Lapsi dhe goma
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!Një gomë e vogël e fillon bisedën duke i dhënë selam (përshëndetur) një lapsi të bukur.
Goma: miku im si jeni?
Lapsi: nuk jam miku juaj!
Goma: përse?
Lapsi: sepse unë të urrejë.
Goma: përse më urren?
Lapsi: sepse atë që unë e shkruaj ti e fshinë, e shlyen.
Goma: unë i shlyej vetëm gabimet.
Lapsi: atëherë ti çfarë pune ke?
Goma: unë jam gomë dhe kjo është puna ime.
Lapsi: kjo nuk është punë.
Goma: puna ime është e dobishme, po ashtu sikur puna juaj.
Lapsi: gabon shumë dhe je e mashtruar.
Goma: pse?
Lapsi: sepse ai i cili shkruan është më i mirë se ai që shlyen.
Goma: (shprehet) shlyerja e gabimit është sikur ta shkruash të saktën.
Lapsi: (heshti për pak çaste, ngriti kokën dhe tha) e tha të vërtetën miku im.
Goma: ende më urren?
Lapsi: jo, më nuk urrej atë që i shlyen gabimet.
Goma: vërtetë unë nuk e shlyej të vërtetën dhe të saktën.
Lapsi: (i thotë gomës) unë të shoh që ti çdo ditë zvogëlohesh?
Goma: sepse unë sakrifikoj një pjesë të vetes sime sa herë që shlyej një gabim.
Lapsi: (i pikëlluar thotë) po gjithashtu edhe unë po zvogëlohem!
Goma: (e ngushëllon) ne nuk kemi mundësi ti bëjmë dobi të tjerëve nëse nuk sakrifikojmë.
Lapsi: (i gëzuar shprehet) sa i madh që je dhe sa fjalë të bukura ke thënë!
Lapsi dhe goma që të dy u gëzuan dhe jetuan si dy miq të vërtetë, të pandashëm.
Të nderuar!
Pse nuk i themi “faleminderit”, Allahu të shpërbleftë atij i cili na përmirëson gabimet dhe na udhëzon në rrugë të mbarë?!