Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Të jesh perfeksionist

Një burrë vizitoi një tempull në ndërtim e sipër. Brenda tempullit, gjendej një skulptor i cili po merrej me një statujë të re. Teksa ndiqte me kureshtje punën e skulptorit, burrit i zunë sytë një statujë tjetër të ngjashme me atë me të cilën merrej skulptori. I çuditur ai iu afrua dhe e pyeti:”Më falni, por, përse keni bërë dy statuja të ngjashme?”

Skulptori, pa e ngritur kokën iu përgjigj:”Vvetëm njëra na nevojitet, kurse tjetra është e dëmtuar.”

Burri iu afrua statujës tjetër dhe filloi ta hetojë nga afër, pa e lokalizuar dot vendin ku ishte dëmtuar. Gjithë habi e pyeti skulptorin:”Unë nuk po shoh asnjë dëmtim.”

”Është një gërvishtje mbi hundën e statujës.” Iu përgjigj skulptori, pa e ndërprerë punën.

Pyetja e radhës e këtij burri ishte:”Më falni, po ku do ta vendosni këtë statujë?”

Skulptori iu përgjigj:”Do të vendoset mbi një kolonë dhjetë metra të gjatë.”

“Nëse do të vendoset në një lartësi kaq të madhe, kush do e shohë që statuja ka një gërvishtje kaq të vogël?!” e pyeti burri.

Skulptori, e ndërpreu punën, e shikoi në sy dhe duke i buzëqeshur iu përgjigj:”Unë.”

Morali:”Perfeksionizmi qëndron tek ne, jo tek të tjerët. Perfeksionist është ai që nuk pret lëvdatat e njerëzve, por ai që fokusohet tek cilësia e produktit të tij.”

 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free