Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Krijimi nga tymi i nxehte

Fotografia paraqet Big Bang-un, i cili tregoi edhe njëherë se Allahu krijoi gjithësinë nga asgjëja. Big Bang-u është një teori që është vërtetuar me dëshmi shkencore. Megjithëse disa shkencëtarë u përpoqën të avancojnë argumentet kundër Big Bang-ut, provat shkencore kanë bërë që teoria e Big Bang-ut të jetë plotësisht e pranuar nga komuniteti shkencorë. Shkencëtarët sot janë në gjendje të vrojtojnë formimin e yjeve nga retë e gazit të nxehtë. Formimi nga një masë e ngrohtë e gazit vlen edhe për krijimin e gjithësisë. Krijimi i gjithësisë, siç përshkruhet në Kur’an, konfirmon këtë zbulim shkencor në ajetin vijues: Ai që në të vuri kodra të forta, ia shtoi të mirat asaj dhe brenda katër ditëve të plota caktoi të gjitha kushtet për të jetuar në të. Pra, për ata që pyesin (për kohën e krijimit të saj)" Mandej e mësyu qiellin (krijimin e qiellit) e ai ishte tym (mjegullinë që ishte si materie e parë) dhe atij e edhe tokës i tha: "Qasuni urdhërit Tim me dëshirë ose me dhunë!" Ato të dyja thanë: "Po i qasemi me dëshirë!” (Kur'an, 41:10-11) Fjala Arabe për “tym” në ajetin e mësipërm është “dukhanun”, e cila përshkruan tymin e nxehtë kozmik në fjalë. Kjo fjalë në Kur’an e përshkruan këtë tym me shumë saktësi sepse ajo është një trup i ngrohtë i gazit që përmban grimca të lëvizshme të lidhura me substanca të ngurta. Këtu Kur’ani ka përdorur fjalën më të përshtatshme nga gjuha Arabe për të përshkruar shfaqjen e kësaj faze të gjithësisë. Le të vëjmë re se vetëm në shekullin e 20 shkencëtarët kanë zbuluar se gjithësia u shfaq nga një gaz i nxehtë në formën e tymit. 5 Fakti që një informacion i tillë rreth krijimit të gjithësisë është dhënë në Kur’an është asgjë më pak se një mrekulli e Kur’anit.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free