Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

cifutet ne kuran

 Falënderimet dhe lavdërimet janë vetëm për Allahun. Paqja, mëshira dhe bekimet janë për Muhamedin, për familjen e tij dhe për shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Jahuditë, çifutët, kanë cilësi të ndyra dhe sjellje të pandershme. Kurani dhe Suneti na tregojnë për këto, po ashtu edhe historia dëshmon për këto gjëra. Prej moralit të tyre, në formë të përgjithësuar po përmendim: mendjemadhësinë, urrejtjen, zullumin, mbulimin  së vërtetës, falsifikimin e fjalës, tradhtinë, mashtrimin, injorimin e të tjerëve, të qenët ngatërrestarë, nxitës të luftërave, mashtrues, zemërshtrënguar, përhapës të imoralitetit, ngrënës të kamatës etj..

Të nderuar muslimanë!

Në vazhdim do t'i referohemi Librit të Allahut mbi jahuditë – çifutët dhe gjendja e tyre gjatë historisë, i rrëfen Allahu i Lartësuar Muhamedit që të marr mësim. Po këto, mësime le të jenë edhe për muslimanët, në ditët e sotme. Në vazhdim po shkëpusim disa cilësi të tyre:

    Kufri (mohimi)

Allahu i Lartësuar thotë: “Ne i kaluam bijtë e Izraelit përtej detit, ku ndeshën një popull që adhuronin idhujt e vet. Ata i thanë Musait: “Na bëj edhe neve një zot, ashtu si kanë ata zota”. Musai tha: “Ju qenkeni vërtet një popull i paditur!”1

Izraelitët ishin të nderuar me të Dërguarin e Allahut, Musain alejhis-selam, i cili u mësonte besimin e drejtë në Krijuesin e vetëm e të pashoq, por këta, kur e kaluan detin dhe panë një popull duke adhuruar idhujt, kërkuan nga Musai alejhis-selam që edhe ata të kenë idhuj. Kjo tregon për idhujtarinë e tyre të flaktë. Kjo ishte e papranueshme nga Musai alejhis-selam. Por kur ai mungoi për dyzet ditë, çifutët menjëherë filluan të adhuronin një viç. Kështu ata mohuan Allahun e Lartësuar.

Të lexojmë po ashtu edhe fjalët e Allahut: “A nuk i ke parë ata që u është dhënë një pjesë e Librit? Besojnë në idhuj dhe hyjni të rreme dhe thonë për jobesimtarët: “Këta janë në rrugë më të drejtë se ata që besojnë. Këta janë ata që i ka mallkuar Allahu dhe atij që e mallkon Allahu nuk do t’i gjendet ndihmues.”2

    Dyshimi në Allahun e Lartësuar dhe argumentet e Tij

Jahuditë pa asnjë turp kërkuan nga Musai që t’u bëjë të mundur ta shohin Allahun. Lexoni fjalët e Tij: “Ithtarët e Librit kërkojnë prej teje (o Muhamed) që t’u zbresësh një libër prej qiellit. Në fakt, ata i kërkuan Musait diçka edhe më të madhe (duke i thënë): “Na e trego Allahun haptazi!” Atëherë i shkatërroi rrufeja, për shkak të poshtërsisë që bënë.”3

    Falsifikimi i Librit të Allahut

Jahuditë falsifikuan Tevratin për dëshirat dhe epshet e veta dhe kështu bënë gënjeshtra kundrejt Allahut të Lartësuar. Allahu i Lartësuar thotë:
“Vërtet shpresoni ju (besimtarë) se ata (hebrenjtë) do t’ju besonin ju, ndërkohë që disa prej tyre i dëgjonin fjalët e Allahut dhe, pasi i kuptonin, me vetëdije i shtrembëronin ato?!”4

    Mohimi i dhuntive të Allahut të Lartësuar

Allahu i nderoi jahuditë me dhunti dhe të mira të shumta, por ata përsëri ishin mohues të begative të shumta. Allahu i Lartësuar na tregon:
“Kujtoni kur i thatë: “O Musa! Ne nuk mund të kënaqemi vetëm me një lloj ushqimi, prandaj lutju për ne Zotit tënd të na dhurojë nga ato që jep toka: perime, tranguj, thjerrëza, qepë dhe hudhra!” Ai ju tha: “Vërtet doni të ndërroni atë që është më e mirë me atë që është më e dobët?!”5

    I vrisnin të dërguarit e Allahut, Profetët

 Si vrasës Profetësh nuk është cilësuar asnjë popull përveç çifutëve. Allahu i Lartësuar thotë: “Sa herë që ndonjë i dërguar ju sillte atë që nuk ju pëlqente, ju kapardiseshit, prandaj disa i quajtët gënjeshtarë e disa i vratë.”6

    Urrejtje dhe armiqësi me gjuhë ndaj të Dërguarve të Allahut

Ata nuk u kursyen duke shpifur edhe gënjeshtra kundrejt Isait dhe Merjemes. Allahu i Lartësuar thotë: “...për shkak të shpifjeve të mëdha që thanë kundër Merjemes dhe për fjalët e tyre: “Ne e vramë Mesihun – Isain, të birin e Merjemes, të Dërguarin e Allahut”. Por, ata as e vranë, as e kryqëzuan, por ashtu u është dukur.”7

    Mosurdhërimi në të mirë dhe mosndalimi nga e keqja

Allahu i Lartësuar thotë: “...dhe nuk e ndalonin njëri-tjetrin të bënin vepra të këqija. Eh, sa të shëmtuara ishin veprat që bënin ata!”8

    Ngrënës të kamatës

Jahuditë e lejuan kamatën, edhe pse në librin e tyre është e ndaluar. Gjithashtu lejuan edhe uzurpimin e pasurisë me pa të drejtë, sidomos të muslimanëve.

