Vlera e Botes vetem sa nje gote uje
Vlera e botes vetem sa nje gote uje !Prijesi Harun Rashidi shkonte shpesh te vizitonte te madhin Shakik Behli dhe kerkonte prej tij keshilla dhe te lutej per te. Nje here Shakik Belhi i tha :
-Mendo sikur ke mbetur ne mes te shkretetires dhe po vdes nga etja. Nje gote uje mund te te shpetoje jeten. Prane teje vjen nje njeri qe shet uje. Sa e blen nje gote uje?
-I jap cfare te me kerkoje...
-Edhe nese te kerkon gjysmen e pasurise?
-Patjeter qe ia jap.
-Mendo tani sikur do t'a nxjerresh jashte ujin qe pive,por nuk urinon dot. Je duke plasur. Ne kete moment vjen nje person e te thote :
"Une mund te te shpetoj nga kjo gjendje por ne kembim dua gjysmen e pasurise tende !". Cfare ben ti?
-Per te shpetuar nga ky mundim ia jap te gjithe pasurine qe kam. ,mjafton te me ktheje shendetin.
-Pra,mos i beso kurre pasurise e cila nuk vlen as sa nje gote uji qe hyn dhe del prej teje !Mos iu mburr askujt me te !