Kur ti mbledhesh,,,cmimi i dashurise sime eshte...
Nëna po përgatiste darkën në kuzhinë, kur papritmas erdhi djali i saj me një letër në dorë. Djali në këtë letër kishte shkruar kështu:Për prerjen e barit: 5.00 euro Për pastrimin e dhomës në këtë javë: 1.00 euro Për shkuarjen në dyqan për ty: 0.50 euro Kujdesja për vëllaun tim të vogël derisa ishit jashtë shtëpisë 0.25 euro Hudhja e mbeturinave: 1.00 euro Marrja e informacioneve: 5.00 euro Mbledhja dhe pastrimi i oborrit me grabujë: 2.00 euro Gjithësej: 14.75 euro
Hmm… Nëna e tij e dëgjonte djalin e saj me vëmendje. Me shumë vëmendje besa!! Në atë çast, djali e pa nënën e tij duke menduar!? Pastaj, ajo (nëna) mori një laps, e ktheu fletën në anën e kundërt dhe shkroi:
Për nëntë muaj unë të mbajta ty derisa rriteshe brenda meje: Asnjë euro!!! Për të gjitha netët që qëndrova me ty, të mjekova dhe u luta për ty. Asnjë euro!!! Për të gjitha mundimet dhe lotët që ke shkaktuar gjatë viteve. Asnjë euro!!! Për të gjitha netët që ishin plot frikë dhe brengat për të cilat e dija se do të kalonin. Asnjë euro! Për lodrat, ushqimin, rrobat e madje edhe fshirja e hundës tënde: Asnjë euro!!!
Biri im! Kur t’i mbledhësh, çmimi i dashurisë sime është: Asnjë euro!!! Me të përfunduar leximin, në sytë e djalit shpërtheu një vullkan lotësh dhe iu drejtua nënës së tij: “Nënë, unë të dua ty”.