhje të tretë, andaj cilin do ta zgjedhësh? Cila është zgjedhja për të cilën do ta përgatitësh veten tënde dhe për atë të cilën e do? A nuk dëshiron të jesh me vajzën tënde në Xhenet? E mësove se si të jetojë në këtë jetë të përkohshme, por harrove ta mësosh si të jetë e lumtur ne botën tjetër. O nënë e mëshirshme! A mund të garantosh që vajza jote do të jetojë deri në atë moshë të mjaftueshme për të bërë dallimin në mes asaj që është e mirë dhe asaj që është e keqe dhe të dallojë të vërtetën nga e kota pa ndihmën tënde? A mund të garantosh se do të jetosh një orë më tepër për t’u penduar dhe të kërkosh falje? Shumë vajza i fajësojnë familjarët e tyre për mungesën e udhëzimit nga mënyra se si janë rritur dhe janë mësuar të vishen në mënyrë të paturpshme çka atyre ju duket normale. Ku është mendja jote bija ime e dashur kur të rritesh, edhe nëse familja jote ishte neglizhuese? Çka është e ligjshme është e qartë dhe çka është mëkat është gjithashtu e qartë. Pas kësaj dite nuk ke më arsyetime. Allahu i Plotfuqishëm thotë:” Po njeriu është dëshmitar i vetvetes .Edhe nëse i paraqet arsyetimet e veta” (Kuran,70:14-15) Bija ime e shtrenjtë! T’i shkrova këto fjalë ty në mënyrë që t’i përcjellë këto fjalë të Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem: ”Askush prej jush nuk është besimtarë i vërtetë derisa të dojë për vëllanë e tij musliman atë që e do për vete!”. Pasha Allahun e Plotfuqishëm, ia dua të mirën çdo muslimanit, mashkull qoftë, apo femër. Megjithatë, ajo çfarë pashë më zemëroi. Një pamje e turpshme. E pashë një nënë me mbulesë me vajzën e saj që ishte në rininë e saj, rreth pesëmbëdhjetave, rrobat e së cilës nuk reflektonin të jetë muslimane. Ajo ishte e veshur me një këmishë shumë të ngushtë dhe xhins të ngushtë me flokët e saj të zbuluara. Pasha Allahun e Plotfuqishëm, nëse trupi do të ishte në gjendje të fliste, do të bërtiste: ”Këto rroba po më mbysin!”. Dhe si mundet kjo mënyrë e veshjes të quhet veshje e vendit të parë? Pa qëllim e shikova atë dhe ajo e uli kokën nga turpi. Turpi dhe modestia janë të pandashme, ato janë pjesë përbërëse e psikikës së gruas. Mungesa e njërës prej tyre nënkupton që gruaja e ka humbur feminitetin e saj. Nëna ime e dashur! A e do me të vërtetë bijën tënde? A ja dëshiron lumturinë asaj në jetën e kësaj bote dhe botën tjetër? Sigurisht përgjigja jote do të jetë në afirmativ ashtu siç nuk dëshiron sigurisht ta parandalosh nga një kopsht aq i gjerë sa Qiejt dhe Toka - Xheneti, aty ku janë mirësitë që syri nuk i ka parë dhe veshi nuk i ka dëgjuar. Atëherë përse e shtyn atë në zjarr me duart e tua? Pse e zvarrit atë me ty nëpër tregje duke u vërtitur nga një vend në një vend tjetër sikur ajo të ishte vajzë komerciale apo një reklamë? Allahu i Plotfuqishëm na ruajt të gjithëve! Pse?! A e di se zjarri i jetës së kësaj bote është vetëm një pjesë e shtatëdhjetë pjesëve të Zjarrit të Xhehenemit? Gjithashtu a e di se çfarë hanë, pinë dhe veshin njerëzit e zjarrit të Xhehenemit?- Nuk është asgjë përveç se zjarr. A e di se si duket zjarri? Allahu i Plotfuqishëm thotë: “Ai nuk lë send të mbetet pa e djegur. Ai është që ua prish dhe ua nxin lëkurat.” (Kuran,74:28-29) Djeg dhe shkatërron gjithçka!Pyeti dijetarët dhe ata do të japin përgjigjen e vërtetë. Motra ime e dashur, Ke kujdes nga zemërimi i Allahut të Plotfuqishëm në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër. Ke frikë Allahun e Plotfuqishëm në lidhje me bijën tënde. Lute Allahun e Mëshirshëm për falje para se të jetë vonë. Ke kujdes motra ime e dashur sepse syri i lig i njeriut nuk ka mëshirë. Nuk ka pushtet dhe as fuqi përveç Allahut të Plotfuqishëm.


 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free