Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Kush e shkelmoi macen

Një burrë, punonte si sekretar i një drejtori tepër të keq, i cili nuk njihte kod etike me vartësit e tij. Një ditë, ai i thirri sekretarit, i cili brofi menjëherë dhe qëndroi përballë tij. Mandej, drejtori i ulëriu në fytyrë:”Të telefonova në zyrën tënde dhe nuk mu përgjigje. Nga bredh kështu?!”
Sekretari i tha:”Më falni por ndodhesha në zyrën përballë. Më falni!”
Drejtori gjithë inat:”Më falni më falni, nuk di fjalë tjetër ti. Merri këto dokumente dhe çoji tek sektori i mirëmbajtjes! Kthehu shpejt ë!”
I mërzitur, sekretari vajti me të shpejtë dhe dokumentet i hodhi mbi tryezën e përgjegjësit të sektorit të mirëmbajtjes. Mandej, i ulëriu në fytyrë duke i thënë:”Mos na i vono! More vesh?”
Përgjegjësi u indinjua nga këto fjalë pa edukatë të sekretarit dhe i tha:”Mirë por mund ta kërkosh në një mënyrë më të përshtatshme!”
Sekretari:”E përshtatshme apo e papërshtatshme, e rëndësishme na mbaro punë!” Pasi shkëmbyen disa fjalë pakënaqësie, sekretari u largua gjithë nerva për në zyrën e tij.
Dy orë më pas, njëri nga punonjësit në sektorin e mirëmbajtjes i tha përgjegjësit:”Më duhet të shkoj të marrë fëmijët nga shkolla dhe do të kthehem menjëherë.”
Përgjegjësi i ulëriu në fytyrë:”Ti çdo ditë largohesh nga puna.”
Punonjësi i tha:”Unë ka dhjetë vite që e bëj këtë dhe kjo është hera e parë që ju më kundërshtoni.”
Përgjegjësi i tha:”Ty të duhet një hundëlesh që ta tregojë vendin. Hajt ktheju punës tani dhe mos e zgjat!”
Punonjësi i varfër u kthye në zyrën e tij krejt i hutuar nga kjo mënyrë komunikimi. Ai u telefonoi njerëzve të afërt, me qëllim që dikush prej tyre të shkonte dhe ti marrë fëmijët nga shkolla. Sakaq, fëmijët pritën gjatë në pikën e diellit dhe askush nuk po dukej, derisa njërit prej mësuesve i erdhi keq dhe i shoqëroi gjer në shtëpi.
Pasdite vonë, punonjësi i sektorit të mirëmbajtjes u kthye në shtëpi, kësaj here gjithë nerva. Djali i tij i vogël i doli para me një lodër në duar, duke i thënë:”Babi, babi, këtë lodër ma dha mësuesi sepse...”
Por i gjori nuk arriti ta përfundojë fjalinë, sepse i ati i ulëriu në fytyrë me sa fuqi kishte:”Ik ore tek jot ëmë se më çave kokën!” Mandej e shtyu me dorë. Fëmija shpërtheu në të qara dhe vajti tek e ëma. Kotelja e tij e dashur, iu afrua dhe filloi fërkohej pas këmbëve të tij. Por djali i këputi një shkelm maces së gjorë duke e përplasur për muri.
Pyetje: Kush e qëlloi macen?
Besoj se duke buzëqeshur do të përgjigjeni:”Drejtori.” Apo jo? E vërtetë, drejtori e qëlloi, sepse ai e la tensionin e brendshëm të shpërthejë dhe shpërthyen të gjithë përreth tij.
Përse të mos i delegojmë kompetencat dhe për gjërat që nuk mund ti kryejmë, të themi me gojën plot se nuk mundemi? Nëse e lejon të shpërthejë presionin e brendshëm, dije se efektet do të përhapen edhe tek njerëz të cilët nuk kanë qenë pjesë e problemit. Ji i qartë me veten tënde, i guximshëm me të tjerët , njihi aftësitë e tua dhe përmbaju kufijve!”


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free