Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Kuptimi i demokracise ne Islam

Bismilahi Rrahmani Rrahim
Kam dëgjuar se fjala demokraci është e marrur nga Islami, a është kjo e vërtetë? Dhe cili është vendimi i islamit ndaj demokracisë? Elhamdulilah: E para: Fjala Demokraci nuk është fjalë arabe por është e marrur nga greqishtja dhe përbëhet nga dy fjalë: E para: Demo - Popull dhe E dyta: Kratia - Gjykim Dhe kuptimi del se: Gjykimi i takon popullit. E dyta: Demokracia është një ligj që e kundërshton Islamin, për arsye se bën që gjykimi ti takon popullit, apo ata që i quajnë deputet e parlamentit të cilët nuk gjykojnë më ligjin e Allahut të Lartësuar, por me gjykimin e popullit dhe tek këta vendosja e ligjeve nuk bëhet me atë se a është e për të mirën e popullit një ligj por bëhet me shumicën kështu që ajo në të cilën pajtohen shumica dalin ligjet që duhet ti zbatoj populli edhe nëse këto ligje janë në kundërshtim me natyrshmërinë e njeriut, fesë, logjikes. Në këtë demokraci ndalohet martesa me më shumë se një grua ndërsa nëse bën prostuticion me 200 gra nuk është e ndaluar, lejohet homoseksualizmi, kamata, ndryshimi i dispozitave të sheriatit, lejimi i prostitucionit, pirja e alkoolit dhe me këtë demokraci luftohet Islami dhe luftohen ata që kapen për Islamin. Allahu i Lartësuar ka treguar në librin e Tij se gjykimi i takon vetëm Atij, dhe se Ai është me i miri Gjykues dhe ka ndaluar që dikush ta shoqëron atë në gjykimin e Tij dhe ka treguar se askush nuk gjykon me mirë se Ai. Allahu i Lartësuar ka thënë: Pra i tërë gjykimi është në duart e All-llahut, të lartit, të madhëruarit! (Gafir 12) dhe ka thënë Allahu i Lartësuar: Ata që ju adhuroni përveç All-llahut, nuk janë tjetër vetëm se emra që i pagëzuat ju dhe prindërit tuaj. All-llahu nuk shpalli ndonjë fakt për ta, vendimi (në çështjen e adhurimit) nuk i takon kujt, pos All-llahut, e Ai urdhëroi të mos adhuroni tjetër vetëm Atë. Kjo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë. (Jusuf 40) Dhe ka thënë Allahu i Lartësuar: A nuk është All-llahu më i urti i gjykuesve? (Tin Dhe ka thënë Allahu i Lartësuar: Thuaj: “All-llahu e di më së miri sa kanë ndejur, Atij i takon fshehtësia e qiejve dhe e tokës. Cfarë (i çuditshëm) është të pamurit e Tij dhe çfarë është të dëgjuarit e Tij! Pos Tij ata (njerëzit) nuk kanë ndihmëtarë. Në vendimin e Tij nuk mund t’i përzihet askush. (Kehf 26) Dhe ka thënë Allahu i Lartësuar: A thua mos po kërkojnë gjykimin e kohës së injorancës, po për një popull që bindshëm beson, a ka gjykim më i mirë se ai i All-llahut? (Maide 50) Allahu Fuqiplotë është Krijuesi i të gjitha krijesave, Ai e dinë së çfarë iu duhet dhe nevojitet atyre dhe çfarë nuk iu duhet dhe nevojitet atyre prej ligjeve dhe dispozitave, kurse njerëzit dallojnë në mençurin e tyre, në moral dhe tradita, njerëzit janë të paditur çfarë iu nevojitet atyre me gjithë respektin e tyre që kanë nga dituria për përmirësimin e të tjerëve dhe për këtë arsye shoqëritë të cilat kanë zgjedhur gjykimin e demokracisë dhe neneve nuk iu është parë asnjëherë e mirë por vetëm shkatërrim, shthurje të moralit dhe shoqëri të prishura. Këto nene të demokracisë ndërhyn nëpër shoqëri vetëm për ti mashtruar njerëzit dhe gjykues i vërtetë është kryetari i shtetit dhe bashkëpunëtorët e tij kurse populli është i mundur, i shtypur nen urdhëratë e tyre. S`ka pik dyshimi se demokracia është një lloj i shirkut të madh në këtë kohë, sepse ajo thërret në: Bindje ndaj saj, nënshtrim dhe gjykimin e saj dhe e merr atë (pozite) që i takon vetëm Krijuesit të Lartësuar dhe të drejtën e Allahut në gjykim dhe këtë e bën prej të drejtave të krijesave. Allahu i Lartësuar thotë: Ata që ju adhuroni përveç All-llahut, nuk janë tjetër vetëm se emra që i pagëzuat ju dhe prindërit tuaj. All-llahu nuk shpalli ndonjë fakt për ta, vendimi (në çështjen e adhurimit) nuk i takon kujt, pos All-llahut, e Ai urdhëroi të mos adhuroni tjetër vetëm Atë. Kjo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë. (Jusuf 40) Dhe thotë Allahu i Lartësuar: Ai është më i miri i gjykatësve. (En`am 57) Shumë njerëzi mendojnë se fjala ’’Demokraci: d.m.th. - Liri e të shprehurit! Ky mendim është i prishur edhe pse kjo është një nga frazat e demokracisë.’’ Me lirin e të shprehurit në demokraci kuptojmë: Liria e besimit, liria e shthurjes së moralit, liria e shprehjes së mendimit, të gjitha këto kanë dëme në shoqërinë islame derisa arriti çështja në sharjen e Pejgamberit - salAllahu alejhi ve selem- dhe mohimin e shpalljes së tij, sharja e Kur`anit dhe Sahabeve duke thënë se kjo është ’’liri e të shprehurit’’ me këtë demokraci u lejua: Lakuriqësia, udhëtimet e kota, përhapja e fotove dhe filmave të fëlliqur me argument se kjo është ’’liri e të shprehurit’’ dhe kështu gjatë një periudhe të gjatë e cila e tëra ishte në shkatërrimin e Ummetit islam nga ana e moralit dhe fesë së tyre. Nëse këta janë thirrësit në ‘’lirin e shprehjes’’ pse atëherë nuk i lënë popullin musliman që ta zgjedhin jetën dhe fenë e tyre? Pse ata u ngritën të gjithë për okupimin e vendeve të tyre? Pse ata shpenzuan me miliarda për ndryshimin e fesë dhe besimit të tyre? Ku janë këto ‘’Liri” të tyre kur Italianet i therrën popullin e Libisë, pastaj populli Francës i therri popullin e Algjerisë, pastaj populli Britanez e therri popullin e Egjiptit dhe ajo që po ndodh sot nga vrasja, dhunimi dhe ekzekutimi nga ana e popullit Amerikan ndaj popullit Afgan dhe Irakian?! Pas gjithë kësaj themi: S`ka dyshim se ajo me të cilën ka ardhur feja jonë Islame ka vetëm mirësi dhe përmirësim për jetën e njerëzve; ku feja jonë e ndalon gruan nga zhveshja apo i ndalon njerëzit nga pirja e alkoolit apo ngrënies së mishit të derrit etj. Në të gjitha këto ka hajr dhe mirësi të shumta për trupat e njerëzve, mendjet e tyre, jetën e tyre, mirëpo njerëzve nëse ju vie ndonjë ndalesë nga çështjet e fesë i refuzojnë kurse thonë “dëgjuam dhe respektuam’’ nëse iu vie atyre ndonjë çështje nga ndonjë njëri apo ndonjë demokraci apo ndonjë nen !.. Allahu na ruajt. Pasi që i mësuam këto obligohet për të gjithë muslimanet që të krenohen me fenë e tyre, të binden në dispozitat e Zotit të tyre se vetëm ato ua përmirësojnë atyre këtë botë dhe boten tjetër dhe të largohen nga çdo demokraci, nenë, ligj dhe rregull që e kundërshton sheriatin - ligjin e Allahut. Dhe është obligim për të gjithë muslimanet që të kapen fort me sheriatin e Allahut të Lartësuar në të gjitha çështjet e tyre dhe le ta din gjithsecili se: Nuk lejohet askush me ndërtua ndonjë rregull apo metodologji që nuk ka baza në Islam dhe duhet që të gjithë ne të jemi të kënaqur se Allahu është Zoti jonë, Muhamedi -salAllahu alejhi ve selem- është i Dërguari jonë dhe Islami është feja jonë, obligohet për muslimanet që ti respektojnë dispozitat e sheriatit dhe ta pasojnë sunnetin e Pejgamberit -salAllahu alejhi ve selem-. E lusim Allahun që të na bën krenar me Islamin tonë dhe t`ua kthen kurthet pabesimtarëve. Allahu e dinë më së miri.


 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free