Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Per Artin dhe gazetarine

  • Arti ështe pasqyrë e jetës.
    Tolstoi

    Kemi artin për të mos vdekur nga e vërteta.
    Niçe

    Arti është mënyra e njohjes së artistit me njerëzit.
    Çemisbevski

    Njeriu i përcjell njeriut mendimet me fjalë, kurs me art njerëzit u tregojnë njeri-tjetrit përjetimet e veta.
    Plehanovi

    Arti është krijuar që të përjetohet e jo të kuptohet. Andaj, çdo herë artet, kur dëshirojnë të jenë të kuptueshëm, çdoherë thonë budallallëqe.
    Drajzeri

    Në art, para së gjithash, duhet ta shikosh dhe ta kuptosh të bukurën.
    Stanisllavski

    Arti nuk mësohet, se në art nuk ka mësues.
    Tarkovski

    Arti i bukur ështe art i gjeniut. Gjenialiteti është talent që i jep artit rregulla.
    Kant

    Kryeveprat shkruhen duke mohuar gëzimet e jetës dhe veten.
    Mani

    Ka shumë raste kur krijimtaria artistike është mësuesja e vërtetë e popujve.
    Hegeli

    Arti që nuk i sherben popullit ështe vetëm argëtim i njerzve të papunë.
    Majakovski

    Të flasësh dhe të shkruash të vërtetën ështe arti më i rëndë nga të gjitha artet.
    Gorki

    Arti ka për detyrë të njohë e të shpjegojë jetën.
    Mani

    Artin duhet dashur në vete, e kurrsesi vetem në art.
    Stanisllavski

    Artisti i vërtetë duhet të jetë i lidhur ngushtësisht me natyrën, me jetën, sidomos me popullin.
    Shumani

    Artisti së pari lind veten e pastaj të pranishmit.
    Olivie

    Artisti i madh është gjithmonë një i plagosur i madh.
    Valesi

    Fantazia e artistit është realitet më i bukur se realiteti i rëndomtë.
    Ashi

    Kur artisti zbulon realitetin e ri ai s'e bën këtë për vete, ai e bën këtë për të tjerët, për të gjithë ata që duan të dinë në çfarë bote jetojnë, nga vijnë dhe ku shkojnë. Ai prodhon për bashkësinë.
    Fisheri

    Të shpjerë dritë në thellësinë e zemrës së njeriut, ja detyra e artistit.
    Shumani

    Artisti duhet të jetë i vetmuar dhe i zgjuar të vështrojë atë që sheh, duhet të flasë me vete duke zgjedhur më të mirën.
    Da Vinçi



    GAZETARIA

    Gazetaria eshtë profesion tepër interesant, por duhet të braktiset me kohë.Çerçili

    Gazetari është i vetmi shkrimtar, i cili kur merr lapsin nuk shpreson pavdekshmërinë.
    Ojeti

    Gazetaria është krijimtari në duar të shpejta.
    Arnoldi

    Gazetari i dobët nuk është filozof.
    Tuholski

    Publiku i keq dëshiron gazeta të këqija.
    Ibseni

    Lexuesit hyjnë në gazeta si në banjo të nxehta.
    Makluani

    As teologët që predikojnë në kishë, as oratorët në parlament, as profesorët në shkollë nuk kanë aq ndikim sa ka shtypi.

 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free