Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Homoseksualiteti nuk është i lindur

Homoseksualiteti nuk është i lindur! (Ja argumentat, e disa prej gjentistëve, psikologëve dhe sociologëve, më të shquar.)

“Nuk ka asnjë provë që tregon se homoseksualiteti është gjenetik – dhe nuk ka asnjë kërkim që ta dëshmojë këtë. Vetëm media dhe shtypi dhe disa kërkues pa reputacion e thonë këtë gjë.”

Jeffrey Satinover, M.D., “Gazeta e Seksualitetit Njerëzor” 1996, p. 8.
Kërkuesit më të njohur dhe më të respektuar shkencorë, kanë mbërritur në një mendje se homoseksualizmi, nuk është i lindur, por ai është i lidhur me rrethana që kanë të bëjnë me kombinacione të faktorëve shoqërorë, psikologjikë dhe biologjikë.

Më poshtë, ja se si janë shprehur mbi këtë gjë disa prej kërkuesve më të njohur sot në botë në këtë fushë:

(1) Nga Dr. Dean Hamer, kërkues shkencor i “gjenit gay”, i cili ka qenë vetë gay dhe mbrojtës i kauzës së tyre:
“Gjenet janë hardware …, të dhëna të eksperiencës jetësore gjenden në software-in seksual në rrathët identitarë.
Unë mendoj se software-i seksual është një përzierje e gjeneve dhe e ambientit po në atë masë që software-i i kompjuterit është përzierje e asaj që është instaluar në fabrikë dhe e asaj që shtohet nga përdoruesi. Dihet që përdoruesi ka ndikim shumë të madh dhe ai shton shumëçka”.
P. Copeland and D. Hamer (1994) “Shkenca e dëshirës”. New York: Simon and Schuster.

(2) Nga psikiatri i njohur Jeffrey Satinover, M. D.:
“Si çdo sjellje tjetër komplekse dhe si çdo gjendje mendore, homoseksualiteti është… as ekskluzivisht biologjik dhe as psikologjik, por është rezultat i një përzierje faktorësh, ku predominojnë rrethanat pas lindjes (të tilla si prindërit, sjellja e motrave dhe vëllezërve dhe kultura e sjelljes)”.
J. Satinover, M.D., “Homoseksualiteti dhe Politika e të Vërtetës” (1996). Grand Rapids, MI: Baker Books.

(3) William Byne, psikiatër me doktoraturë në biologji dhe Bruce Parsons (1993) analizuan me kujdes të gjitha studimet e rëndësishme biologjike mbi homoseksualitetin. Ata nuk gjetën asgjë që të mbështesë teorinë e shkakut biologjik.
W. Byne dhe B. Parsons, “Orientimi seksual te njerëzit: Rivlerësim i teorive biologjike” Arkivat e Përgjithshme të Psikiatrisë 50, nr. 3

(4) Shkencëtarët psikiatër Friedman dhe Downey, deklarojnë se:
“një model biopsikosocial” i shpjegon më mirë shkaqet, me kombinacione të ndryshme të temperamentit dhe ambientit, ngjarje brenda këtij ambienti, të cilat drejtojnë drejt homoseksualitetit.
Ata thanë: “Pavarësisht se gjetjet e kohëve të fundit neurobiologjike sugjerojnë se homoseksualiteti është i përcaktuar gjenetikisht dhe biologjikisht, nuk ka asnjë provë shkencore për model biologjik të homoseksualitetit.”
R. Friedman, M. D. and J. Downey, M. D., Journal of Neuropsychiatry, vol. 5, No. 2, l993.

(5) Nga sociologu i famshëm Steven Goldberg, Ph. D:
“Qartësisht të gjitha faktet janë kundër argumentit se ka një faktor përcaktues fiziologjik si shkak dhe unë nuk njoh asnjë kërkues shkencor që beson se faktorë të tillë përcaktues ekzistojnë. Faktorë të tillë mund të luajnë një rol ndihmës, por jo një rol vendimtar…. Nuk njoh askënd të fushës së kërkimeve shkencore në gjenetikë dhe biologji që mbron tezën se homoseksualiteti mund të shpjegohet pa iu referuar shkaqeve shoqërore dhe të ambientit”.
S. Goldberg (1994) “Kur dëshira zëvendëson mendimin: Pse kaq shumë ajo që ti beson është e rreme?” Buffalo, New York: Prometheus Books.

