Urtesia dhe fuqia
Një ditë, qengji po kulloste bashkë me tufën e deleve dhe deshve. Teksa bridhte lart e poshtë, atij i zunë sytë se bari në qoshe të tufës ishte më i rritur dhe më i njomë. Lështu, vendosi të shkojë atje dhe të kullosë nga ai bar aq i shijshëm. Sa më tepër largohej, aq më i shijshëm i dukej bari. Por, për fatin e tij të keq, ai nuk e kishte vënë re se ishte larguar shumë nga tufa dhe ishte afruar me ujkun të cilit i shkonte goja lëng.
Kur i ishte afruar sa duhet, ujku iu hodh sipër dhe e mbërtheu me kthetrat e tij të fuqishme. Kur e kuptoi, qengji filloi ti lutej e përgjërohej, duke i thënë:”Të lutem, mos më ha tani. Barku im është i mbushur me bar të njomë. Nëse pret pak sa të tretet ajo që kam ngrënë, mishi im do të jetë shumë herë më i shijshëm.”
Ujkut iu duk ide brilante që ta lërë qengjin sa të tresë ushqimin, e mandej ta kullufisë. Eh sa i shijshëm do jetë asokohe.
Pasi priti pak, qengji i tha:”O ujk! A më lejon të kërcej dhe të hidhem përpjetë, pasi kështu ushqimi do të tretet më shpejt.”
Ujku e pranoi sugjerimin ne qengjit dhe ky i fundit filloi menjëherë të hidhej përpjetë. Ndërkohë, qengjit i lindi një ide e re dhe menjëherë e pyeti ujkun, të cilit i shkonte goja lëng e mezi po priste:”Të lutem ma hiq zilen që e kam të varur në qafë, pasi më pengon gjatë kërcimit.”
Ujku e hoqi zilen nga qafa e gjengjit dhe e hodhi mënjanë me vërtik. Zërin e ziles së hedhur, e dëgjoi bariu, i cili menjëherë nisi qentë e tij të stanit në kërkim të qengjit.
Me të dëgjuar të lehurën e qenve, ujku ia mbathi nga sytë këmbët.
Urtësia:
Zgjidhja e problemeve me rezistencë të dhunshme, që në fillim, mund të mos jetë alternativa më mirë. Ndonjëherë, lipset që të reagojmë me urtësi dhe mençuri.