Gomari nen lekuren e luanit
Një ditë gomari hyn nën lëkurën e luanit dhe niset t’i frikëson kafshët tjera.
Rrugës e takon dhelprën dhe provon ta frikësoj, por dhelpra pa u trembur fare i tha: “Miku im, ndoshta do të isha frikësuar po mos ta dëgjoja pëllitjen tënde.”
Mesazhi i këtij tregimi: Të marrët fshihen prapa rrobave të dikujt tjetër, e më pas zbulohen, për shkak të llomotitjeve të tepruara.
Thjesht, përpiqu të jesh ai që je, mos flit gjëra që nuk të përkasin dhe nuk përfaqësojnë karakter tënd. Mos e kopjo personazhin që nuk të përshtatet.