“Ne ua ndaluam atyre disa ushqime të mira, të cilat ishin të lejuara për ta, për shkak të prapësive që bënë, për shkak se ata pengonin shumë njerëz nga udha e Allahut, për shkak se merrnin kamatë, megjithëse kjo ishte e ndaluar për ta dhe për shkak se përvetësonin padrejtësisht pasurinë e njerëzve. Jobesimtarëve midis tyre, Ne u kemi përgatitur një dënim të dhembshëm.”9

    Armiqësia e ashpër ndaj muslimanëve

 Jahuditë gjatë periudhave të ndryshme historike shfaqën armiqësi të ashpër ndaj muslimanëve. Allahu na tregon në Kuran:

“Me siguri do të vëresh se armiqtë më të ashpër të besimtarëve janë hebrenjtë dhe idhujtarët..”10

    Dëshira dhe lakmia për gjynahe dhe armiqësi

Allahu i Lartësuar thotë: “Ti i sheh shumë nga ata që nxitojnë drejt gjynaheve, armiqësisë.”11

    Shpifja ndaj Allahut

 Popull i cili nuk tregoi edukatë edhe ndaj Allahut të Lartësuar, duke e cilësuar edhe me cilësi të këqija:

“Hebrenjtë thonë: “Dora e Allahut është e shtrënguar.”12

    Të pabesë dhe tradhtarë të amanetit

 Veçanërisht ndaj muslimanëve, pasi amanetin e konsiderojnë si obligim vetëm ndaj jahudive. Allahu i Lartësuar na tregon:

“Ka nga ata ithtarë të Librit, që sikur t’u besosh një barrë të tërë ari, do t’jua kthejnë, por ka edhe të atillë që, nëse u jep në besim, qoftë edhe një dinar, nuk ta kthejnë, veçse nëse nuk u ndahesh. Kjo është kështu, ngase ata thonë: “Ne nuk kemi ndonjë detyrim ndaj analfabetëve (arabë)”. Ata flasin gënjeshtra për Allahun me vetëdije.”13

“A thua çdoherë që japin ndonjë premtim, disa prej tyre e flakin tej atë? Jo, por shumica e tyre nuk besojnë.”14

“Nëse ke frikë se ndonjë fis e thyen besën, edhe ti prishja marrëveshjen me të njëjtën mënyrë, sepse Allahu nuk i do ata që tradhtojnë.”15

    Dorështrënguar dhe koprracë tej mase

Allahu i Lartësuar thotë: “A do të kenë ata (çifutët) ndonjë pjesë të pushtetit? Nëse është kështu, ata (çifutët) nuk do t’u jepnin njerëzve as sa puçërza e bërthamës.”16

“Ata që bëhen koprracë me të mirat që ua ka dhënë Allahu, kurrsesi të mos mendojnë se kështu është më mirë për ta! Jo, kjo është më keq për ata! Ajo që kanë grumbulluar do t’u ngarkohet atyre në qafë Ditën e Kiametit. E Allahut është trashëgimia e qiejve dhe e Tokës dhe Allahu e di mirë ç’punoni ju.”17

    Hipokritë dhe dyfytyrësha

Allahu i Lartësuar thotë: “Kur takohen me besimtarët, ata thonë: “Ne besojmë”, e kur ngelin vetëm me njëri-tjetrin, ata thonë: “A u tregoni atyre, atë që ua ka shpallur Allahu (në Teurat), për ta përdorur si argument kundër jush te Zoti juaj? A nuk po mendoni?”18

Këto janë fjalët e Allahut, të vërteta. Ti kujtojmë vazhdimisht dhe të marrim mësime dhe kështu të rizgjohemi nga gjumi i thellë.

Allahu im, na vetëdijeso dhe na oriento në rrugë të mbarë!  


Hytbja e dytë


Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Të nderuar besimtarë!

Që kur u dërgua Muhamedi, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, për  ta komunikuar Islamin, jahuditë filluan të përgatitin kurthe kundër  Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, edhe pse e dinin të vërtetën dhe kishin fakte për dërgimin e Profetit dhe madje e pritnin këtë. Ata tentuan ta vrisnin Muhamedin, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, ta helmonin, i bënë magji dhe madje futën edhe flakën e përçarjes mes fisit Evs dhe Hazrexh.

