Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Letër nga një i verbër

Leter nga nje person ne situate handikapi.

(simbolike e nje reflektimi mbi rendesine e integrimit)

 E di, te paren gje qe do te mendoni eshte habia sesi nje si une paskam shkruar nje leter. Do thoni qe une nuk e di se c’eshte nje leter. Do thoni une nuk di c’jane shkronjat e jo me t’i lidh bashke... Ç’nuk do te rrokullisni ne ato mendjet tuaja te shendosha! Jam kurioz te shoh syte tuaj sa do te zmadhohen ne ate cast. Do te shtyjne me force ate kufi qe ndahet me cipen e holle perreth si ne rast tensioni te forte. Jo, miqte e mi ! Askush si une nuk eshte nje loder cuditese qe here pas here shkakton impresione te tilla mosbesuese. Ju nuk me njihni. Ju nuk e dini fare se si jam une. Cfare perbindeshi mendoni se jam? Nje gjigand me koke te frikshme dhe me sy te kuq, apo me gjuhen si te gjarprit?! Une jam njeri, me koke si e juaja, me nje gjuhe qe as une as ju nuk dime si rrotullohet ne goje, me duar; po edhe une pese gishta kam ne cdo dore. Ju nuk me njihni fare. Nuk guxoni te me shihni me shume se pese sekonda te shoqeruara me nje “ i mjeri, gjynah!” dhe vetem meshironi ... ose ikni me vrap. Ju ne ato pese sekonda nuk arrini te kuptoni se une jam vertete si ju, vetem se jo per fajin tim dhe se di te kujt, nuk arrij te beje disa gjera qe ju i beni. Une edhe ju jemi si breshka me lepurin. Une eci ngadale, ju nuk me prisni kurre. Ju vraponi ... dhe harroni. Ju ecni ... une pres. Pres te eci bashke me ju, jo te me vendosni ne nje makine luksoze dhe ja ku jemi ne destinacion. Jo.

Miku im,

Une dua te eci vet. Dua vetem te me tregosh hapat dhe une do te mesoj te kap ritmin tend.

Dua te shkruaj emrin tim. Jo te ma shkruash ti. Me merr doren, me vendos gishtat rreth stilolapsit bashke me te tute dhe le te shkruajme te dy..

Dua ta hap ate dritare qe te hyje ajo rreze lozonjare e te luaje neper fytyren e trupin tim. Mos shko ti ta hapesh. Me ndihmo ta shtyj vet, ti vetem me thuaj si ta bej.

Dua te dal, zbrazetia e mureve po me ze frymen. Mos e ler deren hapur. Mbylle dhe me trego si duhet ta kap dorezen.

Dua te ha nje molle, mos i pastro per mua. Me jep nje thike, me duhet ta provoj. Mos u frikeso se do te lendohem. Ti do te jesh aty, nuk do te me ndodh asgje.

Dua te vesh ate kemishen time. Mos me trajto si manikin te me veshesh dhe te me zhveshesh. Me trego mengen, me trego si mbyllen kopsat.

Dua te bej nje limonate per nenen time. Ajo sa here vjen e lodhur nga puna pa piken e fuqise. Mos shko ta blesh per mua ne dyqan. Me thuaj sa duhet te hedh nga perberesit qe ta bej vet.

Dua te argetohem. Mos me trego televizorin. E urrej. Eshte bota pertej xhamit. Me shoqero te marrim nje akullore se bashku ne parkun e qytetit. Nese ke turp, mos rri me mua. Me ler aty mes turmes. Edhe pse ata nuk do te me perfillin fare me mjafton rremuja qe te ndjej lirine.

Dua te jem i lire. Mos me thuaj “ ti je vertet i lire, por... “ . Ka gjithmone nje “ por”. Fshije ate “ por”, zhgarravite, bej c’te duash vec mos ma thuaj me.

