Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Luteni Zotin per Xhaxhain tuaj

Një njeri i ditur, kishte si fqinj një pijanec, i cili çdo ditë vinte i dehur në shtëpi. I dituri e kishte këshilluar kushedi sa herë, por atij në njërin vesh i hynin fjalët e tij, e nga veshi tjetër i dilnin.
Një ditë, gruaja e këtij personit që pinte, shkon tek shtëpia e njeriut të ditur dhe troket derën. Pasi del i dituri, ajo i tregon se burri i kishte vdekur dhe se e kërkonte që të marrë pjesë në funeralin e tij dhe të kryejë lutjet e rastit për të vdekurin.
I dituri refuzoi të shkojë e ti shkojë në funeral dhe të lutet për atë njeri të cilin se kishte parë asnjëherë esëll,
e jo më duke bërë ndonjë punë të mirë.
Po atë natë, i dituri e sheh në ëndërr fqinjin e tij që pinte. Ai shëtiste në bahçet e parajsës dhe thoshte:”Mi çoni selam filanit (për të diturin) dhe mi thoni:”Shyqyr që Zoti nuk e ka bërë hyrjen në xhenet me dëshminë e ndonjë njeriu.”
Të nesërmen, i dituri vajti tek shtëpia e fqinjit të tij dhe e pyeti të shoqen se çfarë pune të mirë bënte i shoqi kur ishte gjallë.
Ajo i tha:”Nuk di të ketë bërë ndonjë punë të mirë, veç faktit se ditën e xhuma, ai i mblidhte jetimët e lagjes, u jepte për të ngrënë e për të pirë, u përkëdhelte kokat, luante me ta dhe me lot në sy u thoshte:”Luteni Zotin për xhaxhain tuaj!” Ndoshta lutja e ndonjërit prej jetimëve i është pranuar dhe Zoti e ka falur.”
I dituri u pendua për faktin se refuzoi ti falë namazin e xhenazes dhe të marrë pjesë në funeralin e tij.
Mos i shani dhe fyeni njerëzit që bëjnë gjynahe, por lutuni për ta që Zoti ti udhëzojë në rrugën e mbarë. Po të mos na i mbulojë Zoti të metat tona, do të demaskoheshim para njerëzve. O Zot na i mbulo të metat dhe mos na demasko para njerëzve! O Zot na udhëzo në rrugën e drejtë!


 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free