Jahuditë erdhën te Muhamedi, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, me pyetje të ndryshme dhe kërkuan që të zbresë libri nga qielli:

“Ithtarët e Librit kërkojnë prej teje (o Muhamed) që t’u zbresësh një libër prej qiellit. Në fakt, ata i kërkuan Musait diçka edhe më të madhe (duke i thënë): “Na e trego Allahun haptazi!” Atëherë i shkatërroi rrufeja, për shkak të poshtërsisë që bënë.”19

Po të shfletojmë historinë, do të shohim se jahuditë kanë pasur gisht në çdo ngatërresë dhe luftë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi. Po kështu, edhe sot e kësaj dita ata vazhdojnë të ndjekin rrugën e të parëve të tyre për përçarje dhe urrejtje ndaj muslimanëve.

Qëllimet dhe synimet e tyre janë pa kufi. Ata planifikojnë për të pasur nën kontroll botën nën perandorinë e ashtuquajtur “çifute”, me qendër në Kuds. Mos të harrojmë se ata realizuan disa qëllime për shkak të dobësisë së muslimanëve. Synimet e jahudive po i përmbledhim si vijon:
- themelimi i mbretërisë çifute me qendër në Kuds
- shtrirja e sundimit në tërë botën duke i detyruar që të tjerët të jenë në shërbim të “popullit të zgjedhur” çifut.
- eliminimi nga faqja e dheut e muslimanëve dhe shkatërrimi i popujve nëpërmjet mjeteve të ndryshme, si: kamata, mashtrimi, rrena, tradhtia.

Jahuditë për të realizuar qëllimet e veta kanë projekte të studiuara mirë dhe janë të angazhuar në disa rrafshe
- duke futur flakën e përçajes mes popujve dhe pushtetarëve;
- duke përdorur dhunën dhe terrorin mbi popuj dhe pushtete;
- duke shfrytëzuar mjetet e informimit për prishjen e moralit të popujve dhe ndikimin politik nëpërmjet tyre;
- duke zotëruar ekonominë botërore duke qenë pronarë të kompanive dhe bankave të mëdha.

O robër të Allahut!

Po jetojmë në një kohë ku askush prej nesh nuk e di se cilës ngjarje dhe ndodhi duhet t’i japë përparësi, cilës dhimbje t’i japë prioritet për shkak të dhimbjeve, tragjedive, masakrave të shumta që po ngjajnë sot në botë kundër muslimanëve. Ngjarje e përgjakshme dhe e tmerrshme mbetet përsëri rasti i rëndë, tronditës dhe tragjik që po ndodh në Gazë. Palestina është çështje parësore për të gjithë muslimanët e botës, të cilët nuk duhet ta harrojnë asnjëherë. Palestina, kibleja e parë e myslimanëve, xhamia e shenjtë Kudsi dhe vendi i Israsë së Muhamedit.

Populli palestinez prej shtatëdhjetë vitesh jeton nën okupim, vendbanimet e tyre janë kampet dhe çadrat e improvizuara. Miliona palestinezë jetojnë nën persekutim dhe të shkapërderdhur, nën frikë dhe torturë, mbytje dhe masakrim. Derdhet gjaku i të pafajshmëve, i të pambrojturve, i grave, i fëmijëve. Vritet e tërë familja, nuk mbetet asnjë anëtar i familjes; para syve babai sheh t’i vriten katër fëmijët e vegjël, në anën tjetër gruaja e masakruar. Kjo luftë barbare nuk po i lëkund aspak ndjenjat e atyre që kanë fuqinë dhe mundësinë e pengimit të masakrës barbare çifute.

Të nderuar muslimanë!

Të solidarizohemi me vëllezërit tanë në Gazë me duatë dhe lutjet tona gjatë namazeve ditore dhe vullnetare. Të ngrihemi në kohën kur Allahu i Lartësuar zbret në qiellin e kësaj bote dhe kërkon lutësit që i luten Atij. Mos të kursehemi në lutjet (duatë) tona, vëllezërit tanë kanë nevojë për ne që të kontribuojmë me mundësitë që kemi.

E lusim Allahun e Lartësuar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të larta që t’i forcojë vëllezërit tanë në Gazë!
Allahu im! Ndihmoje Islamin dhe muslimanët në luftë kundër popullit të mallkuar!
Allahu im! Forcoji vëllezërit tanë në Gazë dhe qetësoji shpirtrat e tyre!
Allahu im! Shkatërroji dhe dobësoji armiqtë e Tu dhe të Islamit, o i Gjithëfuqishëm!
Allahu im! Udhëzoji dhe vetëdijesoji muslimanët në ndihmë ndaj vëllezërve të tyre!
Allahu im! Ti je i Gjallë përgjithmonë dhe Mbikëqyrës i çdo gjëje, të lutemi ta përmirësosh gjendjen e muslimanëve kudo që janë!
Allahu im! Mos i ligështo dhe dobëso vëllezërit tanë në Gazë, bëji të fortë dhe të qëndrueshëm me Fuqinë Tënde, o i Gjithëfuqishëm!

Allahu i Lartësuar urdhëron dhe thotë:  “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.”

 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free