Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

sulltani i ibrigeve

Një burrë kishte si profesion të kujdesej për ibrikët pranë një banjoje publike portative. Ai sigurohej që ibrikët të qëndronin të mbushur me ujë, për tu plotësuar nevojat njerëzve gjatë përdorimit të banjos. Me të përfunduar, përdoruesit i kthenin ibrikët sërish tek vendi, e i ngarkuari me këtë përgjegjësi i mbushte sërish me ujë. Një ditë, vjen një person i cili dukej qartë se nxiton, rrëmben një ibrik dhe niset me hov drejt banjos. Menjëherë përgjegjësi i ibrikëve i thërret dhe e urdhëron të kthehet në çast. Burri u kthye po me nxitim dhe përgjegjësi e urdhëroi me zë të ashpër që ta kthejë ibrikun aty ku e kishte marrë dhe në vend të tij, të marrë ibrikun tjetër.
I çuditur, burri e pyeti:”E përse më ktheve nga rruga thjesht për të ndërruar ibrikun?”
Përgjegjësi i ibrikëve iu përgjigj:”Po sikur të mos bëj këtë, çfarë tjetër të bëj?!”
Duket qartë që përgjegjësi i ibrikëve vuan nga inferioriteti dhe do të duket i rëndësishëm. Ai kërkon tu thotë njerëzve se ka gjithçka në kontroll, nxjerr urdhra e jep komanda. Kjo, edhe pse natyra e punës së tij nuk ia kërkon kompleksitete të tilla.
Problemi është se ai do të bëhet sulltan ibrikësh. Sulltanë të tillë ibrikëshs kemi me shumicë mes nesh. Ata i gjen në ministri të ndryshme, në administratë, universitete, shkolla, aeroporte etj... Ata i gjen kudo, mjafton të kesh një punë për të mbaruar në institucionet shtetërore dhe kupton se të ngec sharra në gozhdë pikërisht tek sulltani i ibrikëve. Me gjithë pompozitet ai fryhet si gjel dhe të thotë:”Lëri dokumentet këtu tek unë dhe hajde pas dy orësh ti marrësh!” Mandej i vë në një syrtar të vjetër në pritje, edhe pse për përfundimin e kësaj detyre nuk lipsen veçse disa minuta. Por si do i japë rëndësi vetes nëse nuk bën pirgje me dokumente përreth tij? Njerëz të tillë vuajnë nga kompleksi i inferioritetit, i mungesës së fuqisë dhe pushtetit, duke dashur të bëjë zap njerëzit. Kultura e sulltanit të ibrikëve është e shtrirë edhe në rang drejtorësh, ministrash, përfaqësuesish etj... të cilët i besojnë fuqishëm parimit të imponimit, kontrollit të gjithçkaje, ashpërsisë, zymtësisë, kompleksimit të gjërave dhe centralizimit. Me këtë, ata duan të hiqen para teje si të rëndësishë dhe superiorë. Të mjerët! Se kuptojnë se rëndësinë dhe epërsinë ua ka dhënë ajo copë dërrase që quhet karrike, mbi të cilën qëndrojnë ulur gjatë orarit të punës. Nuk kanë asnjë komponent tjetër që tu falë autoritet dhe epërsi.
Shkurt, të shkosh në institucionet shtetërore sot, do të thotë të kesh të bësh me sulltanët e ibrikëve. Administrata shtetërore është shndërruar në një burim dhe kullotë për shtimin e kësaj specieje të çuditshme të cilën ne e kemi emërtuar me sulltan ibrikësh.
Në një thënie profetike të transmetuar nga imam Ahmedi, thuhe se i dërguari i Zotit a.s është lutur:”O Zot! Kushdo që e trajton me zemërbutësi umetin tim, edhe Ti trajtoje me zemërbutësi! E kushdo që e trajton umetin tim me ashpërsi, tregohu i ashpër edhe Ti me të!”
Është tepër e çuditshme tendenca e shumë njerëzve për t’ua nxirrë jetën robërve të Zotit në çdo gjë të madhe dhe të vogël.

Perzgjodhi: Elmaz Fida


 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free