(6) Një artikull mbi gjenet dhe sjelljen e tyre në revistën “Science” (“Shkenca”) thotë:
“…ndërveprimi i gjeneve dhe ambientit shoqëror është shumë më i komplikuar sesa thjesht “gjenet e dhunshme dhe gjenet inteligjente” shihen përditë në shtyp. Në të vërtetë, rivlerësimet e reja të faktorëve ambientalë janë efektet kryesore të besimit të rritur të efektit gjenetik te sjellja. Të njëjtat të dhëna që tregojnë efektin e gjeneve, gjithashtu tregojnë për influencën marramendëse të faktorëve jo-gjenetikë”.
C. Mann, “Genet dhe sjellja” Science 264:1687 (1994), pp. 1686-1689.

(7) Konkluzion i Jeffrey Satinover në “Gjeni gay”:
“Nuk ka asnjë prove që tregon se homoseksualiteti është gjenetik – dhe nuk ka asnjë kërkim që ta dëshmojë këtë. Vetëm media dhe shtypi dhe disa kërkues pa reputacion e thonë këtë gjë.”
Jeffrey Satinover, M.D., “Gazeta e Seksualitetit Njerëzor” 1996, p. 8.

(8) Shkencëtari i kërkimeve mbi trurin, Dr. Simon LeVay thotë:
“Në këtë pikë, opinioni më i përhapur (për shkakun e homoseksualitetit) është se faktorë të shumtë kanë rol të rëndësishëm dhe nuk mund të flitet për sjellje të lindur.”

(9) Shoqata Amerikane e Psikologëve thotë:
“Teori të ndryshme kanë propozuar burime të ndryshme për orientimin seksual… megjithatë shumë shkencëtarë ndajnë pikëpamjen se orientimi seksual merr trajtë për shumë njerëz në një moshë të re perms ndërveprimesh komplekse biologjike, psikologjike dhe faktorësh socialë”.
Nga libri i SHAP (Shoqata Amerikane e Psikologjisë) “Përgjigje pyetjeve tuaja mbi orientimin seksual dhe homoseksualitetin”.

(10) Organizata kombëtare PPFLAG (Prindërit dhe Shokët e Lesbikeve dhe Gay-ve) botohet një libër i përgatitur me asistencën e Dr. Clinton Anderson i Shoqatës së Psikologëve, i titulluar “Pse pyes pse?” Ai thotë:
“Deri më sot asnjë shkencëtar apo kërkues shkencor nuk ka deklaruar se gjenet mund të përcaktojnë orientimin seksual. Në rastin më të mire shkencëtarët besojnë se mund të ketë një ndikim ose komponentët gjenetikë. Asnjë sjellje njerëzore, jo vetë sjellja seksuale, nuk është e lidhur me shenjues gjenetikë… seksualiteti si çdo sjellje tjetër është padyshim i influencuar nga faktorë socialë dhe biologjikë.”

(11) Gazeta e famshme amerikane “The Boston Globe” botoi më 7 shkurt 1999 një artikull, i cili u ribotua në prill në buletinin e NARTH.
Artikulli tregonte përse homoseksualiteti nuk ishte çështje gjenesh. Shkencëtarë seriozë kishin njohur për një kohë të gjatë se homoseksualiteti nuk ishte thjesht me shkaqe gjenetike.
Por media kishte keq-përçuar shkakun gjenetik te publiku. Në artikull shkencëtarë të njohur pranojnë kufizimin e madh të teorisë “jam i lindur kështu”.
* Marrë nga NARTH, National Association for Research and
Therapy of Homosexuality
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free