Ndoshta
Ai arriti të fitojë çmimin e parë të një konkursi, i cii përbëhej nga një makinë e shtrenjtë luksi. Familja dhe miqtë e tij vajtën t’ia urojnë makinën. Të gjithë teksa e shihnin atë makinë luksi i thoshin:”Uau, është makinë shumë e bukur dhe e rehatshme. Sa me fat paske qenë!”
Ai u buzëqeshte dhe u përgjigjej:”Ndoshta!”
Të gjithë habiteshin nga ajo përgjigje e thatë. U dukej sikur nuk ishte i gëzuar. E kush nuk do të gëzohej me atë dhuratë që i kishte rënë nga qielli.
Pasi e kishte shijuar makinën për disa javë, një ditë, teksa po kalonte kryqëzimin, vjen një i dehur dhe e perplas makinën e tij për makinës së fituar në konkurs. Makina u dëmtua shumë, kurse ai vetë përfundoi në spital me dy këmbët e thyera dhe me plagë në gjithë trupin.
Të gjithë familjarët por dhe miqtë u turrën drejt spitalit për ta vizituar dhe për tu siguruar për shëndetin e tij. Pasi ishte përmendur, ata i shprehën keqardhjen për aksidentin, për dëmtimet në shëndet por dhe për humbjen e makinës. “Ç’qe ky fat i keq kështu për ty!” i tha njëri nga miqtë.
Me shumë sforco ai u buzëqeshi përsëri dhe i tha me gjysmë zëri:”Ndoshta!”
Në atë kohë, ndodh një tërmet me qendër tek shtëpia e tij, e cila u përpi nga deti. Kur dëgjuan familjarët nga spitali se çfarë i kishte ngjarë shtëpisë së tyre, fluturuan nga gëzimi dhe i thanë:”Uau çfarë fati! Ajo që e mendonim ne fatkeqësi, paska qenë mirësi, pasi shpëtuam nga tërmeti!”
Ai u buzëqeshi dhe u tha:”Ndoshta!”
Në shumë ngjarje të jetës, mendja jonë nuk i percepton ndodhi që shpesh herë na trondisin. Ne mbetimi të shtanguar nga fatkeqësia e madhe, pa ditur si ta interpretojmë atë. Fjala kozmos, në origjinë do të thotë rregull dhe sistem. Dikur, ne kemi qenë grimca në qiell brenda këtij kozmosi, rregulli. Fakti që është rregull dhe sistem hedh poshtë interpretimin tonë si ngjarje e rastësishme. Ai është një rregull dhe sistem i padëshifrueshëm nga mendja jonë, e cila rrallë herë mund ti dëshifrojë disa mesazhe, fatkeqësisht të pakët.