Dua te jem edhe une si ty. Te qesh pa frike, aq sa e qeshura ime te shpoje kupen e qiellit.

Dua te bertas, por jo te te frikesoj as ty, askend. Miku im, dua te bertas, te klith pa fund per jeten time, per nje jete me te mire.

Dua te flas, me gjithe te pathenat s’mund te dalin kurre nga goja, por ti mundohu t’i lexosh ne syte e mi, ne zemren time.

Dua te qaj, per gabimin tim qe u struka brenda vetes time pa guxuar te perplas shikimin tim me ate te botes. Vetem ula koken dhe krijova boten time gri qe erresohet me shume me qiell tavanin dhe diell kater muret e zbehta.

Dua te rilind, i njejte si jam per te rijetuar si dua une, jo si frikacak. Pa friken se te tjeret nuk me duan, kane frike nga une apo se nuk i duhem askujt.

Dua te ndjej, cdo lindje dhe perendim dielli, cdo grimce rere te ngece ne gishtat e mi, cdo dhimbje te trupit ne tentative per te arritur bregun e detit, edhe kafen e ngrohte cdo mengjes, edhe nje buzeqeshje ...

Dua te jetoj, ne cdo pike gjaku qe pershkruan qelizat e mia, edhe pse breshera do te godasin shpirtin tim, erera te furishme mund te me bejne cope e therrime. Do te jetoj. Do te jetoj me shpresen se pas kesaj do te lindin perseri diej me te ngrohte, me te bukur.

Dua te shpresoj, qe te mos jem me simbol i meshires. Te mos ndizet me drita e kuqe ne hapat e mi. Te mos me duhet te pres fundin e nje dite i mbytur ne mllef, merzi, me nje kupe te mbushur plot me dhimbje.

Dua te besoj ne dashurine e njerezve, ne endrren time per te qene me ta dhe mes tyre, per te qene une me gjithe qenien time, me mungesat e mia, me veshtiresite dhe arritjet e mia jo me i vetem por midis tyre.

Nuk eshte e lehte as per ju, as per mua. Ju nuk keni faj, as per faktin pse erdha apo u bera i tille ne kete bote. Edhe une do te doja te isha si ju megjithate edhe ju nuk jeni perfekt. Keni edhe ju problemet tuaja te vogla apo te medha. Te gjithe jemi te barabarte. Ju ndodh t’ju kap temperatura dhe s’dini c’ te beni, edhe mua. Ju ndodh te keni frikera, edhe mua. Ju ndodh te doni te kaloni oqeanin me kembe, edhe une kete dua. Vec une nuk e kam pare kurre oqeanin. As shumica prej jush. Po une as detin se di si eshte... edhe pse te gjithe me thone se eshte shume afer. He, si thua miku im, do te shkojme se bashku prane detit? Kam degjuar per jodin dhe dua ta ndjej per here te pare mbi lekuren time. Kesaj here me shoqero ti, sepse heren tjeter do te shkoj vet. Ne kete menyre te gjithe do te mesohen me pranine time. Do te eleminohem nga lista me faktoret e frikes. Nuk do te stepeni para imazhit tim, as para pozicionit tim trupor i ndryshem nga juaji, as nga duart e mia te mbledhura, te pafuqishme. Ju do te zgjoni forcen qe fle prej kohesh brenda meje.

Atehere une do te eci me mire,

Do te shkruaj emrin tim,

Do ta hap ate dritare,

Do te kapercej kufirin e deres time,

Do ta mbaj pa frike thiken ne dore,

Do ta vesh kemishen time te re,

Do ta pergatis cdo dite nje pije per nenen time,

Do te argetohem,

Do te jem i lire,

Do te bestas pa frikesuar askend,

Do te flas,

Do te qaj,

Do te rilind,

Do te ndiej,

Do te jetoj, do te shpresoj, do te besoj

Te gjitha do t’i bej, cdo cast do te luftoj...


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free