Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Martesa

Gruaja jote është e gjithë bota për ty


Kur martohesh, nuk merr vetëm grua, por e merr gjithë botën. Prej këtij momenti e tutje, ajo çdo ditë do të jetë partneri yt, shoqëruesi yt dhe shoku yt më i ngushtë.

Ajo do të ndajë momentet me ty, do të ndajë ditët, lotët. Ajo do të ndajë kënaqësinë dhe dëshprimin me ty, sukseset dhe dështimet, ëndërrat dhe frikat. Kur të sëmuresh ajo do të kujdeset më së miri për ty, kur të duhet ndihmë, ajo do të bëjë çmos për ty.

Kur të kesh ndonjë sekret, ajo do ta ruajë; kur të duhet këshillë, ajo do ta jep këshillën më të mirë. Ajo çdoherë do të jetë me ty: kur të ngrihesh në mëngjes, gjënë e parë që sytë e shofin është ajo; gjatë ditës ajo do të jetë me ty, nëse për ndonjë moment ajo nuk është me ty fizikisht, ajo do të mendojë për ty, duke u lutur për ty me gjithë zemër, mendje dhe shpirt; kur bie të flesh natën, gjënë e fundit që sytë e tu e shofin është ajo; dhe kur je duke fletur e shef atë edhe në ëndërr. Thënë shkurt, ajo do të jetë e gjithë bota për ty, njëjtë siç je ti e gjithë bota për të.

Përshkrimin më të mirë që deri tani e kam lexuar ku përshkruhet afërsia ndërmjet bashkëshortëve është ky ajet Kur’anor, që thotë: “…ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato…” (El-Bekare: 187)

Vërtetë, bashkëshortët janë si prehje (mbulesë/mbulim) për njëri-tjetrin për shkak se ata njëri-tjetrit i ofrojnë mbrojtje, komfor, mbulesë, përkrahje dhe ëmbëlsi që prehja/mbulimi ua ofron njerëzve. Paramendoni një udhëtim nëpër Alaskën e ftoftë të pa mbuluar! Bashkëshortet tona na ofrojnë të njëjtën shkallë të komforit, mbrojtjes, mbulesës, dhe përkrahjes në udhëtimin e jetës në këtë botë, njëjtë sikurse mbulimi gjatë udhëtimit nëpër Alaskë.

Marrëdhëniet ndërmjet dy bashkëshortëve janë më interesantet nga të gjitha marrëdhëniet njerëzore: sasia e dashurisë dhe ngrohtësisë, intimja dhe afërsia, mëshira dhe ngushëllimi, paqa dhe qetësia që mbush zemrat e bashkëshortëve është thjesht e papërshkrueshme. Sqarimi i vetëm racional për këto ndjenja më interesante nga të gjitha ndjenjat njerëzore është se: ky është një akt i Allahut, subhanehu ve te’ala: “All-llahu krijoi për ju bashkëshorte nga vetë lloji juaj…” (Nahl: 72)

Vetëm Allahu jonë i Gjithfuqishëm, subhanehu ve te’ala, me Fuqinë e tij të Pakufishme, Mëshirën e Pafund, dhe Mençurinë e Madhe mund t’i krijojë dhe t’i vendosë këto ndjenja të çuditshme dhe të paprekshme në zemrat e bashkëshortëve. Në fjalë, Allahu, subhanehu ve te’ala, i rikujton ata që i kërkojnë shenjat e Tij në gjithësi, se këto ndjenja në zemrat e bashkëshortëve janë ndërmjet shenjave që duhet t’i udhëzojnë njerëzit për ekzistimin e Tij, siç thotë në Kur’an: “Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë” (Rum: 21)

Mirëpo, Allahu, subhanehu ve te’ala, e din se zemra njeriut nuk është një send i ngurtë, ajo ndonjëherë është e dobët, e ndonjëherë është dinamike. Ndjenjat ndryshojnë me kohë. Dashuria mund të dobësohet dhe vyshket. Lidhja martesore mund të dobësohet nëse nuk i kushtohet kujdesi i duhur.

