Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Lëshoje litarin

Ai ishte alpinist i aftë dhe këtë sport e kishte hobi. Një herë vendosi të ngjisë majën më të lartë në botë dhe më të rrezikshmen. Pasi u përgatit për këtë mision të vështirë dhe plot surpriza, ia nisi punës. Me vete kishte marrë të gjitha pajisjet e nevojshme për realizimin e ëndrrës. Orët kalonin shpejt dhe pa e ndjerë e pa veten në errësirë. Tashmë sapo kishte kaluar gjysmën
e rrugës që i duhej për në majë. Kthimi ishte më i vështirë se vazhdimi i ngjitjes, prandaj vazhdoi me vendosmëri rrugën. Errësira ia kufizonte në maksimum shikimin, kurse i ftohti ia mpinte gishtat. Megjithatë, ai vazhdonte rrugën e tij në ngjitje të malit.
Pas disa orësh tejet të lodhshme dhe pak para se të mbërrijë në majë, alpinisti e humb ekuilibrin dhe fillon një rënie të lirë. Si kishin mbetur veçse disa minuta për ta përmbushur ëndrrën e tij. Herë përplasej pas shkëmbijsh dhe herë binte rënie të lirë. Në një moment, ai sikur e përmbledh veten dhe kapet fort pas litarit. Për fat pas disa shkëputje të litarit nga ganxhat e kapura në shkëmbinj, tek njëra prej tyre ndërpritet rënia e tij. Mesa duket, ai e kishte shtrënguar mirë ganxhën. Ai lëkundej në ajër dhe këmbët nuk i ceknin askund. Duart i kishte plot gjak, por ishin të vendosura të mos e lëshonin atë litar, tek i cili varej jeta e tij. Ai mori frymë thellë sikur ti ishte kthyer shpirti. Teksa kërkonte qoftë dhe një fije shprese, ai thërret me sa fuqi kishte:”O Zoti im, më ndihmo!”
Qetësinë e deriatëhershme, e theu një zë që iu duk se i erdhi nga koka e tij:”E çfarë do prej Zotit tënd?!”
Alpinisti iu përgjigj gjithë entuziazëm:”Më shpëto o Zot!”
Zëri e pyeti sërish:”Po, a beson se Zoti është në gjendje të të shpëtojë?”
Alpinisti u përgjigj menjëherë:”Sigurisht, sigurisht. E kush tjetër përveç Zotit mund të më bëjë derman në këto çaste?!”
Zëri i tha:”Atëherë lëshoje litarin për të cilit je kapur!”
Pas një momenti hezitimi, alpinisti u shtrëngua dhe më fort pas litarit.
Një ditë më vonë, grupi i shpëtimit gjen kufomën e një personi të ngrirë nga i ftohti, i kapur pas një litari, vetëm një metër mbi sipërfaqen e tokës.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free