Jeta jote e meriton
Një djalë katërmbëdhjetë vjeçar, doli bashkë me familjen për një shëtitje detare. Pasi varka e tyre qëndroi në bregun e një deti, e gjithë familja u angazhua me përgatitjen e drekës. Ndërkohë, djali katërmbëdhjetë vjeçar, i afrohet molit duke dashur të vëzhgojë peshqit. Në një moment, ai e humbet ekuilibrin dhe bie në det. I tmerruar ai filloi të kërkojë ndihmë, por sa zhurma e detit aq dhe ajo e erës, bëri që askush nga familjarët të mos e dëgjojë. Një i moshuar që u ndodh aty, menjëherë u hodh në det që ta shpëtojë dhe në fakt ia doli mbanë. Pasi e nxori nga uji, i moshuari e mbajti adoleshentin në krahë dhe ua dorëzoi prindërve të cilët e falënderuan. Para se i moshuari të largohej, adoleshenti e kishte marrë tashmë veten dhe duke e shoqëruar, ai i puthi kokën dhe i tha:”Sinqerisht ju falënderoj me gjithë zemër! Juve më shpëtuat jetën.”Pa shtuar asnjë fjalë më shumë, i moshuari ia ktheu:”Uroj që jeta jote t’ia ketë vlejtur të shpëtohet!”
Nga kjo fjali, më lindën disa pyetje të cilat po i përmbledh si më poshtë:
Nëse ju do të ishit në vendin e këtij djaloshi, vallë a do ia vlente jeta juaj të shpëtohej?
A ndjen se ke vlerë e cila të bën të kujdesesh për veten dhe mungesa jote u shkakton humbje të tjerëve?
A ke ndonjë objektiv për të cilin jeton dhe që frikësohesh nga vdekja para se ta realizosh?
A ke ndërmend të lësh gjurmë kur të ndahesh nga kjo botë?