Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Ja si e konsideron Feja Islame femren

Kush po i bën padrejtësi gruas?! I mbetet asaj të zgjedhë njërën prej rrugëve... Në kohën kur gruaja ishte robëreshë, ajo nuk kishte asnjë ndikim në shoqëri, përçmohej, torturohej dhe i merrej nderi pa dëshirën e saj, bile edhe varrosej për së gjalli. Në këtë gjendje të rëndë nuk kishte kush ta mbronte, ishte e vetmuar, pa forcë, pa shpresë, pa jetë. Derisa erdhi Islami dhe u shpall Kur’ani, i cili i dha forcë, i doli në ndihmë, e nderoi, e privilegjoi, i dha shpresë dhe e ktheu përsëri në jetë. Allahu i Lartësuar ka përmendur shumë dispozita për të në Kur’anin e Shenjtë, po ashtu edhe Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në fjalët e tij, madje një sure e plotë në Kur’an ka emrin Suretun Nisa ose Kapitulli i Gruas. Femra, sipas Islamit, është shtylla kryesore e shoqërisë: ajo është nënë, edukuese, këshilltare, me një fjalë ajo është gjysma e popullit, por edukon gjysmën tjetër. Për shkak të vlerës së madhe të saj, Islami i ka kushtuar kujdes të veçantë gruas, sidomos është kujdesur për ruajtjen e nderit të saj dhe të familjes së saj. Për këtë arsye, Islami i caktoi asaj llojin e veshjes, metodën e ecjes, mënyrën e të folurit, vetëm e vetëm që ta ruajë këtë margaritarë nga dhëmbët e ujqërve, të cilët nuk njohin vlera dhe nuk kanë mëshirë. Me gjithë këto dhunti dhe veçori të shumta që Islami i dha gruas, në shekullin tonë armiqtë e përbetuar të nderit dhe të gruas arritën ta përbuzin femrën edhe me shumë se ç’ishte e përbuzur para Islamit. Për fat të keq, kjo përbuzje ka kapluar edhe shumë motra muslimane që janë bërë viktimë e ujqërve të uritur, të cilët presin të gëlltisin çdo gjë. Aq nënçmim dhe padrejtësi të madhe i bënë asaj, saqë e nxorën nga shtëpia, duke bërë që fëmijët e saj t’i edukojë televizioni apo interneti, kurse ajo gjatë gjithë ditës është në punë dhe kur kthehet në shtëpi, nuk ka mundësi të qëndrojë me fëmijët e saj qoftë edhe një orë sepse nuk ka mundësi. Femra në Perëndim përdoret si reklamë për çdo gjë: nëse dëshirojnë të reklamojnë ndonjë fabrikë, do të shohësh foton e saj, nëse dëshirojnë të reklamojnë ndonjë produkt, do ta shohësh aty, madje edhe reklamimi i këpucëve nuk bëhet ndryshe vetëm se me foton e një femre pranë këpucëve. Ata nuk janë mjaftuar me këtë robëri të saj, por kanë kaluar edhe ekstremin kur e konsideruan vetë atë si një mall me të cilën bëhet shitblerje. A nuk keni dëgjuar se sa mijëra femra të reja në Perëndim dhe Evropë (dhe jo në shtetet islame) shiten me një çmim shumë të ulët për të kënaqur epshet e meshkujve të ndyrë? Pas këtij akti, ajo kthehet dhe hidhet në rrugë ashtu siç hidhen mbeturinat në kazanin e mbeturinave. A nuk janë këta të poshtër të cilët bëjnë kontrabandë me gjininë femërore, bëjnë tregti me të për interesa të tyre si të ishte një kafshë, madje si diçka edhe më e pavlerë?! Ky është realiteti i atyre që thërrasin për të drejtat e gruas dhe pretendojnë respektin dhe kujdesin ndaj saj, kurse në realitet kanë zemra ujqërish kriminelë, edhe pse mbulohen me petkun e pafajësisë dhe të fisnikërisë. Motra të nderuara! Ruajuni këtyre njerëzve të fëlliqur, ngase përmes jush ata prishin shtëpitë, shkatërrojnë lidhjet bashkëshortore, përhapin amoralitetin dhe fundosin në humnerë një popull në tërësi. Nëse te romakët e vjetër gruaja është konsideruar krijesë e fëlliqur, ndërsa te të krishterët është konsideruar djall, e cila nuk do të mund ta shijojë xhennetin kurrë, në botën perëndimore e të modernizuar nuk konsiderohet diçka më shumë sesa një lodër me të cilën mund të luajë kushdo. Atëherë, pra, përse motra muslimane vazhdon të ecë pas këtij karvani, i cili ka si pikënisje nënçmimin, shkatërrimin dhe robërimin e saj, kurse stacioni i tij i fundit është çmenduria, narkomania, vrasja dhe zjarri i xhehennemit, i cili është i ndezur fort për ato që kanë lënë urdhrat e Allahu pas shpine? Ky është dallimi mes drejtësisë që Islami i dha femrës dhe nënçmimit që i bëri asaj shoqëria njerëzore bashkëkohore. I mbetet asaj të zgjedhë njërën prej rrugëve...


 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free