Fabrika e sapuneve
Fabrika e prodhimit të sapunëve, u përball me një problem madhor, gjë e cila cenonte emrin e saj dhe e ekspozonte para humbjeve të mëdha. Për shkak të shpejtësisë së makinës paketuese të sapunëve, disa prej letrave që mbështjellin sapunin, paketoheshin bosh, pa sapunë brenda.Administratori i fabrikës solli ekspertë të kësaj fushe për ti gjetur një zgjidhje problemit dhe ata i sugjeruan si zgjidhje të vetme: Të blejë një makinë me rreze lazer, e cila vendoset sipër linjës së prodhimit dhe identifikon kutitë boshe. Kostoja e kësaj makine ishte 200 mijë dollarë.
Sigurisht që kjo ishte një shumë tepër e madhe, por nuk kishte asnjë zgjidhje tjetër. Pak para se të firmosë kërkesën për blerjen e makinës, administratori ishte ulur i zemëruar në tavolinën e tij. Ndërkohë, i shkon një nga punonjësit e fabrikës dhe i thotë:”Zotëri! Ju nuk keni nevojë të blini një pajisje 200 mijë dollarë për identifikimin e kutive boshe. Do të mjaftonin 100 dollarë dhe unë do i jap zgjidhje këtij problemi.
Administratori u çudit nga këto fjalë të atij punëtori të thjeshtë, prandaj dhe i habitur e pyeti:”E si do e bësh këtë?”
Punëtori i tha:”Ma lër mua në dorë dhe do të shohësh.”
Të nesërmen, punëtori kishte sjellë një ventilator të madh dhe e kishte vënë përbri linjës së prodhimit. Nga presioni i ajrit, kutitë boshe të sapunit, binin përtokë, sakaq ato të tjerat vazhdonin linjën.