Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Kush e poshtëroi dhe ngriti femrën

Islami me ardhjen e tij qysh në orën e parë të misionit të Tij filloi luftën kundër robërimit të femrës Falënderimi dhe Adhurimi i takon Vetëm Allahut, Krijuesit dhe Furnizuesit të Njerëzimit, kurse paqja, mëshira, begatitë dhe urtësitë qofshin mbi të Dërguarin e Tij të nderuar Muhamed Mustafan [alejhis-selam], mbi familjen e Tij të ndershme, mbi shokët e Tij besnik dhe mbi çdo njërin i cili me sinqeritet e pason traditën e Tij deri në Ditën e Gjykimit që zgjatë 50 000 vite. Falënderimi i takon Allahut që zbriti Islamin në mbarë tokën që të sjellë paqe, dashuri, harmoni, drejtësi, mirëkuptim dhe zhvillim. Allahu i Plotëfuqishëm zbriti Islamin si program të pajisur me vlera të larta, me vlera që mbarë Bota ia ka lakmi, me vlera në të cilat ngritet personaliteti i njeriut, me vlera që ngriti dhe priveligjoi femrën me mënyrat e Tij të përsosura që asnjë sistem juridik joislam në Botë nuk i posedon. Allahu i Lartësuar zbriti Islamin që ta nxjerr mbarë Njerëzimin prej errësirave të pabesimit në Krijues, prej errësirave të injorancës, prej errësirave të padrejtësisë, prej errësirave të amoralitetit, prej errësirave të shkeljeve të të drejtave të njeriut, e më konkretisht të të drejtave të femrës. Islami me ardhjen e tij qysh në orën e parë të misionit të Tij filloi luftën kundër robërimit të femrës, kundër shkeljeve të të drejtave të saj, kundër asimilimit që ishte prezente në gjininë femërore në atë kohë dhe kundër poshtërimit [jongritjes autoritative] të saj që bëhej në kohën e injorancës. Para zbritjes së Islamit injorantët nga padituria se femra gëzon të drejtat e saj për jetë dhe zhvillim dhe se prej saj pritet që Bota të ia sheh hairin, nga padashuria e tyre për femrën, nga frika se mos po bëhet Ajo shkaktare në pakësimin e pasurisë, nga frika se mos femra do ti poshtëroj, Ata e varrosnin të gjallë dhe mburreshin me këtë krim që sot ka mbetë në kujtesën njerëzore i gjykuar si një ndër krimet më fatale dhe më ç'njerëzore që ka pa Bota në historinë e saj. Islami e gjykoi dhe e luftoi këtë krim çnjerëzor me të gjitha forcat hyjnore që posedonte. Islami i tha Jo mbytjes së femrës padrejtësisht, Jo shkeljes së të drejtave të saj, Jo asimilimit të saj, Jo robërimit të saj dhe Jo anashkalimit të saj nga shoqëria. Qështje tjetër me rëndësi dhe peshë të madhe shikuar nga pasqyra fatale që pësoi Bota nga injorantët në bagazhin e femrës që meriton të jetë i lulëzuar, është mohimi i të drejtës së saj në trashëgimi. Pra para Islamit femra nuk kishte të drejtë në trashëgimi, vdiste Baba dhe pasuria që Ai linte i takonte vetëm mashkujve ndërsa gjinisë femërore që posedon meritë të madhe këtu iu mohohej një e drejtë e tillë dhe kështu femra mbetej e shtypur, e diskriminuar, e anashkaluar nga të drejtat e saj. Mirpo me zbritjen e Islamit, një gjë e tillë u luftua me masa të forta dhe e ktheu këtë errësirë në dritë duke e bërë çdo femër meritore në trashëgimi. Libri i Allahut të Madhëruar Kur'ani posedon mbi 6000 ajete [fjalë të Allahut të zbritura para 14 shekujsh], të cilat meritojnë që secili ajet nga këto mbi 6000 ajete të ketë Universitet në vete që të studjohet në hollësi dhe që Bota të njihet me mrekullitë që posedon çdo fjalë e Krijuesit e thënë në Kur'an. Në këto mbi 6000 ajete, 444 ajete flasin për sistemin jetik të femrës. Në këto 444 ajete luftohet robërimi, padrejtësia, asimilimi, shkelja e të drejtave dhe nxitja për në amoralitet dhe poshtërim që posedonte femra para Islamit. Në këto 444 ajete femra thirret që të jetojë, të arsimohet, të punojë dhe gjallëroj në sferat që i përshtaten asaj. Islami në këto 444 ajete femrën e priveligjon me merita dhe nderime që asnjë fe tjetër nuk e priveligjon. Islami në këto 444 ajete e kap për dore femrën duke e nxjerr nga duart e injorantëve dhe diskriminelëve me qëllim që ta dërgon në fushën e lirisë, drejtësisë, arsimit, punës, zhvillimit dhe shumë meritave që burimin e kanë nga Drejtësia Absolute dhe Mëshira e pakufishme e Krijuesit të Gjithësisë [subhanehu ue teala]. Sot Bota është zhytur shumë në fushën e kalbur të amoralitetit [prostitucionit]. Sot Bota mendjelehte po synon ngritjen dhe zhvillimin e saj me pasimin e epsheve të drejtuara në vend të gabuar. Por jo Vallahi, përderisa punojnë me ligjet e tyre të dobëta, me ligjet e tyre që përmbajnë vetëm interes dhe jo pikësynim për krijim të një shoqërie të unitetshme, kurrë nuk kanë me arritë zhvillimin e saj të shëndosh. Bota joislame e ka marrë femrën që ta shfrytëzoj me pasimin e epsheve drejtuar vendit të gabuar të saj. Islami ka ndaluar Amoralitetin që sot Bota joislame e sheh si alternativë për pasimin e epsheve, mirpo Islami e ka lejuar Martesën që Bota islame e sheh si të vetmen alternativë dhe rrugë në kontribimin e ngritjes së nderit dhe largimit të femrës nga bërllogu i prostitucionit. Pra femrën e poshtëroi, e ç'nderoi, e ç'njerëzoi, e shkeli Bota joislame, më konkretisht sistemet juridike joislame qofshin ato evropiane apo edhe më gjerë. Islami është kundër kësaj, Ai me misionin e tij të krijimit të paqes dhe tolerancës mes popujve dhe gjinive deri në Ditën e Fundit të kësaj Bote do ta luftojë diskriminalitetin ndaj femrës, do ta nxjerr nga errësirat në dritë, nga asimilimi në arsimim, nga dhuna në nderim dhe ngritje autoritative dhe morale që askush nuk ka fuqi një gjë të tillë ta bëjë pos sistemit sheriatik të Islamit. Pra femra gëzon të drejtat e saj qysh me ardhjen e Islamit, pa iu cenuar asgjë nga merita që posedon dhe së fundi falënderojmë Allahun që nga mëshira dhe dashuria e Tij për njerëzimin zbriti Islamin që përmes Tij ta luftojë poshtërimin dhe padrejtësinë që posedoi femra para ardhjes së Tij dhe ta ngrisë e ta nderoi me grada dhe merita të larta.


 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free