Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Pse unë duhet të mbaj hixhab?

Kjo është një pyetje e mirë dhe për të ka një përgjigje të mirë. Allahu na ka urdhëruar në çdo 

 vepër që është e mirë për ne dhe na e ka ndaluar çdo vepër që është e keqe për ne. Allahu e urdhëron gruan Muslimane që të mbajë hixhab kur ajo del nga siguria e shtëpisë së saj apo në prani të njeriut të huaj. Pra, mbajtja e hixhabit është burim i një të mire të madhe për ty – grua Muslimane – për shumë  arsye. Në mesin e tyre:1. Ti e kënaq Allahun. Ti u bindesh urdhërave të Zotit tënd kur mban hixhab  dhe mund të presësh shpërblime të mëdha për këtë.2. Kjo është mbrotje e bukurisë tënde natyrore  nga Allahu. Ti je tepër e çmuar që t’i eksponohesh secilit njeri për të parë ty.3. Kjo është ruajtje e  nderit tënd nga Allahu.4. Allahu e pastron zemrën dhe mendjen tënde përmes hixhabit.5. Allahu e  zbukuron fytyrën tënde të jashtme dhe të brendshme me hixhab. Së jashtmi, hixhabi yt  reflekton çiltërsi, dëlirësi, modesti, drojë, qetësi, kënaqësi dhe bindje ndaj Zotit tënd. Së brendshmi,  ti e kultivon të njëjtën gjë. 6. Allahu e definon feminitetin tënd përmes hixhabit. Ti je grua e cila e  respekton femërinë. Allahu do që ti të respektohesh nga të tjerët, dhe ta respektosh vetveten.7. Allahu e lartëson dinjitetin tënd përmes hixhabit. Kur ndonjë i huaj shikon në ty, ai të respekton sepse sheh se ti e respekton veten tënde.8. Allahu e mbron nderin tënd 100% përmes hixhabit tënd. Meshkujt nuk  shikojnë në ty në mënyrë sensuale, ata nuk të afrohen në mënyrë sensuale, e as që të flasin në  mënyrë sensuale. Më saktë, burri të respekton dhe kjo është me vetëm një shikim të shpejtë!9. Allahu të fisnikëron përmes hixhabit.Ti je bujare, e jo e degraduar sepse je e mbuluar, e jo e zhveshur.10.  Allahu demonstron barazinë tënde si një grua Muslimane përmes hixhabit. Zoti yt të dhuron vlerë të barabartë si çiftin tënd të ngjashëm, dhe të jep një nikoqir të të drejtave dhe lirive të mrekullueshme. Ti e shfaqë pranimin tënd të këtyre drejtave unike duke e vendosur hixhabin.11. Allahu e definon rolin tënd si një grua Muslimane përmes hixhabit. Ti je dikush me detyra të rëndësishme. Ti je pasqyrim i gruas së veprës, e jo e kërkimeve të kota. Ti e shfaqë sensin tënd të orientimit dhe qëllimit përmes hixhabit tënd. Ti je dikush që  njerëzit e marrin seriozisht.12. Allahu e shprehë pavarësinë tënde përmes hixhabit. Ti deklaron  qartazi se je një rob i dëgjueshëm i Pronarit më të Madh. Ti s’do ta dëgjosh askë tjetër dhe s’do të pasosh rrugë tjetër. Ti s’je rob i ndonjë njeriu, e as rob i ndonjë populli. Ti je e lirë dhe e pavarur nga të  gjitha sistemet e bëra nga njeriu.13. Allahu të jep ty liri të lëvizjes dhe shprehjes përmes hixhabit. Ti ke  mundësi të lëvizësh dhe të komunikosh pa pasur frikë nga keqtrajtimi. Hixhabi yt të jep një vetëbesim  të veçantë.14. Allahu do që të tjerët të trajtojnë ty – një grua Muslimane – me mirësi. Dhe hixhabi sjell  trajtimet më të mira të burrave ndaj teje.15. Allahu do që bukuria jote të ruhet për vetëm një mashkull –  burrin tuaj.16. Allahu të ndihmon ty që të kënaqesh në një martesë të sukseshme përmes mbajtjes së  hixhabit. Për shkak se ti e rezervon bukurinë tënde vetëm për një njeri, dashuria e burrit tënd ndaj teje  shtohet, ai të don më shumë, të respekton më  shumë dhe të nderon më shumë. Pra, hixhabi yt i  kontribuon marëdhënies së suksesshme dhe të qëndrueshme martesore.17. Allahu sjellë paqe dhe  stabilitet në shoqëri përmes hixhabit! Po, kjo është e vërtetë. Meshkujt nuk shkaktojnë çrregullime  duke formuar marëdhënie të paligjshme sepse ti – grua Muslimane – i qetëson pasionet e tyre. Kur mashkulli të shikon ty, ai ndjehet i qetë, e jo i joshur  që të kurvërojë . . .Pra, gruaja Muslimane në hixhab është dinjitoze, jo e çnderuar, bujare, jo e degraduar, e liruar, jo e nënshtruar, e pastruar, jo e njollosur, e pavarur, jo një rob, e mbrojtur, jo e eksponuar, e respektuar, jo e përqeshur, me besim në vete, jo e pasigurt, jo një mëkatare, një perlë e ruajtur, jo një prostitutë . . .E dashura motër Muslimane! Eja drejt portave të Parajsës me ne! Përmbushi detyrat tua ndaj Allahut, vendose zbukurimin tënd – vendose hixhabin tënd, dhe garo drejt Xhenetit duke i bërë të gjitha veprat e mira. Ti duhet të pajtohesh tashmë se mbajtja e hixhabit është skajshmërisht e dobishme – edhe duhet të jetë – sepse Allahu na urdhëron vetëm në të mirën. . . “Shpërblimi i tyre është te Zoti i tyre: Kopshtet e Adnit nën të cilat rrjedhin lumenjtë ku ata do të jetojnë përgjithmonë; Allahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur me Të;


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free