Lumturia në martesë nuk mund duhet të merret falas; lumturia e vazhdueshme kërkon dhënie të vazhdueshme nga të dyja palët. Që druri i dashurisë martesore të mbahet gjallë dhe të rritet, toka, dheu duhet të mbahet, mirëmbahet, ujitet dhe t’i kushtohet kujdes.

Mos harro se i Dërguari jonë, Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka gjetur kohë të shkojë në shkretëtirë dhe të garojë më bashkëshorten e tij, Aishen. Ajo në fillim e ka fituar atë, mirëpo më vonë, pasi kishte shtuar pak në peshë, ai kishte filluar ta fitojë atë.

Mos harro se do të shpërblehesh nga Allahu, subhanehu ve te’ala, për çfarëdo emocioni që ia tregon bashkëshortes tënde. Për këtë Muhamedi, sal-lalhu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “…madje edhe ushqimin që e vendos në gojën e gruas së tënde është sadaka..”.

Asnjëherë mos e nënçmo rëndësinë e gjërave që, në shikim, duken të vogla, siç është vendosja e ushqimit në gojën e bashkëshortes, hapja e derës së veturës, etj. Mos harro se Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, zakonisht ka zgjatur këmbën (gjunin) për t’i ndihmuar gruas së tij të hyp në deve.

Përpiqu të gjesh kohë që të dy të faleni së bashku. Përforcimi i lidhjes ndërmjet juve dhe Allahut, subhanehu ve te’ala, është garanca më e mirë se lidhja juaj martesore çdoherë do të jetë e fortë. Paqja dhe rahatia me Allahun, subhanehu ve te’ala, çdoherë do të rezultojë me paqe dhe rahati në shtëpi.

Mos harro se Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, i ka lavdëruar çiftet bashkëshortore që janë zgjuar për të falur namaz nate së bashku. Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, madje edhe ka nxitur atë që zgjohet më herët të zgjojë bashkëshortin/bashkëshorten edhe nëse është e nevojshme, duke ia lagur ftyrën me ujë.

?doherë mundohu të jesh sa më i mirë me gruan në fjalë dhe në vepra. Fol me të, buzëqeshi, kërko këshillën e saj, kërko mendimin e saj, kalo kohë të mirë me të dhe mos harro se Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “më të mirët prej jush janë ata që janë më të mirë me gratë e tyre”.

Dhe më në fund, është e zakonshme që bashkëshortët pohojnë se i duan dhe i nderojnë bashkëshortët e tyre deri në vdekje. Besoj se ky pohim është i mirë, madje i shkëlqyeshëm, mirëpo nuk mjafton vetëm kjo! Nuk mjafton vetëm ta duash gruan. Duhet të duash atë që ajo e do. Familjen e saj, të afërmit e saj duhet të bëhen edhe të afërmit e tu. Mos u bë si një mik i imi i cili ishte dëshpruar se prindërit e bashkëshortes do t’i vinin mysafirë për disa javë. Ai drejt dhe thjesht i kishte thënë bashkëshortes “Nuk i dua prindërit e tu”. Natyrisht, ajo me mllef e ka shikuar drejt në sy dhe i ka thënë “As unë nuk i dua prindërit e tu”…

Poashtu, nuk mjafton ta duash atë deri në vdekje. Dashuria nuk duhet të përfundojë asnjëherë dhe ne besojmë se ka jetë pas vdekjes ku ata që kanë bërë vepra të mira në këtë botë do të bashkohen me bashkëshortët (Sureja Al-Zukhruf: 70)…

Shembulli më i mirë në këtë kuptim është Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, dashuria e të cilit për Hatixhen, bashkëshorten e tij për 25 vjet është zgjëruar dhe ka përfshirë të gjithë ata që ajo i ka dashur, dhe ka vazhduar edhe pas vdekjes së saj. Kishin kaluar shumë vjet nga vdekja e saj dhe ai asnjëherë nuk e harroi atë, dhe çdoherë që priteshte ndonjë edh (kurban) në shtëpinë e tij, ai do të dërgontë një pjesë familjes së Hatixhes, radijallahu anha…


 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free