Bashkëshortja e verbër, e shurdhët, memece dhe e gjymtë
Thabit ibn Ibrahim ishte një njeri i mirë, dhe një ditë ishte duke ecur në rrugë, dhe një mollë ra nga pema e një kopshti, e morri ate dhe e ngrëni gjysmën e saj. E ndërkohë ju kujtua se ajo nuk është prej pasurisë së tij, atëherë hyri në kopsht dhe aty e takoi një njeri e i tha: Unë e ngrëna gjysmën e mollës, a po ma fal mua gabimin, dhe ja gjysmën tjetër?! E ai i tha: Unë nuk e posedojë faljen për te! Sepse kopshti nuk është pasuria ime, por e zotëriut tim, unë jam vetëm shërbëtor në këtë kopsht.Thabiti i tha: E ku është pronari i saj që të shkojë tek ai dhe të kërkojë prej tij falje?
Ai i tha:Për të arritë deri tek ai duhet të udhëtosh një ditë e një natë.
E ai i tha: Do të shkoj tek ai sa do me qenë larg sepse Pejgamberi a.s. ka thënë:
“Zjarri do ta djegë një trup i cili rritet (ushqehet) me haram“. Pastaj shkoi te pronari i kopshtit, dhe i trokiti në derë, e ai ia hapi derën. Pasi që e përshëndeti ate me selam kërkoi prej tij që t’ia fal,për gjysën e mollës që e kishte ngrënë, dhe ja gjysën tjetër i tha.
Kurse pronari i koshtit e shiqoi njëherë dhe i tha: Unë nuk ta fali ty gabimin përveçse me një kusht!
E Thabiti i tha: E çka është ai kusht? Ai tha: Që ta martosh vajzën time.
Thabiti u gëzua që ai pranoi që t’ia fal gabimin.
Por ai i tregoi se vajza ishte e verbër, e shurdhër, memece dhe e gjymtë.
Thabiti tha: Po e pranoj martesën me te. Dhe do të bëjë nëpërmjet saj tregëti me Zotin tim.
Do ti shërbej asaj. Pastaj erdhi te prindi i saj me dy dëshmitarë për të bërë kurorën e martesës.
Dhe pas kësaj e merr në shtëpinë e vet dhe pasi hyri me te në dhomë, Thabiti në vete mendoi e tha: unë do ta përshëndes ate me selam,edhe pse unë e di se ajo është e shurdhër, por melaqet do të ma kthejnë selamin. I dha asaj selam.
E ajo ia ktheu selamin, dhe ia shtriu dorën e saj! E ai i habitur, në vete tha se çka ndodhi?! E ktheu selamin dhe ajo e shurdhët?!
E shtriu dorën dhe ajo e gjymtë dhe nuk sheh?!
Do të thotë se nuk qenka e verbër!
Atëherë i tha asaj: Prindi yt më tregoj se ti je e verbër, e shurdhër, memece dhe e gjymtë, e unë nuk po shoh në ty ate që më ka lajmëruar babai ytë.
E ajo iu përgjigj: Babai im të ka lajmëruar se unë jam e verbër,po, ajo është e vërtetë, por unë jam e verbër ndaj haramit (të ndaluarës), sepse syri im nuk shiqon në ate që e ka ndaluar Allahu xh.sh. E shurdhët nga çdo gjë që nuk është i kënaqur Allahu xh.sh. me te. Memece, sepse gjuha ime nuk lëviz përveçse kur e përmend Allahun xh.sh.. E gjymtë , sepse këmba ime nuk shkel në ate çka Allahu xh.sh hidhërohet. Thabiti shiqoi fytyrën e saj, e ajo sikur të ishte hëna katëmbëdhjetshe nga bukuria e saj.Kështu ai vazhdoi jetën me te dhe Allahu xh.sh. i furnizoi me një fëmijë prej të cilit toka u mbush përplotë me dituri, mirësi, sjellje, moral etj. Ai ishte Hoxha i madh, fekihu i njohur Ebu Hanife, Nu’man ibn Thabit ibn Ibrahim. Ah, sikur ummeti sot të posedojë kësi besimtarë e besimtare.