Ç'thotë Kur'ani për gruan?
Sa zhurmë ka bërë dita botërore e gruas në Evropë, Amerikë dhe shumë vende Arabe!
Shiko çka ka thënë Islami për të drejtat e gruas, për përkujdesjen dhe nderimin e saj.
Allahu ka thënë: “Edhe ato kanë aq të drejtë sa edhe obligim.” (Bekare, 228)
Allahu ka thënë: “Çoni jetë të lumtur me to!” (Nisa, 19)
Allahu ka thënë: “Dhe mos krijoni vështirësi, me qëllim qe t’ua përvetësoni ndonjë send qe ua keni dhuruar…” (Nisa, 19)
Allahu ka thënë: “Por, bëni të kënaqura (me shpërblimin tuaj) të caktuar me ligj, i pasuri sipas mundësisë së tij e i varfëri sipas mundësisë së vet, është e drejtë dhe detyrë për punëmirët.” (Bekare, 236)
Allahu ka thënë: “Le të banojnë ku banoni edhe ju, sipas mundësive tuaja, dhe mos u bëni dëm me qëllim që t’i ngushtoni.” (Talak, 6)
Allahu ka thënë: “Ndërsa atyre që keni pasur kurorë jepuni dhuratat e kurorës se tyre ashtu si e keni detyrë.” (Nisa, 24)
Allahu ka thënë: “Por edhe grave u takon një pjesë nga ajo që lënë prindërit dhe të afërmit…” (Nisa, 7)
Allahu ka thënë: “Grave u takon dhurata për atë që ato e kanë merituar.” (Nisa, 32)
Allahu ka thënë: “Jepuni nga pasuria që u ka dhënë juve Allahu.” (Nur, 33)
Allahu ka thënë: “Ato janë petk (mbulesë) për ju dhe ju jeni petk për ato.” (Bekare, 187)
Allahu ka thënë: “O populli im, tha ai Luti, ja vajzat e mia, këto janë të pastra për ju.” (Hud, 78)
Allahu ka thënë: “…e nëse bëhen të dëgjueshme ndaj jush, atëherë mos u bëni padrejtësi!” (Nisa, 34)